HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Atletiko Madrid, kampionia e Europa League

Madrilenet triumfuan 3-0 ndaj ekipit tjetër spanjoll, Atletik Bilbao

  • 0 komente
Atletiko Madrid, kampionia e Europa League





Për të ditur më shumë

Atletiko Madrid është “mbreti” i vogël i Europës, pas triumfit 3-0 ndaj ekipit tjetër spanjoll, Atletik Bilbao, në finalen e Ligës së Europës, të luajtur në Bukuresht.

Për madrilenët ky është titulli i dytë kampion në këtë kompeticion, pas atij të vitit 2010.

Dy golat fitues kanë të njëjtin autor, Radamel Falkaon në minutat 7’ dhe 34’, në të parin, të asistuar nga braziliani Diego, dhe në të dytin nga turku Arda Turan, ndërsa i treti u realizua nga Diego (85’).

Kolumbiani i Atletikos së Madridit, Falkao, u ngjit në kuotën e 12 golave në këtë sezon, duke fituar edhe “Këpucën e Artë’, ndërkohë që sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola me fanellën e Portos.

Një sukses i madh për trajnerin Diego Simeone që mund ish-trajnerin e tij, Marselo Bielsa, dhe që bëhet kështu tekniku i katërt argjentinas që fiton një trofe të madh të UEFA-s, së bashku edhe Luis Kaniljan që ka fituar me Realin (1958 dhe 1959), Helenio Herrerën me Inter (1964 dhe 1965) dhe Alfredo Di Stefanon me Valencian (1980).

Simeone u bë njeriu i tretë që mund ta fitojë kompeticionin si lojtar dhe trajner. Më parë e kishin realizuar Dino Zof (1977 dhe 1977) dhe Hub Stevens (1978 dhe 1997).


Fituesi i Ligës së Europës shpërblehet nga UEFA me 3 milionë euro, ndërsa finalisti humbës me 2 milionë euro.

Finalja Atletiko Madrid-Atletiko Bilbao ishte e nënta në Kupën e UEFA dhe Ligën e Europës që u zhvillua midis dy ekipeve nga e njëjta federatë.

Liga e Europës, që dikur quhej Kupa UEFA, është një kompeticion vjetor i organizuar nga UEFA, qysh nga viti 1971. Është kompeticioni i dytë më prestigjioz europian për klube, pas Ligës së Kampioneve.


Trofeu i Ligës së Europës është fituar nga 26 klube të ndryshme, 11 prej të cilave e kanë fituar më shumë se një herë. Klubet më të suksesshme janë Juventusi, Interi dhe Liverpuli, të cilat e kanë fituar atë nga tri herë secila.

Sipas rregullit, një klubi mund të mbajë trofeun origjinal, vetëm nëse e fiton atë tri herë rresht apo pesë herë në total.

Trofeu është dizenjuar dhe prodhuar nga argjendaria Bertoni në vitin 1972. Peshon 15 kg dhe është argjend.
LIBRI I ARTE

1972 Totenehem
1973 Liverpul
1974 Fejenord
1975 Borusia Mënshëngladbah
1976 Liverpul
1977 Juventus
1978 Anderlehet
1979 Borusia Mënshëngladbah
1980 Eintracht Frankfurt
1981 Ipsuiç Toun
1982 Goteborg
1983 Anderleht
1984 Totenhem
1985 Real Madrid
1986 Real Madrid
1987 Goteborg
1988 Bajer Leverkuzen
1989 Napoli
1990 Juventus
1991 Inter
1992 Ajaks
1993 Juventus
1994 Inter
1995 Parma
1996 Bajern Munih
1997 Shalke 04
1998 Inter
1999 Parma
2000 Galatasaraj
2001 Liverpul
2002 Fejenord
2003 Porto
2004 Valencia
2005 CSKA Moskë
2006 Sevilja
2007 Sevilja
2008 Zenit St. Petersburg
2009 Shakhtar Donetsk
2010 Atletiko Madrid
2011 Porto
2010 Atletiko Madrid


Sipas vendeve
Italia 9
Spanja 8
Gjermania 6
Anglia 6
Hoolanda 4
Portugalia 2
Suedia 2
Rusia 2
Belgjika 1
Turqia 1
Ukriana 1





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.