Bledar KUKA - Nuk ėshtė kundėr trajnerėve tė huaj, jep shpresė se kolegėt e tyre shqiptarė mund tė konkurrojnė denjėsisht dhe beson se Teuta mund tė jetė njė nga zbulimet e kėtij kampionati. Sulejman Starova u tregua shumė i lumtur pasi Teuta e tij fitoi nė shtėpinė e bardhebluve 2-1 tė shtunėn nė kuadėr tė Kategorisė Superiore. Fitore e merituar, - tha ai, - sikur e ndjenja qė Vila do tė shėnonte, e pashė shumė mirė qė nė nxemje.
Ai ėshtė triumfatori i javės dhe gazetarėt nuk kanė harruar ti kujtojnė dy largimet aspak tė kėndshme prej stolit kryeqytetas mė 2005 dhe 2007. Mė nė fund, ai e ka pėrmendur hakmarrjen ndaj Tiranės, konkretisht ndaj dy prej donatorėve tė saj, (kryedonatorit) Halili dhe Ngjelės. U tregova se gabuan kur mė larguan, - tha ai jo pa mllef nė njė intervistė interesante pėr Sport Ekspresin, duke lėnė lexuesit tė gjykojnė nėse bėri mirė apo keq qė foli pėr hakmarrje.
Starova i sotėm ėshtė shumė mė i qetė sesa ai i verės qė na shkoi, kur ēdo ditė ishte me dhimbje koke pėr tė gjetur aq lojtarė sa i duheshin pėr tė krijuar Teutėn e shpėrbėrė. A ju shkonte mendja nė verė se dot arrinit deri kėtu, ishte pyetja qė i bėra trajnerit ndėrsa ai po dilte i kėnaqur nga pista e tartanit nė Qemal Stafa. Bobi lėshoi njė buzėqeshje, njė nga ato pėr tė cilat ėshtė i dėgjuar.
Nė verė po mė sillej mendja vėrdallė pėr tė gjetur lojtarė dhe nuk kisha fare kohė qė tė mendoja se ku do tė arrija, - u pėrgjigj ai. Mė vjen mirė pėr rezultatet sepse pėr tė arritur deri kėtu kemi punuar shumė, - vazhdoi, - futbollistėt tanė janė tė dėgjueshėm dhe kemi krijuar njė grup shumė tė mirė. E treguam edhe me Vllazninė apo edhe me Dinamon, pavarėsisht se nuk fituam.
Trajnerit i kėrkova qė tė mė thoshte emrat e disa prej lojtarėve qė mund tė jenė tė pėrmendur nė tė ardhmen, ndonėse dihet se si ēdo trajner ai nuk ka qejf tė flasė pėr individė tė veēantė. Starova pranoi dhe pėrmendi vetėm njė emėr: Vila, kėtė po e veēoj, ndėrsa tė tjerėt janė lojtarė tė mirė, por qė kanė forcė tė bashkuar nė grup, jo veē e veē.
Njė pyetje e ngacmoi veēanėrisht ish-sekretarin e pėrgjithshėm tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. E pyeta sesi ndikoi dhe ndikon tek trajnerėt shqiptarė ardhja e trajnerėve tė huaj. Ju jeni vetė gazetarė apo ka edhe specialistė, - e nisi ai me sulm, - dhe mund tė gjykoni nga ajo qė shikoni. Unė mendoj, - tha mė pas, - se ardhja e tė huajve nuk ka asgjė tė keqe, pėrkundrazi.
Veēse, - e vijoi mendimin, - mund tė them se, nė kushtet e krijuara, nuk ėshtė mė e nevojshme qė ne, trajnerėt shqiptarė, tė shkojmė nė Itali pėr tė marrė literaturė. Ka ardhur literatura kėtu. Bobi ėshtė partizan i flaktė i taktikave italiane tė futbollit si dhe njė tifoz i hershėm i futbollit tė vendit pėrtej Adriatikut. Natyrisht, ndihmė ėshtė edhe lektori i famshėm, Franko Ferrara, qė vjen nė kurset e trajnerėve shqiptarė.
Disiplina e vogėl, sjell disiplinėn e madhe
Kur ishte trajner i Tiranės, Sulejman Starova, kishte njė shprehje tė vetėn. Disiplina nė gjėrat e vogla, sjell disiplinėn nė gjėrat e mėdha, - thoshte ai. Kjo do tė thoshte se ardhja nė orar nė stėrvitje, veshja nė orar, ushqimi nė orat, fjetja nė orar si nė shtėpi ashtu edhe nė grumbullim, sillte disiplinėn nė taktikė dhe nė fushėn e lojės.
I ardhur nga posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė FSHF-sė, Starova ishte mėsuar tė urdhėronte dhe tė mos kishte komplekse ndaj njerėzve. Ai ka njė veti qė atė qė ka nė kokė e bėn, - thotė njė ish-bashkėpunėtor i hershėm i tij, - dhe kjo vlen shumė nė Shqipėri. Nė 2004-2005, ai fitoi titullin me 84 pikė, rekord i kampionateve shqiptare.
82 golat e shėnuar ishin dhe mbeten rekord nė historinė e Tiranės, ndonėse edhe Vllaznia e bukur e Shkodrės nuk ishte shumė prapa, me 80 rrjeta nė llogari tė saj. Rekordet nė Shqipėri i ka, sidoqoftė, tjetėrkush. Partizani mė 1954 shėnoi 93 gola, mė 1955, 96, ndėrsa mė 1951 ishte pėrmbytja me 136 golat e tė kuqve dhe 108 tė Dinamos.
Starova arriti ta kapėrcente hendekun 7-vjeēar me trajningun, krijuar pėr shkak tė funksionit tė tij nė FSHF. Ai pati zgjuarsinė qė tė dėgjonte, por edhe njė filozofi brenda vetes sė tij. Pėr shkak tė ambicies qė e pati gjatė gjithė jetės arriti ta vlerėsonte lart autoritetin e vetvetes dhe kjo e ndihmoi nė punė.
Sot po arrin tė bėjė mrekullira me njė skuadėr durrsake qė, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk premton (ende) aq shumė dhe qė mund ta lerė nė baltė rrugės. Sidoqoftė, trajneri do tė jetė i shpėtuar nė ēdo rast. Zotėsinė e tij e tregon fusha e lojės, pavarėsisht se Teuta e Hasanbelliut nuk duket as e mirė paguar dhe as e zonja qė tė shėnojė shumė.
|