Reali i Madridit kundër APOEL-it regjistroi fitoren e nëntë në dhjetë ndeshje të Ligës së Kampioneve gjatë këtij sezoni, duke pasur ecurinë më të mirë historike në kompeticionin më prestigjioz. Vetëm një barazim 1-1 kundër CSKA-së së Moskë, në ndeshje e parë të një të tetave.
32 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pësuar janë faktet më kokëforta për të një ekipi gjigant si Reali. Tani Reali i Madridit përgatitet për sfidën kundër Bajernit të Munihut në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, një mision i vështirë pasi dhe gjermanët janë duke bërë një edicion thuajse perfekt.
Mesatarja e golave të shënuar në Ligën e Kampioneve është 3.2 gola për ndeshje, ndërkohë që në kampionatin spanjoll kjo statistikë shkon në 3.3. Kristiano Ronaldo ka shënuar tetë gola në Ligën e Kampioneve (Mesi, 14), Benzema shtatë, Kalejon pesë dhe Kaka dhe Higuain, nga tre.
Këtë sezon Reali i Madridit ka shënuar 150 gola në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që sezonin e kaluar, “Mou Team” ka realizuar 148. Reali ka mundësi të luajë edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit, dhe mund të thyejë rekordin absolut me 158 gola në sezonin 1959-1960.
Real-Bajern, 325 euro bileta
Nëse dëshiron të ndjekësh ndeshjen Real Madrid-Bajerni i Munihut (takim i kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, 25 prill), atëherë bileta më e lirë është 70 euro (unaza e katërt e stadiumit), ndërkohë që bileta më e shtrenjtë është 325 euro (tribuna qendrore). Bajerni, nga ana e tij, saktësoi se bileta më e lirë në “Alianc Arena”, por për këtë ndeshje shkon nga 40-120 euro, por me variacionesh çmimesh (në varësi nga vendndodhja) me 60, 80 dhe 100 euro.




