Notice: Undefined offset: 1 in /var/www/vhosts/db-media-power.com/albania-sport.com/albaniasportapp/modules/articles/controllers/IndexController.php on line 237 De Biazi e nis me Kombetaren C - Albania-sport.com
HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

De Biazi e nis me Kombetaren C

Në lupën e trajnerit italian do të jenë 23 lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar

  • 0 komente
De Biazi e nis me Kombetaren C



TIRANE, 4 janar 2012- Trajneri i ri i Kombëtares, Xhani De Biazi, do të bëjë njohjen e parë me cilësinë e futbollit shqiptar, kur në lupën e italianit dhe ndihmësve të tij do të jenë për pesë ditë me radhë (21-25 janar) 23 lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Lista është përgatitur nga Drejtoria Teknike e Ekipeve Kombëtare dhe në përbërje të saj janë tre portierë, pesë mbrojtës, 12 mesfushorë dhe tre sulmues.

Teuta, kryesuesja e Kategorisë Superiore, si dhe Flamurtari, kryesojnë edhe listën me nga gjashtë futbollistë, Tirana (4), Skënderbeu (3),  Bylis (1), Vllaznia (1), Kamza (1) dhe Liteks Lovech i Bullgarisë (1, Armando Vajushi).

Në fakt, sulmuesi shkodran sapo është blerë nga klubi bullgar, dhe meqenëse periudha e grumbullimit (21-25 janar) nuk është një datë e lirë nga FIFA, atëherë vështirë se do të lejohet.

Gjatë grumbullimit janë parashikuar tetë seanca stërvitore në “Niko Dovana” të Durrësit.

Lista

Portierë
Orges Shehi        Skënderbeu
Stiv Frashëri         Bylis
Shpëtim Moçka        Flamurtari

Mbrojtës
Tefik Osmani        Teuta
Shaqir Stafa        Teuta
Franc Veliu         Flamurtari
Renato Arapi        Skënderbeu
Dritan Smajlaj        Vllaznia

Mesfushorë
Albi Dosti            Teuta
Renato Hyshmeri        Teuta
Ansi Nika            Teuta
Bruno Telushi        Flamurtari
Gerhard Progni        Flamurtari
Ndriçim Shtubina        Flamurtari
Gentian Manuka        Kamza
Gjergji Muzaka        Skënderbeu
Erando Karabeci        Tirana
Afrim Taku            Tirana
Gilman Lika        Tirana
Armando Vajushi        Liteks Lovech

Sulmues
Vilfor Hysa         Flamurtari
Mirel Çota            Teuta
Bekim Balaj        Tirana


Programi

21.01.2012
10:00 Grumbullimi në Hotel “Adriatik”

21.01.2012
15:00: Stërvitje

22.01.2012
10:00: Stërvitje
15:00: Stërvitje

23.01.2012
10:00: Stërvitje
15:00: Stërvitje

24.01.2012
10:00: Stërvitje
15:00: Stërvitje

25.01.2012
10:00: Stërvitje




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.