Notice: Undefined offset: 1 in /var/www/vhosts/db-media-power.com/albania-sport.com/albaniasportapp/modules/articles/controllers/IndexController.php on line 237 Kuzhe - Franca perballohet duke sulmuar - Albania-sport.com
HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Kuzhe: Franca perballohet duke sulmuar

Trajneri kroat i Shqiperise do te luaje me dy sulmues te paster kunder francezeve

  • 0 komente
Kuzhe: Franca perballohet duke sulmuar



Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, i pamundur në dy vitet e fundit në ndeshjet zyrtare në “Qemal Stafa”, qysh nga humbja me Portugalinë (1-2, 2 qershor 2009), është i bindur se “djemtë” e tij do të dijnë ta përballojnë një fuqi europiane si Franca, ish-kampione e botës në vitin 1998 dhe dy herë kampione e Europës, 1984 dhe 2000.


"Po them 12 dhe jo 11 lojtarë (qesh). Në portë do luajë Ujkani. Në mbrojtje, Dallku, Cana, Teli dhe Vangjeli, në mesfushë, Skela, Agolli, Curri, Bulku e Lala dhe në sulm Salihi dhe Bogdani. U thashë 12 lojtarë pasi jam ende në dilemë mes Lalës dhe Bulkut. Do shikoj në seancën e sotme  stërvitore reagimin e tyre dhe do mendohem mirë para se të bëj një zgjedhje, e cila jam i sigurt se do jetë zgjedhja më e mirë".

Kroati, trajneri më i suksesshëm në historinë e kuqezinjve, prej disa ditësh ka ndërtuar strategjinë e tij për të mos dalë i humbur në ndeshjen e tij të shtatë zyrtare në eliminatoret e Euro 2012-s, ndërkohë që “djemtë” e tij nuk humbasin prej katër sfidash në impianitin ndërkombëtare të kryeqytetit. “A do kënaqesha edhe me një barazim? Jo, jo s’para pëlqej që të jap të tilla parashikime. Unë po përgatis skuadrën për të ndalur Francën dhe pse jo për të fituar”, - tha Kuzhe në konferencën e tij për shtyp.









  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.