Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, deklaroi për radion e njohur spanjolle, “RAC1”, se do të jepte gjithçka për të parë të veshur Lionel Mesin me fanellën kuqezi. Galiani foli menjëherë pas ndeshjes Barcelona-Milan për Ligën e Kampioneve. “Fola me Mesin dhe më tha se dëshironte të mbyllte karrierën me Barçën. Në klub ndihej i lumtur dhe i sigurt. Unë megjithatë do të jepja gjithçka për ta angazhuar”. Mesi po kalon një moment magjik me Barcelonë, duke shënuar 36 gola në kampionatin spanjoll, 14 gola në Ligën e Kampioneve, ndërsa në total në të gjitha kompeticionet kjo shifër shkon në 57 gola në sezon.
Mesi, i 9-ti më i rëndësishëm
Revista amerikane “Time” ka zhvilluar një sondazh të gjerë mbi 100 meshkujt dhe femrat më me influencë në planet në vitin 201. Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ndodhet në vendin e 9-të, duke qenë sportisti i dytë më i rëndësishëm midis 200 personaliteteve të stiluara nga “Time”. I pari është Xheremi Lin, basketbollisti i Nju Jork Niks, i 7-ti në listë. Mesi konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë.




