(AS) - MANCHESTER, 16 mars 2012 - Mancester Siti pësoi nje eliminim dramatik me Sporting e Lisbonës, pavarësisht përmbysjes së dizavantazhit nga 0-2 në 3-2, duke u eliminuar me gola në fushë kundërshtare, pasi portugezët kishin fituar 1-0 takimin e parë, ndërsa rezultati i përgjithshëm shkoi në 3-3.
Matias Fernandez dhe Ricky van Wolfswinkel shenuan ne pjesen e pare duke e cuar avantazhin e portugezëve në tre gola në rezultatin e përgjithshëm.
Sergio Aguero shenoi dy gola, nderkohe qe rrjeta tjeter i perket Mario Balotelit, ndërkohë në sekondat e fundit në aksion u përfshi dhe portieri i Mancester Sitit, por gjuajtja e tij u orit nga portieri i Sportingut, Rui Patrisio.
Siti investoi miliona sterlina per te skuadren, por rrezikon te mbetet pa asnjë trofe kete sezon, pas deshtimit edhe ne Carling Cup dhe Kupen e Anglise. Edhe Mançester Junatid u eliminua nga Atletik Bilbao.
Nga te gjitha skuadrat angleze qe morren pjese ne Ligen e Kampioneve dhe Ligen e Europes, ka mbetur vetem Celsi ne Champions League.
Tete ekipet cerekfinaliste te Liges se Europes jane: Atletik Bilbao (Spanje), Valencia (Spanje), Atletiko Madrid (Spanje), Shalke 04 (Gjermani), Hanover (Gjermani), Sporting (Portugali), Metalist (Ukraine) dhe AZ Alkmar (Holande).
Atletik Bilbao-Mancester Junaitid 2-1
Yjet e Mançester Junaitid u poshtëruan nga modestët e Atletiko Bilbao, me një eliminim të bujshëm nga Europa League. Pas humbjes 3-2 në “Old Traford”, “Djajtë” e Aleks Fergusonit pësuan një të dytë, 2-1, në “San Mames”, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 5-3. Edhe pse rreshtoi një vijë të parë ofensive me Wayne Rooney, Ryan Gigs dhe Ashley Young, anglezët dështuan në misionin e tyre për të përmbysur dizavantazhin. Fernando Llorente realizoi një gol me një gjuajtje në formë volej në pjesën e parë, ndërkohë që Oscar de Marcos vrau shpresat e Mançester Junaitid në të dytën. Goli i Uayni Rooney shërbeu thjesht sa për statistikë, edhe pse sulmuesi i Kombëtares angleze shënoi tre gola në dy ndeshje kundër formacionit spanjoll.
Hanover-Standar Liezh 4-0
Altin Lala ishte pjesë e fitores historike 4-0 të Hanover 96 ndaj belgëve të Standard Liezhit, me gjermanët që prenë një biletë për herë të parë në çerekfinalet e Ligës së Europës. Hanover kaloi me rezultatin e përgjithshëm 6-2, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0. Ndeshja ishte dramatike, me dy autogola të Standard Liezhit, me të njëjtin autor, brazilianin Kanu, dhe për të kompletuar katastrofën belge, mendoi edhe Gapke, ky i fundit doli me karton të kuq në minutën e 58-ë. Mesfushori shqiptar Altin Lala - i cili në përfundim të sezonit do të transferohet te amatorët e Bajernit të Munihut, hyri në lojë në minutën e 85-të kur rezultati ishte 3-0. Hanover fiksoi shifrat 4-0 në minutën e 90-të me anë të Abdellaoue. Para fillimi të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për 28 viktimat e aksidentit të Zvicrës. Në stadiumin e Hanoverit ishte i pranishëm edhe ish-presidenti i Gjermanisë, Kristian Vulf dhe gruaja e tij, Bertina.
PSV-Valencia 1-1
Valencia siguroi nje vend midis tetë mirave të Europës, pas barazimit 1-1 me PSV Eindhoven në Holandë. Heroi për mirë dhe për keq i spanjollëve ishte mbrojtësi Adil Rami, me francezin që shënoi golin e Valencias në minutëne 47-të dhe doli me karton të kuq në të 89’. Për statistikë goli i barazimit të Toivonen për holandezët. Në ndeshjen e parë, Valencia fitoi 4-2, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 5-3.
Udineze-AZ 2-1
Me eliminimin e saj, Udineze mbylli ciklin e skuadrave italiane ne Ligën e Europës, ndërkohë që Milan është në Ligën e Kampioneve. Udineze fitoi 2-1 me AZ Alkmar, por holandezët kaluan në çerekfinale pasi ndeshjen e parë e kishin fituar 2-0. Pas 15 minutash lojë skuadra e Guidolinit udhëhoqi 2-0, me dy gola të Di Natales dhe një lojtari më shumë, por në të 31’ pësoi një gol të shmangshëm nga Falkenburg, për t’i dhënë lamturinë kompeticionit.
Beshiktash-Atletiko Madrid 0-3
Atletiko Madrid përfundoi kryeveprën e saj ndaj Beshiktashit, duke fituar 3-0 në Stamboll dhe fituar një vend midis tetë më të mirave të Ligës së Europës. Adrian 26', Falcao 83’ dhe Salvio 90’ ishin autoret e golave. Takimin e pare spanjollet e kishin fituar 3-1.
Olimpikos-Metalist 1-2
Olimpiakos i Pireut pesoi një eliminim dramatik nga Metalist nga Liga e Europës, pavarësisht se kishte fituar takimin e parë 1-0 në Ukrainë dhe shënoi i pari në Athinë, qysh në minutën e 14-të me Marcano. Kur dukej se gjithçka po ecte në të mirë grekëve, dy gola gjashtë minuta nga ukrainasit, 81’ dhe 86’, respektivisht me anë të Villagra dhe Devic, i nxori jashtë grekët, edhe pse rezultati i përgjithshëm ishte 2-2. Metalist shënoi më shumë gola në fushën kundërshtare.
Shalke-Tvente 4-1
Schalke 04 kualifikohet me KLAS për në çerekfinalet e Ligës së Europës, duke fituar 4-1 ndaj Tventes, por me një tripletë të KLAS-JAN HUNTELAR. Para ndeshjes holandezi kishte premtuar se do të shënonte të paktën dy gola, duke mbajtur dhe premtimin e tij. Ky ishte tregolëshi i tij i tretë në Ligën e Europës. Klas-Jan Huntelar ka shënuar 37 gola në 36 ndeshje për Shalken këtë sezon. Ndeshje e parë në Holandë kishte përfunduar 1-0 për Tvente.




