HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Ujkani, pas hundes thyen edhe dorën

Samir Ujkani pësoi një frakturë në dorë, gjatë ndeshjes së djeshme Roma-Novara 5-2

  • 0 komente
Samir Ujkani duket se e ndjek një fat i keq. 

Pas thyerjes së hundës dhe katër dhëmbëve, pas përplasjes me një mbrojtës të skuadrës së tij, gjatë ndeshjes se Novara-Bolonja, më 16 tetor 2011, e që i kushtoi portierit kosovar dy muaj larg fushave, Samir Ujkani pësoi një frakturë në dorë, gjatë ndeshjes  Roma-Novara 5-2. 

Portieri i Kombëtares shqiptare luajti vetëm pjesën e parë, ku pësoi edhe dy gola, pasi u zëvendësua për shkak të dëmtimit. Në të dytën luajti veterani Alberto Fontana. 


Lojtari i Romës, Simon Kjaer, i dërgoi një mesazh miqësor, mikut dhe ish-shokut të tij të skuadrës, Samir Ujkanit, ky u fundit u transportua në spital. “Gjithë të mirat dhe shërim të shpejtë mikut dhe ish-shokut të skuadrës te Palermo, Samir Ujkani!. Sa më shpejt vëlla!”.


 E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Ujkanit përmes rrjetit social, Twitter. “Faleminderit miku! Luajte një ndeshje të madhe!” 


Përsa i përket ndeshjes, Karaçolo i Novarës shënoi i pari në minutën e 17-të, ndërkohë që Roma e mbylli pjesën e parë në fitore 2-1, falë golave të Marikonjos 25’ dhe Osvaldos 35’. Në pjesën e dytë për Romën shënuan Simpliço 55’, Bojan 61’ dhe Lamela 90’+2. Për Novarën realizoi golin e dytë Morimoto 78’.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.