Në prag të ndeshjes, Palermo-Napoli (Seria A), De Biazi foli për radion Goal, në frekuencat e Kiss Kiss Napoli.
“Transferta në Palermo do të jetë e vështirë, ambienti palermitan do të karikojë skuadrën për të arritur një fitore me trajnerin e ri.
Moduli i Palermos? Diferencën në fushë do ta bëjnë lojtarët me përqendrimin e tyre, moduli nuk është një problem, djemtë e Maxarit janë kameleonikë dhe nuk do ta ndjejnë vendosjen eventuale në fushë”.




