HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

FIFA lejon Kosoven per ndeshjet miqesore

Historike! Qeveria e futbollit botëror i hapi driten jeshile Kombetares se dyte shqiptare

  • 2 komente
FIFA lejon Kosoven per ndeshjet miqesore



Bac’u kry edhe kjo pune!

FIFA  i dha dritën jeshile futbollit kosovar për të konkurruar në arenën ndërkombëtare.

Qeveria e futbollit botëror, e kryesuar nga njeriu më i plotfuqishëm i “globit të topkëmbëss”, zvicerani Jozef Blater, mori vendimin historik për të lejuar Kosovën të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare. 

Vendimi u vulos në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, të mbajtur në Budapest.

Kosova hodhi një hap më tej drejt anëtarësimit të plotë në FIFA, pas pritjes katërvjeçare për ta bërë atë përmes UEFA-s, me këtë të fundit që kishte ndjekur një politikë të përhershme kundërshtuese.

Presidenti Blater: “Të gjitha vendet e tjera që ishin pjesë e ish-Jugosllavisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të gjithë u bënë të pavarura dhe luajnë brenda FIFA-s dhe UEFA-s, dhe e fundit që u largua ishte Kosova”.


“Kosova ka një futboll të organizuar, kështu që unë mendoj se është një gjest logjik dhe solidariteti, dhe ky vendim i marrë nga FIFA do të përshpejtojë anëtarësimin e plotë”, - shtoi zvicerani Blater, që e drejton FIFA-n nga viti 1998 dhe është në mandatin e tij të katërt.

“Ishte Blater, që ia kërkoi Komitetit Ekzekutivdhe vetëm një konfederatë e kundërshtoi atë”, - tha sekretari i FIFA-s, Zherom Vakle për agjencinë “The Associated Press”.


Fadil Vokri, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, tha për “Reuters”: “Ne e kishim pritur këtë ditë për shumë vite dhe e drejta për të organizuar ndeshje miqësore do t’i japë një shtytje të re federatës sonë dhe futbollit tonë. Ky është hapi i fundit përpara se në të jemi një anëtar me të drejta të plota”.

Sekretari i FIFA-s, Zherom Vakle deklaroi: “Nuk është njohja e Kosovës si një vend, por është njohja e futbollit në një vend”.

Aktualisht, Kosova njihet nga 90 shtete në botë, ndërkohë që FIFA aderojnë 208 shtete. “Midis 90 vendeve që njohin Kosovën janë Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian”, - tha Blater.

Vakle, ndihmësi më afërt i Blaterit, tha për mediat ndërkombëtare: “Ne vendosëm që futbolli kosovar të marrë besueshmëri sepse ata ishin shumë të shqetësuar se lojtarët e tyre po luajnë çdo ditë e më shumë në shtete tjera”.

Tani Kombëtarja e Kosovës, e drejtuar nga Albert Bunjaki është e lirë të luajë kundër çdo vendi, ashtu siç mund ta bëjnë edhe klubet kosovare.

Në fakt, në gusht të vitit 2002, Shqipëria ka zhvilluar një miqësore simbolike me përfaqësuesen e Kosovës, të fituar 1-0, kur trajner ishte Zhuzepe Dosena. Në 17 shkurt të vitit 2011, Kombëtarja me Josip Kuzhen në bankinë fitoi 3-2 në Prishtinë.

Në votimin për aprovimin e këtij vendimi, nga 24 persona të pranishëm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, tetë prej tyre, përfaqësuesit e UEFA-s votuan kundër, duke mos e arritur shumicën e kërkuar për ndalimin e ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.



Mediat bënë të ditur se, ndeshja e parë miqësore e Kosovës - të njohur nga FIFA - , pritet të jetë ajo kundër Turqisë, një vend që ka dhënë një kontribut të çmuar në këtë arritje historike.




Kombëtarja e Shqipërisë numëron një numër të madh lojtarësh kosovarë në gjirin e saj, përfshirë ish-kapitenit Besnik Hasi dhe kapitenin aktual, Lorik Cana.

Dy prurjet më të fundit në Kombëtaren shqiptare janë portieri Ertrit Berisha dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj.

Lojtari i parë kosovar që ka veshur fanellën e ekipit kombëtar shqiptar është Besnik Hasi, ndërsa më pas me kuqezinjtë kanë luajtur Arjan Beqaj, Lorik Cana, Mehmet Dragusha, Armend Dallku, Debatik Curri, Bekim Kastrati, Besart Berisha, Samir Ujkani.

Gjithsesi, duke vazhduar avazin e vjetër të bllokimit të, Federatë Serbe e Futbollit, protestoi ashpër ndaj vendimit të FIFA-s, që sipas saj u morr pa konsultimin me Mishel Platinë.




#1 Donald22/05/2012 12:47 Pergjigjuni

Urime Kosove :) !!!!!

#2 Albania Sport22/05/2012 12:08 Pergjigjuni

Urime Kosoves! Urime per suksesin historik!

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.