Notice: Undefined offset: 1 in /var/www/vhosts/db-media-power.com/albania-sport.com/albaniasportapp/modules/articles/controllers/IndexController.php on line 237 Shqiperia, miqesore luksi me Spanjen! - Albania-sport.com
HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Shqiperia, miqesore luksi me Spanjën!

Ndeshja me kampionët e Europës dhe të Botës pritet të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të Euro 2012-s

  • 0 komente
Shqiperia, miqesore luksi me Spanjën!



TIRANE, 12 janar 2012- Duket si një axhendë luksi: Spanjë, Itali, Francë. Ky është programi i miqësoreve të Shqipërisë. Të paktën, kjo besohet në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe të vërteta aty ka. Edhe pse jo ende 100% hë për hë.

Gjithsesi. Federata Spanjolle e Futbollit ka premtuar një miqësore me Shqipërinë, edhe pse ndeshja nuk ka ende një afat të përcaktuar. Lajmin e kanë konfirmuar dje burime zyrtare pranë FSHF-së. Premtimi është marrë nga drejtuesit e Federatës Spanjolle që para finaleve të kampionatit botëror, por fakti që përfaqësuesja e drejtuar nga Vinsente Del Boske e fitoi këtë kompeticion i ka prishur disi planet e zhvillimit të këtij takimi.

“Kjo miqësore ekziston në axhendën e dy federatave tona, natyrisht që duhet gjetur koha e përshtatshme  që ajo të vihet në jetë. Nuk është e lehtë por ne shpresojmë që në një të ardhme jo të largët të mund të zhvillojmë një takim me përfaqësuesen kampione në fuqi të botës”, tha dje sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.

Deri më sot, ndeshja më e rëndësishme miqësore që FSHF ka arritur të organizojë është ajo me përfaqësuesen e Argjentinës së fituesit të trefishtë të “Topit të Artë’, Lionel Mesit me shokë (të humbur 4-0), në qershorin e vitit të kaluar.

Takimi me Spanjën - ndaj së cilës në ndeshjet zyrtare i kemi humbur të pesë ndeshjet, madje njërën edhe 9-0 -  do të ishte një arritje më vete, për shkak të dominimit total të kësaj përfaqësueseje gjatë viteve të fundit.

Një opsion mund të jetë edhe prag-evropiani i këtij viti, kohë kur përfaqësueset që marrin pjesë në finalet e këtij kompeticioni zhvillojnë disa ndeshje miqësore. Federata Shqiptare e Futbollit ka krijuar kontakte ndërkohë me Italinë dhe Francën, mbi mundësinë e zhvillimit të një takimi të tillë. Ndaj Francës mund të luhet në datën e lira të gushtit.

“Me Federatën e Francës kemi një komunikim të shkëlqyer. Mund të ndodhë para evropianit, por edhe pas tij. Një opsion është që ndeshja të zhvillohet në gusht para fillimit të eliminatoreve të kampionatit botëror”.

FSHF është duke biseduar ndërkohë edhe me Federatën Italiane të Futbollit. Presidenti i këtij institucioni, Xhankarlo Abete pritet të jetë në Tiranë shumë shpejt dhe ky takim mendohet të jetë një nga temat e diskutimit. Pra, Spanjë, Itali, Francë, një trinom si kurrë më parë. Me Italinë do të ishte sefte...




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.