Janë të shumtë lojtarët që dëshirojnë të zgjidhin kontratën me klubet, për shkak të mospagimit të pagave nga ana e këtyre të fundit, të një apo disa muajve rrogë.
Gazeta "Telegraf" zbardh vetem disa nga rastet e dy viteve te fundit.
Por, prej të paktën dhjetë vjetësh, çështjet e lojtarëve të huaj, që janë aktivizuar në kampionatin shqiptar, janë zgjidhur me ndërmjetësinë e komisioneve juridike të FIFA-s.
Vetë qeveria e futbollit botëror, të paktën në dy sezonet e fundit, ka ndëshkuar me heqken e pikëve dy skuadra shqiptare: Elbasanin (-3 pikë, 2010-2011) dhe Dinamon (-3, 2011-2012), për mospagimin respektivisht të kontratave të lojtarëve kroatë, Darko Peric dhe Dario Bodrushiç.
Dinamo nuk i shleu në kohë detyrimet financiare ndaj Dario Bodrushiçit, i cili ishte pjesë e bluve në gjysmën e dytë të sezonit 2008-2009, ndërkohë që kishte qenë me blutë edhe një sezon më parë, duke fituar titullin kampion.
Edhe shqiptaro-kroati Pllumb Isufi ka një çështje të hapur me Dinamon, dhe në këtë linjë janë dy argjentinas, Gabriel Nestor Martinena dhe Raul Garsia.
Gjatë merkatos së janarit, disa lojtarë të Tiranës, Erion Dushku, Arjan Pisha, Julian Ahmataj, Gilman Lika, Ilion Lika, e kërcënuan klubin me largimin dhe ankimim për prishje të kontratës në gjykatën sportive të FSHF-së (në Komisionin e Disiplinës), nëse ata nuk do të merrnin rrogat e prapambetura, çka e detyroi klubin bardheblu të ndërhynte fuqishëm, ndërsa në lojë hyri edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për të zgjidhur gjërat dhe normalizuar situatën.
Më 12 dhjetor 2001, trajneri i njohur Sulejman Starova, i morri 15 mijë euro klubit bardheblu, për prishje të njëanshme të kontratës, kur të njëjtën gjë para katër sezonesh, këtë të drejtë e fitoi edhe ish-Astrit Hafizi (10 mijë euro).
Tirana është mund të jetë “viktimë” e një “efekti domino gjyqesh’, pasi dy lojtarë serbë, Ivan Gvozdenoviç dhe Mlladen Zizoviç, kanë depozituar një ankimim në FIFA, për t’i marrë respektivisht 12 mijë dhe 6 mijë euro. Mesfushori nga Bahamasi i largët, Kamerun Heples, po ashtu ka dërguar bardheblutë në FIFA për prishje të njëanshme të kontratës.
Ai ka 15 mijë dollarë vetëm rroga të prapambetura. Në të njëjtën linjë po ecën edhe mesfushori nga Kenia, Xhejms Situma, i cili ka firmosur në korrikun e vitit të shkuar një kontratë dyvjeçare, për 5 mijë euro në muaj dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, me Tiranën do të takohet në FIFA.
Nëse ai do fitojë çështjen, bardheblutë rrezikojnë t’i paguajnë lojtarit nga Bahamasi rrogat deri në përfundim të kontratës, shuma e të cilave shkon në 27 mijë dollarë.




