Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 65-të, në vend të Paolo Grosit dhe realizoi në minutën e 83-të, golin e 2-1, duke i dhënë shpresa skuadrës së tij për një barazim të mundshëm, përpara se Milani të realizonte dy gola të tjerë të vonshëm.
Sulmuesi shqiptar e festoi në mënyrën më të bukur 35-vjetorin, pasi goli i mungonte Bodganit qysh nga 11 marsi, kur shënoi në fitoren 2-0 ndaj ish-skuadrës së tij, Çezenës.
Matias Destro ndërmori një aksion nga e majta e sulmit të Sienës, duke lëshuar një top drejt të zonës së vogël, dhe Erjon Bogdani mposhti portierin e Milanit, Kristian Abiati, i cili në një farë mënyre ishte dhe njeriu që i “dha asistin” shqiptarit. Ky ishte goli i katërt sezonal i Bogdanit me fanellën e Sienës, pas atyre kundër Çezenës, Kaljarit dhe Palermos. Përsa i përket ndeshjes, për Milanin shënoi dy gola Zlatan Ibrahimoviç, dhe nga një gol dy Antoniot, Kasano dhe Noçerino.
Bogdani u vlerësua me notën më të mirë për ekipin e tij. Portali Datasport.it i dha notën 6, duke e argumentuar: “I duhet njohur merita, pasi u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur (për golin). Në pjesën e tjetër të lojës ishte paksa i ngadalshëm në lëvizje”.
Ky nuk është goli i parë, që Bogdani i shënon Milanit, pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe sezonin e kaluar, kur u shënoi kuqezinjve, në atë fitore të bujshme 2-0, më 11 shtator 2010, kur luante në radhët e Çezenës.
Po sezonin e kaluar, Bogdani i shënoi një tjetër gjiganti të futbollit italian, Interit, në atë humbje 3-2, të Çezenës (19 janar 2011).
Në listën e golave të “Er-Bomber” nuk mungon edhe Juventusi, por kur Erjoni luante me fanellën e Livornos, në një humbje 1-3 me bardhezinjtë italianë, më 27 janar 2008. Vetëm në kampionatet e italiane, Seria A dhe B, pa përfshirë këtu golat në Kupën e Italisë, Bogdani ka shënuar në total 85 gola. Erjon Bogdani është gjithashtu, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, me 15 gola.
KATËR GOLAT SEZONALE
Siena-Milan 1-1
Çezena-Siena 0-2
Siena-Kaljari 3-0
Siena-Palermo 4-1
40 gola në Serinë A
Tashmë, Bogdani ka 40 gola në Serinë A, një shifër jubilare dhe po i afrohet ndoshta Riza Lushtës, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë shqiptar në kampionatin italian. Në total me gjashtë ekipet italiane me të cilat Bogdani ka luajtur, Rexhina, Salernitana, Verona, Kievo, Livorno dhe Siena ka shënuar në total 85 gola.
“Viktimat” e Bogut: Juve, Inter dhe Milan
Erjon Bogdani, tashmë 35-vjeçar, kur të varë “këpucët në gozhdë” ka përse të krenohet në karrierën e tij. Është i vetmi shqiptar që u ka shënuar tre gjigantëve italianë: Juventusit, Milanit dhe Interit. Kundër Milanit, përveç golit të djeshëm (në humbjen 4-1 të Sienës), ka shënuar dhe sezonin e kaluar ndaj kuqezinjve, në atë fitore të bujshme 2-0, më 11 shtator 2010, kur luante në radhët e Çezenës. Po sezonin e kaluar, Bogdani i shënoi një tjetër gjiganti të futbollit italian, Interit, në atë humbje 3-2, të Çezenës (19 janar 2011). Në listën e golave të “Er-Bomber” nuk mungon edhe Juventusi, por kur Erjoni luante me fanellën e Livornos, në një humbje 1-3 me bardhezinjtë italianë, më 27 janar 2008.




