Emiljano Vila e mbylli me gol kampionatin grek, duke e dhuruar një tjetër trepikësh PAS Janinës, në fitoren 2-0 në transfertën me OFI e Kretën.
Xhanis shënoi golin e parë për PAS Janinën në minutën e 63-të, ndërkohë që nëntë minuta më pas, mesfushori i avancuar durrsak realizoi golin e dytë dhe të pestin sezonal.
Në ndeshjen kundër OFI-t luajti edhe mbrojtësi Andi Lila.
Në përfundim të kampionatit, PAS Janina zuri vendin e 8-të me 38 pikë, duke bërë një fund sezoni të jashtëzakonshme, me Vilën që ka shënuar të pesë golat në harkun e tri muajve të fundit.




