HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Kategoria Superiore: Laci-Teuta 1-0

Erjon Vucaj rrezon Teuten nga vendi i pare dhe i ben dhuraten me te cmuar Skenderbeut

  • 0 komente
Kategoria Superiore: Laci-Teuta 1-0





Për të ditur më shumë

Teuta bëri “vetëvrasje” në Krujë, teksa iu dorëzua një Laçi tepër agresiv në kërkim të fitores, e që i bëri punë të jashtëzakonshme Skënderbeut, me korçarët që tani janë në vendin e parë. Një ndeshje shumë e tendosur midis dy skuadrave me qëllime diametralisht të kundërta.

Trajneri i Teutës, Hasan Lika, e kishte paralajmëruar, se e prisnin deri në fund të kampionatit “katër finale”.

Të parën e humbi me Laçin, duke humbur dramatikisht dhe kreun e kampionatit, e duke pësuar njëhërësh humbjen e parë pas një serie prej pesë fitoresh.

Gjithsesi, për t’u rikthyer te kronika, ka qenë një dialog i gjatë i kurbinasve në drejtim të portës durrsake, ku sulmuesi Vilfor Hysa ka humbur më shumë se një rast.

Ndeshjen e zgjidhi goli i jashtëzakonshëm i realizuar nga shkodrani Erjon Vuçaj shënoi në minutën e 62-të, duke i dhënë tri pikë tepër të çmuar Laçit. Raste të arta patën Vilfor Hysa dhe Burhan Emerllahu, nuk mundën të dyfishonin rezultatin.

Lojtarët e Laçit ishin tepër të motivuar në sfidën kundër Teutës, pasi u ishte premtuar edhe një premio e majme për të mposhtur durrsakët.


Me Skënderbeun, që ka një pikë më shumë, Teuta do të përballet në tri javët e fundit me Kamzën (në Durrës), Pogradecin (në transfertë) dhe Kastriotin (në “Niko Dovana”), por janë korçarët ata që komandojnë kampionatin.








KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXIII
Sot, 25 prill 2012



Kamza-Pogradeci 2-1
Shënues: Cventanovski 16’, Manuka 77’ / Çipi 71’

Laçi-Teuta 1-0
Shënues: Vucaj 61’

Shkumbini-Kastrioti 0-1
Shënues: Mucollari 48’

Dinamo-Tirana 3-2
Shënues: Djarmati 30’, Kuli 50’, 90’ (pen) / Bala 10’, Kalari 44’

Tomori-Flamurtari 3-2
Shënues: K.Arbri 3’, Bakiu 26’ (pen), Hysko 90’+1 / Pejiç 31’, 43’ (pen)

Skënderbeu-Vllaznia 2-1
Shënues: Xhafaj 53’, Plaku 58’/Gjini 90’+1

Apolonia-Bylis 2-1
Shënues: Ribaj 80′, Rama 86’ / Abazaj 66'

RENDITJA

1 Skënderbeu 23 +25 50
----------------------------------
2 Teuta 23 +12 49
3 Tirana 23 +10 46
4 Flamurtari 23 +14 39
----------------------------------
5 Kastrioti 23 +9 37
6 Vllaznia 23 +3 30
7 Bylis 23 +1 30
8 Laçi 23 -2 30
9 Shkumbini 23 -5 29
-----------------------------------
10 Tomori 23 -10 26
11 Kamza 23 -9 25
12 Pogradeci 23 -18 18
-----------------------------------
13 Apolonia 23 -18 17
14 Dinamo 23 -12 13



www.albania-sport.com/Ndalohet riprodhimi




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.