HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Liga Europes, shorti i cerekfinaleve

AZ-Valencia, Shalke-Atletik Bilbao, Sporting-Metalist dhe Atletiko Madrid-Hanover

  • 0 komente
(AS) - NYON, 16 mars 2012 - Atletiko Bilbao u shortua në çerekfinale e Ligës së Europës kundër Shalke 04, pasi mundi Mançester Junaitid në raundin e një të tetave.

Formacioni Marselo Bielsës befasoi “Djajtë e kuq” me një fitore 3-2 në “Old Traford” në ndeshjen e parë javën e kaluar, përpara se t’i mposhte sërish kampionët e Premier Ligës me një fitore 2-1 të enjten në mbrëmje. 

Nga ana tjetër, Sportingu i Lisbonës, që eliminoi Mançester Sitin, do të përballet me Metalist KharkivAtletiko Madrid do të luajë kundër Hanoverit të Altin Lalës, ndërsa AZ Alkmar me Valencian. 

Ndeshjet e para do të luhen, më 29 mars, ndërsa ato të kthimit më 5 prill. 

Fituesi i çiftit midis Atketikos dhe Hanoverit do të takohet me fituesin e përballjes midis AZ Alkmar dhe Valencias në gjysmëfinale, ndërsa që njëri midis Sportingut ose Metalistit do të ndeshjet me fituesin e çiftit Shalke-Atletik Bilbao në gjysmëfinalen tjetër.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen, më 19 prill ndërkohë që ato të kthimit janë të programuara për 26 prill. 

Finalja e Ligës së Europës do të luhet në Bukuresht, Rumani, më 9 maj 2012.

LIGA E EUROPËS
ÇEREKFINALET


1 AZ-Valencia
2 Shalke-Atletik Bilbao
3 Sporting-Metalist 
4 Atletiko Madrid-Hanover

GJYSMËFINALET
5 Atletiko Madrid/Hanover-AZ/Valencia
6 Sporting/Metalist- Shalke/Atletik Bilbao
 

FINALJA
Fituesi 5-Fituesi 6




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.