HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Fatmir Cuka, trajneri qe përgatit Shqiperine dhe lojtaret e NBA-se (2)

Rrëfim në 360 gradë per gazeten e perditshme "TELEGRAF" i njeshit te koshit. Kryetrajneri i Kombëtares shqiptare të basketbollit flet para ndeshjeve të eliminatoreve të “Eurobasket 2011”

  • 0 komente
Fatmir Cuka, trajneri qe përgatit Shqiperine dhe lojtaret e NBA-se (2)



PJESA E DYTE - Fatmir Cuka, një nga emrat e shquar të basketbollit shqitptar të viteve 1976-1991, dhe me një karrierë të pasur si trajner në Turqi (1991-2001), dhe i instaluar përfundimisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 20 vitesh kthehet në Shqipëri për të marrë pasuar në detyrën e trajnerit të Kombëtares shqiptare të basketbollit, neozelandezin Mark Dikel. Të enjten, Shqipëria do të luajë kundër Azerbaxhanit nëndeshjet e kthimit për “Eurobasket 2011”, ku në grup ka dhe Bjellorusinë, Rumaninë dhe Suedinë.


Nga Turqia në Shtetet e Bashkura, në Florida. Çfarë impakti pati kjo lëvizje?
Ishte një lëvizje e kushtëzuar edhe nga djali. Për edukimin e tij. Amerika është një vend që t’i jep të gjitha. Jam nënshtetas amerikan. Në SHBA është një botë tjetër përsa i përket basketbollit. Atje çdo njeri ka një top basketbolli. Kudo, në çdo cep mund të gjesh një fushë, apo një kosh, deri në bahçen e shtëpisë.

Me se merreni në Amerikë?
Në SHBA kam hapur kompaninë time, Elite Athletic Developemnt, që i kushtohet basketbollit dhe punoj me lojtarët e NBA-së, kampionatit më të fortë në botë. I përgatis nga ana teknike, gjatë periudhës pushimeve, pasi nuk mund të stërviten pranë skuadrave të tyre. Zaza Pachulia është një nga këta. E konsideroj si djalin tim. Është rritur pranë familjes sime. Është si vëllai i Enit. Është një gjeorgjiano-amerikan. E kisha në Turqi te ekipi im Ylker.

Sa ndryshon ai realitet me Shqiprinë?
Në Shqipëri është një realitet krejt i kundër. Nuk mund të gjesh tani, asnjë palestër. Po të hysh tani në pallatin e sportit nuk mund të gjesh as dushe për sportistin. Nuk mund të flitet për basketboll cilësor kur nuk ke bazën e tij. Mbi atë sistem zinxhir u krijua dhe ai brez i artë basketbollistësh në vitet para 1990-s. Në SHBA marketingu është i fuqishëm, bëhet fjalë për shumë para. Aty kompanitë investojnë fuqishëm. Gjithsesi, luhet për kënaqësi apo “having fun”.

Nga muaji maj, ju jeni trajneri i ekipit Kombëtar, duke pasuar në bankinë neozelandezin Mark Dikel. Shqipëria i ka humbur të katra sfidat e para me Azerbajaxhanin, Bjellorusinë, Rumaninë dhe Suedinë. Çfarë mund të prodhojmë në ato të kthimit pas dy testeve të fituara me Ulqinin?

Unë jam vazhdimi i një stafete. Do të mundohem të bëj më të mirën. Neozelandezi Dikel solli një përvojë të pasur të tijën si lojtar. Dua të theksoj se nuk mund të presim ndryshime thelbësore brenda një muaji. Konstatimi i parë është se gjej një basketboll të shkatërruar. Arsyet dihen. Është në një gjendje të mjeruar. Shteti duhet ta ndihmojë shumë basketbollin. Nuk kemi ambientet e e duhura. Ne do të përpiqemi ta ngushtojmë diferencën me këto skuadra. Ndoshta nuk mund të fitojmë të katërta, apo mund t’i humbasm të gjitha, e rëndësishme është të ecim në një drejtim pozitiv.

Ju keni në dispozicion disa lojtarë që luajnë jashtë. Çfarë influence mund të kenë?
Ajo që më gëzon, është fakti se kemi disa basketbolistë si Ermal Kuqo që vjen nga Turqia, Franko Bushati nga Italia apo Eni Cuka nga Amerika që sjellin një karrierë dhe edukatë sportive. Personalisht, jam një trajner karriere dhe nuk i pranoj humbjet. Por, a jemi ne të barabartë me ekipet që do të luajmë? Nuk jemi të tillë, por do të luftojmë për të fitruar. Azerbajxhani është skuadra më e mirë e grupit. Ka disa lojtarë të huaj.

A do të bëhemi ndonjëherë pjesë e Divizionit A?
E shoh shumë të ngrohtë, pozitive. Duhet të stërvitemi shumë. Duhet të krijojmë një bazë të fuqishme për këtë.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.