KONTRAST - Shqipëria vjen në përballjen e dytë sezonale me “gjelat” pas tri humbjeve rresht në ndeshjet e fundit, njëra prej tyre është ajo me Francën, në Tiranë (2-1), por me Kombëtaren tonë që zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë. Në ndeshjen e e “Qemal Stafës” (2 shtator), kuqezinjtë humbën 2-1. Francezët e Lorent Blankut shënuan dy gola brenda 18 minutave të para me anë Karim Benzemasë dhe Jan M’Vila, ndërkohë që Bogdani realizoi për Shqipërinë dhe Salihi goditi shtyllën vetëm 60 sekonda pas rrjetës së parë të djemve të Lorent Blankut. Gjithsesi, Franca kryeson grupin, ndërsa ne jemi në vend të parafundit. Në tri përballjet historik me Francën, i kemi humbur të tria.
FORMACIONET - Të dy skuadrat kanë mungesa të shumta, ku spikasin ato të Lalës dhe Bogdanit të Shqipëria, dhe Benzemasë dhe Riberisë te Franca. Trajneri Kuzhe në formacionin e tij (do të luajë me një sulmues Salihin dhe skemën 4-2-3-1) ka vendosur për disa emra të rinj, ku spikat ai i Odise Roshit, që do të luajë ndeshje e tij të parë zyrtare me Kombëtaren. Me Ujkanin në portë, Vangjelin, Dallkun, Canën dhe Lilën në mbrojtje, mesfushën e ngjeshur me Roshin, Duron, Hykën, Muzakën dhe Likën, Kuzhe ka preferuar të luajë me Salihin në sulm, por trajneri në të dytën mund të aktivizojë sulmuesin kosovar Ahmed Januzi, i cili është duke shënuar rregullisht për Vorskla Poltavën në kampionatin ukraianas. Franca nga ana e saj pritet të luajë me skemën 4-4-2, por që sipas Blank mund të transformohet shumë shpejt në një 4-4-3.
TRAJNERI BLANK - Në prag të ndeshjes me Shqipërisë, trajneri i Francës, Lorent Blank, konfirmoi se mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal, do të mungojë ndaj nesh. Gjatë një intervistë të publikuar në një prej gazetave më të madhe franceze, “Le Figaro”, Blank e vlerësoi shumë ndeshjen me vendin tonë, duke e konsideruar si thelbësorë në plotësimin e objektivit të tij, por dhe të futbollit francez, kualifikimin për në finalet e Euro 2012-s. Pyetjes, se sa e thelbësore është ndeshja me Shqipërinë, ai ju përgjigj: “Është e rëndëishme, pasi kur janë dy ndeshje, thuhet shpesh që e para kushtëzon të dytën. Ne kemi një seri ndeshjesh pa humbur dhe duhet ta vazhdojmë atë. Por, për më tepër ne luajmë para publikut tonë. Për të gjithë këto aryse ne duhet të fitojmë të premten”.
TRE PRECEDENTËT
SHQIPËRI-FRANCË 1-0
17 nëntor 1990, në Tiranë
Kualifikueset e Euro 1992
SHQIPËRIA: Arapi; Leskaj (Ferko 46’), Hodja, Ibro, Lekbello, Stafa, Josa, Demollari, Zmijani, Kushta, Majaci (Kaçaçi 62’). Trajner: Agron Sulaj
Shënues: Boli 25’
FRANCË-SHQIPËRI 5-0
30 mars 1991, në Paris
Kualifikueset e Euro 1992
SHQIPËRIA: Nallbani; Zmijani, Vata, Lekbello, Gjergji, Ocelli, Dume, Demollari, Canaj, Tahiri, Kepa. Trajner: Bejkush Birçe
Shënues: Souze 1’, 20’, Papën 35’ (p), 43’, Nallbani 83’ (aut).
SHQIPËRI-FRANCË 1-2
2 shtator 2011, në Tiranë
Kualifikueset e Euro 2012
SHQIPËRIA: Ujkani; Dallku, Cana, Curri (Lala 25’), Vangjeli, Agolli, Bulku (Bakaj 70’), Skela (Hyka 46’), Teli, Salihi, Bogdani. Trajner: Josip Kuzhe
Shënues: Bogdani 46’/ Benzema 11’, M’Vila 18’
EURO 2012, GRUPI D
7 tetor 2011
Bosnjë-Luksemburg 20:00
Rumani-Bjellorusi 20:00
Francë-Shqipëri 21:00
RENDITJA
1. Franca 17
2. Bosnja 16
3. Roumania 12
4. Bjellorusia 12
5. Shqipëria 8
6. Luksemburgu 4
LOJTARËT E SHQIPËRISË
Portierë: Samir Ujkani (Novara), Isli Hidi (AEL Limasol), Orges Shehi (Skënderbeu)
Mbrojtës: Agonit Sallaj (Biel Bienne), Lorik Cana (Lacio), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Franc Veliu (Flamurtari), Andi Lila (PAS Janina), Arsen Sykaj (Vllaznia), Admir Teli (Karabak), Kristi Vangjeli (Çernemorets)
Mesfushorë: Klodian Duro (Tirana), Ervin Bulku (AZAL Baku), Altin Lala (Hanover 96), Gilman Lika (Tirana), Sabien Lilaj (Odise Roshi), Jahmir Hyka (Luzern), Gjergj Muzaka (Skënderbeu), Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht)
Sulmues: Erjon Bogdani (Çesena), Hamdi Salihi (Rapid Vienë), Ahmed Januzi (Vorskla Poltava), Edmond Kapllani ( Augsburg)
LOJTARËT E FRANCËS
Portierë: Hugo Loris (Lion), Stiv Mandanda (Marsejë), Sedrik Karaso (Bordo).
Mbrojtës: Erik Abidal (Barcelona), Patris Evra (Mançester Junaitid), Antoni Rëvejer (Lion), Lorent Koshilni (Arsenal), Junes Kabul (Totenhem), Adil Rami (Valencia), Bakari Sanja (Arsenal).
Mesfushorë: Alu Diarra (Marsejë), Johan Kabaje (Njukasëll), Jan M'Vila (Rëne), Samir Nasri (Mançester Siti), Marvin Martin (Sosho), Blez Matuidi (PSG), Florent Maluda (Çelsa), Matieu Valbuena (Marsejë).
Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Kevin Gameiro (PSG), Zhermi Menez (PSG), Luak Remi (Marsejë), Franck Riberi (Bajern Munih), Bafetimbi Gomis (Lion).




