Notice: Undefined offset: 1 in /var/www/vhosts/db-media-power.com/albania-sport.com/albaniasportapp/modules/articles/controllers/IndexController.php on line 237 Iken edhe Esad Karishik - Albania-sport.com
HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Ikën edhe Esad Karishik

Trajneri serbo-boshnjak teorikisht është i vetëdorëhequr pas 5 javësh në drejtimin e verdhebluve

  • 0 komente
Ikën edhe Esad Karishik



(ALBANIA-SPORT) - Elbasani-Vllaznia 0-4. Humbja e 14-të në 20 javë për verdheblutë. Vendi i fundit me 12 pikë, 40 gola të pësuar. Rënia në Kategorinë e Parë është një realitet.

2 herë kampionët e Shqipërisë (1983-1984, 2005-2006) ndodhen 9 pikë larg vendit të parafundit që mbahet nga Bylis.

Kanë mbetur edhe 12 ndeshje për tu luajtur dhe klubi nga "Ruzhdi Bizhuta" është në kërkim të trajnerit të tretë sezonal.

I pari, Krenar Alihmehmeti, u largua pas javës së 16-të; i dyti, serbo-boshnjaku, Esad Karishik, pas vetëm 5 javësh.

Shkarkimi i tij është punë orësh. Trajneri ndodhet për një vizitë familjare në Serbi.

Biletë pa kthim? Stërvitja e fundit u drejtua nga ndihmësi i tij, Ilirjan File.

Ndeshja e radhës nuk lë vend për shpresë për Elbasanin: do të luajë në Vlorë kundër Flamurtarit kryesues e që kërkon fitoren pas humbjes së djeshme me Skënderbeun.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.