HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Superliga, nga titulli te mbijetesa

Skenderbeu, Teuta dhe Tirana luftojne per titull. Dinamo, Apolonia dhe Pogradeci per mbijetese

  • 0 komente
Sezonin e kaluar (2010-2011), Skënderbeu rivalizoi fort me Flamurtarin, me vlonjatët që e kryesuan bindshëm kampionatin deri në javën e 27-të (edicioni kishte 33 javë), por me korçarët që e fituan titullin, duke e mbyllur edicionin me 7 pikë më shumë se kuqezinjtë, titullin e dytë kampion në histori pas atij të arritur në vitin 1933, pra 78 vjet më parë. 

Thuajse e njëjta histori u përsërit edhe këtë sezon: Teuta dhe Tirana kryesuan deri në javën e 19-të, ndërkohë që tani kryesues është Skënderbeu. Në javën e 23-të, Skënderbeu fitoi me Vllazninë (2-1) në Korçë, ndërkohë që Teuta dhe Tirana humbën respektivisht me Laçin (1-0) të vendit të 8-të dhe Dinamon e vendit të fundit. 

PËR TITULL

Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga përfundimi i sezonit 2011-2012, renditja e tri të parave: Skënderbeu, 50 pikë; Teuta, 49 dhe Tirana, 46. Pra të tria skuadrat kanë shanse teorike, pasi në lojë janë 9 pikë. 

Më e dizavantazhuar është Tirana. Në fakt, kampionatin e komandojnë korçarët, të cilët i kanë të gjitha shanset për të fituar titullin e tretë në historinë e tyre. 

Duke i parë tri ndeshjet e mbetura, Skënderbeu ka një ndeshje në shtëpi dhe dy në transfertë; Teuta ka dy ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje në transfertë, dhe, Tirana ka dy ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje në transfertë. Kalendari i ofron Skënderbeut këto takime: java 24, Bylis-Skënderbeu (në fazën e parë Skënderbeu-Bylis 3-2 ); java 25, Skënderbeu-Apolonia (në fazën e parë Apolonia-Skënderbeu 1-5) dhe në javën e 26-të, Pogradeci-Skënderbeu (në fazën e parë Pogradeci-Skënderbeu 0-3), duke qenë tani favoriti kryesor për të fituar titullin kampion. 

Teuta, me “vetëvrasjen” në Krujë ndaj Laçit, tani duhet të shpresojë të ndonjë hap tjetër fals i kampionë në fuqi, ashtu siç bënë në Vlorë me Flamurtarin, ku Skënderbeu humbi 1-0. 

Teuta do të përballet në tri javët e fundit me Kamzën (në Durrës. Faza e parë: Kamza-Teuta 1-2), Pogradecin (në Dyrrës. Faza e parë: Pogradeci-Kastrioti 1-2) dhe Kastriotin (në Krujë: Faza e parë: Teuta-Kastrioti 1-1). 

Në rast se Skënderbeu dhe Teuta e përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta, titullin e fitojnë durrsakët, për shkak të bilancit të takimeve direkte midis tyre: Teuta-Skënderbeu 0-0 (fazë e parë) dhe Skënderbeu-Teuta 0-1 (faza e dytë).  

LIGA E EUROPËS

Me Skënderbeun dhe Tiranën, që do të diskutojnë midis tyre finalen e Kupës së Shqipërisë, Teutën e shkëputur qartësisht nga vendi i katërt, që të çon në Europë, do të jenë Flamurtari dhe Kastrioti ato që do të diskutojnë midis tyre biletën e pjesëmarrjes në Ligën e Europës. Vlonjatët kanë 39 pikë, dy më shumë se Kastrioti (37). Në fakt, si Flamurtari, ashtu dhe Kastrioti jo të lehtë: Dinamo, Shkumbini dhe Laçi për vlonjatët; Laç, Kamza dhe Teuta për Kastriotin. Pra, me skuadra që ose luftojnë për mbijetesë, apo për të mos rënë nga kategoria, apo dhe për titullin kampion si në rastin Kastrioti-Teuta. 

PLEJAUT

Janë gjashtë skuadra që ose janë, ose rrezikojnë të bien në këtë zonë: Vllaznia, Bylisi, Laçi, Shkumbini, Tomori dhe Kamza. Nga e para, Vllaznia (30 pikë) dhe deri tek e fundit, Kamza (25) kanë një diferencë prej pesë pikësh, pra të gjitha janë lojë teorikisht. Mundësitë për të dalë nga kjo zonë i kanë katër të parat: Vllaznia, Bylisi, Laçi, Shkumbini.

RENIA DIREKT
Pogradeci, Apolonia dhe Dinamo luftojnë për të shmangur rënien direkt dhe kapjen e një vendi në zonën “plejaut”. Situata është kjo: Pogradeci, 18 pikë; Apolonia, 17 dhe Dinamo e fundit, me 13 pikë. Java e 24-t propozon sfidën direkte Pogradeci-Apolonia. Nga rezultati i kësaj ndeshje do të varet edhe fati i dy skuadrave. Dinamo përballet me Flamurtarin në Vlorë.


PËR TITULL
Skëndërbeu 50
Teuta 49
Tirana 46

LIGA E EUROPËS

Flamurtari 39
Kastrioti 37

PLEJAUT
Vllaznia 30
Bylisi 30
Laçi 30
Shkumbini 30
Tomori 26
Kamza 25

RËNIA DIREKTE

Pogradeci 18
Apolonia 17
Dinamo 13


KATEGORIA SUPERIORE
Java 24
Pogradeci-Apolonia
Bylis-Skënderbeu
Vllaznia-Tomori
Flamurtari-Dinamo
Tirana-Shkumbini
Kastrioti-Laçi
Teuta-Kamza

Java 25
Teuta-Pogradeci
Kamza-Kastrioti
Laçi-Tirana
Shkumbini-Flamurtari
Dinamo-Vllaznia
Tomori-Bylis
Skënderbeu-Apolonia


Java 26
Pogradeci-Skënderbeu
Apolonia-Tomori
Bylis-Dinamo
Vllaznia-Shkumbini
Flamurtari-Laçi
Tirana-Kamza
Kastrioti-Teuta




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.