Mbrojtësi shkodran luajti 90 minuta të plota me Khazarin, dhe të njëjtën gjë bëri Ervin Bulku me Azalin.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Amirguliyev (74’).
Karabak i dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Admir Teli dhe Ansi Agolli, fitoi 3-0 në transfertën me Baki. Golat u shënuan nga Ismayilov (11-m), Sadygov dhe Adamia.
Mbrojtësi Teli dhe mesfushori Agolli luajtën gjatë gjithë takimit.




