Notice: Undefined offset: 1 in /var/www/vhosts/db-media-power.com/albania-sport.com/albaniasportapp/modules/articles/controllers/IndexController.php on line 237 Hamdi Salihi, ne qiellin e shtate - Albania-sport.com
HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Hamdi Salihi, ne qiellin e shtate

Mediat amerikane: E tregoi menjehere klasin e tij dhe ate qe di te beje me mire, golat

  • 0 komente
Hamdi Salihi, ne qiellin e shtate



(AS) - UASHINGTON, 27 shkurt 2012 - Për 65 minutat e para në debutimin e tij për D.C. Junaitid, Hamdi Salihi ishte i qetë. Në fakt, lojtari i ri “Designated Player” i D.C. thjesht e preku topin, duke lëvizur vazhdimisht në mesfushë për të marrë kontakte me topin apo luftuar për të gjetur një të çarë në mbrojtjen e Çikago Fajr.

"Por Salihi nuk ka nevojë më shumë se një fraksion sekonde për të bërë atë që ai bën më mirë. Dhe ajo që i bën më mirë është të shënojë gola, diçka që Çikago Fajr nuk do ta harrojë shpejt, teksa shqiptari shënoi në minutën e 66-të për t’i dhënë fitoren 1-0 Junaitid në ndeshjen hapëse të “Carolina Challenge Cup” të shtunën", - shkruan faqja MLSsoccer.com

D.C. nuk luajti veçanërisht mirë, - Fajr pati një penallti të pritur në minutën e katërt dhe një numër i madh rastesh u shpërdoruan - por gjithçka u shpërblye vetëm me një mundësi për Salihin që bëri diferencën.

“Unë jam shumë i lumtur”, - tha Salihi për MLSsoccer.com.

“Ishte ndeshja ime e për me ekipin, dhe unë shënova dhe ne fituam. Është mirë, por ne kemi shumë gjëra për të bërë. Ne nuk jemi një ekip perfekt, por unë jam i lumtur se ne jemi në rrugë të mirë dhe ne po punojmë çdo ditë. Hap pas hapi, ne do të jemi gati për ndeshjen e parë dhe do të dukemi shumë, shumë më mirë”.

Por, nuk ka shumë rëndësi se çfarë do të ndodhë midis tani dhe 10 marsit, do të jetë e vështirë për Salihin ta bëjë sërish goditjen që i dha ekipit të tij fitoren e së shtunës mbrëma në “Blackbaud Stadium”.

Si një sulmues ai bëri një vrapim drejt këndit të zonës së penalltisë, Etan Uajt hodhi një top spekulative mbi vijën e mbrojtjes së Çikagos. Topi mori një harkim dhe Salihi nuk e shpërdoroi kohën, i dha formë e duhur trupit dhe goditi në gjysmë-voleji drejt e në portë, ndërkohë që Xhej Noli e zgjati dorën, por nuk mundi ta nxirrte topin jashtë.


Ishte sekuencë që ndodhi në një flesh, për ta shndërruar në një debutim të paharrueshëm, një çast që do të futet në kujtesë duke i lënë shokët e Salihit thjesht mjaftueshëm të impresionuar për të kuptuar aftësinë e tij për të bërë diçka spektakolare, të diçkaje që nuk mund të konsiderohej si një mundësi goditjeje.

“Jo shumë njerëz mund ta mendonin ta godisnin atë top, dhe ai futi në pjesën e pasme të rrjetës”, - tha Kris Pontius pas ndeshjes.

“Ishte një finalizim i madh dhe për këtë arsye ne e sollëm atë këtu. Një gol në një ndeshje; unë mendoj se ne do ta ruajmë këtë ritëm goditjesh”.

Ndoshta lojtari që mund të përfitonte nga prania e Salihit nuk ishte në fushë për goditjen, por kjo nuk e pengoi Duaj De Rozario, i cili u zëvendësua në minutën e 58-të, të përgëzonte shokun e tij të ri të ekipit pas ndeshjes.

Pas një sezoni të shpenzuar për të bërë diçka nga asgjëja dhe për ta tërhequr D.C pas vetes, lojtari më i vlefshëm (MVP) i Major League Soccer, sigurisht do ta vlerësojë dëshirën e Salihit për të guxuar.

“Thjesht për atë që ai u përpoq të bënte me atë goditje, unë isha i lumtur për të”, - tha De Rozario. “Për mënyrën se ai e përfundoi ai bëri shumë mirë. Është bukur të shikosh dikë që ka ato instinkte përballë portës. Unë jam shumë i lumtur dhe dua të ndërtoj marrëdhënie në fushë. Është një vlerë e madhe e shtuar për ne”.




Hamdi Salihi ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi shenon me roveshate ne fitoren 2-0 kunder Torontos

Slide 1

Hamdi Salihi gjate ndeshjes DC United vd.Sporing Kansas City, ne MLS

Slide 1

Tifozet shqiptare mirepresin Hamdi Salihin ne DC United-Kansas City

Slide 1

Hamdi Salihi, ndeshja e pare ne kampionatin amerikan me DC United, e humbur 0-1 me Kansas City

Slide 1

Hamdi Salihi, feston golin e tij te pare ne Shtetet e Bashkuara per skuadren e tij, DC United (26 shkurt 2012)

Slide 1

Hamdi Salihi, gjate nje seance stervitore me skaudren e tij amerikane, DC United

Slide 1

Hamdi Salihi u prezantua zyrtarisht te skuadra e tij e re, DC United ne Shtetet e Bashkuara, ku do te mbaje fanellen me numrin 9

Slide 1

Hamdi Salihi: Zoti, me degjoi. Me coi ne Ameeeeeeeerike!

Slide 1

Hamdi Salihi: Good Bye Viene, Hallo Washington! Sulmuesi shkodran me kosovarin e Rapidit te Vjenes, Atdheu Nuhiu.

Slide 1

Hamdi Salihi, duke shenuar nje nga golat e tij  per Rapidin e Vjenes. Ne 90 ndeshje ai ka shenuar 53 gola, me SV Ried 37 gola ne 90 ndeshje.

Slide 1

Bomberi Salihi: Kjo eshte menyra me e bukur per te festuar!

Slide 1

Hamdi Salihi, jam nje Zot i fushes!

Slide 1

Hamdi Salihi do te luaje ne Kine, te Changchun Yatai. Shkodrani ka luajtur ne Shqiperi (Vllaznia, Tirana), Greqi (Panionos) dhe Austri (Ried, Rapid)

Slide 1

Hamdi Salihi dallohet gjithmone per nuhatjen e golit, por tani edhe per merkato. E ardhmja e tij eshte...Kina

Slide 1
Slide 1
Slide 1
Slide 1
Slide 1

Hamdi Salihi, gol Selltikut

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

Slide 1

Hamdi Salihi, karriera e tij ne foto

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.