Notice: Undefined offset: 1 in /var/www/vhosts/db-media-power.com/albania-sport.com/albaniasportapp/modules/articles/controllers/IndexController.php on line 237 E drejta televizive, 1.25 milione euro - Albania-sport.com
HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

E drejta televizive, 1.25 milione euro

Për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 u arkëtuan 5.1 milionë euro

  • 0 komente
E drejta televizive, 1.25 milione euro



TIRANE, 13 janar 2012 - Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë disa oferta nga kompani të ndryshme në lidhje me shitjen e të drejtave televizive të ndeshjeve që do të luhen në Shqipëri, e që u përkasin eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”.

Shqipëria ndodhet në grupin E, së bashku edhe me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën dhe, duke parë edhe madhësinë e audiencës televizive të atyre vendeve shuma maksimale e kombinuar e ofruar është 1.25 milionë euro, katër herë më pak të ardhura seç u arkëtuan në Euro 2012, 5.1 milionë euro.

Për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, kur në grupin tonë bënin pjesë Holanda, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Kazakistani dhe Luksemburgu, FSHF-ja përfitoi 2.8 milionë euro. Për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010, me kundërshtarë të tillë si Danimarka, Portugalia, Suedia, Hungaria dhe Malta, në arkat e Federatës hynë 3.2 milionë euro.

Për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, me një gjigante si Franca, por dhe me Rumaninë, Bosnjën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun, u arrit shuma rekord: 5.1 milionë euro, ku pjesën e luanit e zuri Franca, me 4.2 milionë euro. Të drejtën televizive të FSHF-së, në edicionin e fundit e ka menaxhuar kompania “UFA Sports”.

Duke parë edhe madhësinë e audiencës televizive të vendeve si Norvegjia, Sllovenia, Zvicra, Qipro dhe Islanda, ajo kontratë 5.1 milionëshe duhet të vendoset në një kornizë ari dhe të varet në Muzeun e ri të FSHF-së.





Perfitimet nga shitja e te drejtes televizive

EURO 2008

2.8 milione euro

BOTERORI 2010

3.2 milione euro

EURO 2012

5.1 milione euro

BOTERORI 2012

1.25 milione euro

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.