Zoti u tregua edhe një herë tjetër i mëshirshëm për Skënderbeun.
Kampioni në fuqi, që pësoi një humbje shokuese të dielën në Vlore me Flamurtarin (1-0), rifitoi vendin e parë, pas vetëm katër ditësh, pas fitores 2-1 me Vllaznine, duke bërë rokadën me Teutën, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga përfundimi i sezonit 2011-2012.
Skënderbeu ka tani një pikë më shumë se durrsakët, ndërsa kalendari i ofron këto takime: Bylis-Skënderbeu (java 24), Skënderbeu-Apolonia (java 25) dhe Pogradeci-Skënderbeu (java 26), duke qenë tani favoriti kryesor për të fituar titullin kampion.
Liderit e kampionatit fituan 2-1 ndaj një Vllaznie shumë modeste, por pjesa e parë - e zhvilluar në prani jo të numrit të zakonshëm të shikuesve - ishte shumë e varfër, pavarësisht rasteve të korçarëve.
Golin e parë për Skënderbeun e shënoi golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit, Daniel Xhafaj, në minutën e 53-të. Për Xhafajn ky ishe goli i tij i 8-të sezonal, duke qenë ai golashënuesi më i mirë i korçarëve.
Pas pesë minutash, një tjetër ish-futbollist i Flamurtarit, Sebino Plaku, shënoi golin e dytë për kampionët në fuqi, e që u mjaftoi për të fituar ndeshjen, pavarësisht golit të nderit të Jurgen Gjinit për Vllazninë, të realizuar në 90’+1.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXIII
Sot, 25 prill 2012
Kamza-Pogradeci 2-1
Shënues: Cventanovski 16’, Manuka 77’ / Çipi 71’
Laçi-Teuta 1-0
Shënues: Vucaj 61’
Shkumbini-Kastrioti 0-1
Shënues: Mucollari 48’
Dinamo-Tirana 3-2
Shënues: Djarmati 30’, Kuli 50’, 90’ (pen) / Bala 10’, Kalari 44’
Tomori-Flamurtari 3-2
Shënues: K.Arbri 3’, Bakiu 26’ (pen), Hysko 90’+1 / Pejiç 31’, 43’ (pen)
Skënderbeu-Vllaznia 2-1
Shënues: Xhafaj 53’, Plaku 58’/Gjini 90’+1
Apolonia-Bylis 2-1
Shënues: Ribaj 80′, Rama 86’ / Abazaj 66'
RENDITJA
1 Skënderbeu 23 +25 50
----------------------------------
2 Teuta 23 +12 49
3 Tirana 23 +10 46
4 Flamurtari 23 +14 39
----------------------------------
5 Kastrioti 23 +9 37
6 Vllaznia 23 +3 30
7 Bylis 23 +1 30
8 Laçi 23 -2 30
9 Shkumbini 23 -5 29
-----------------------------------
10 Tomori 23 -10 26
11 Kamza 23 -9 25
12 Pogradeci 23 -18 18
-----------------------------------
13 Apolonia 23 -18 17
14 Dinamo 23 -12 13
www.albania-sport.com/Ndalohet riprodhimi




