Bledar KUKA - Nė ndonjė dyqan tė Prishtinės, njerėzit sot do tė ishin duke blerė mish tek kasapi Lorik Cana. Nėse babai i tij, Agimi, nuk do tė ishte bėrė lojtar i njohur dhe si i tillė edhe i biri dhe nėse jeta nuk do ti kishte larguar nga Kosova pėr nė Zvicėr, ky do tė kishte qenė skenari mė i mundshėm pėr kapitenin e sotėm marsejez, njeriun qė ėshtė bėrė idhull i tifozėve bardhekaltėr.
Nė familjen tonė shumica bėheshin kasapė, - shprehet Loriku, i cituar nga media franceze, sportvox.fr, e cila e pyeti se ēfarė do tė ishte bėrė pa futbollin. I lindur mė 27 korrik 1983 nė Prishtinė, ndonėse me origjinė nga Gjakova, Loriku e provoi emigracionin shumė herėt qė nė nisje tė viteve 90-tė (1992). Qė nga Lozana, tek Paris SG pėr tu ēimentuar tek Marseja, e ardhmja e Canės ishte e lidhur me futbollin.
Loriku nuk flet shumė pėr profesionin e kasapit, apo boucher-it nė frėngjisht, ndonėse sportvox-i i vė shkrimit titullin Loriku, kasapi kosovar, njė shkrim i pėlqyer shumė nga tė paktėn 66 pėr qind e lexuesve. Mė shumė flitet pėr futbollin, pėr tė tashmen dhe tė ardhmen. Ai ka kontratė deri mė 2012 nė Velodrom, por shumė klube interesohen pėr tė dhe besohet se nė verėn e ardhshme mund tė ikė.
Janė dy gjėra qė bien mė shumė nė sy pėr shqiptarin nga Kosova, njėkohėsisht zėvendėskapiten tė kombėtares kuqezi. Sė pari qė, tek OM-ja ish-trajneri Alber Emon e vendosi nė mesfushė si tė vetmin mesfushor rikuperues (shkatėrrues, ndonėse termi nuk ėshtė krejt i saktė), ndėrsa zakonisht nė kampionatin francez skuadrat kanė nga 2 ose 3 tė tillė. Kjo tregon zotėsinė e tij dhe besimin qė kishte trajneri tek ai.
Sė dyti, ndonėse mbetet njė enigmė pėr marsejezėt, ai ėshtė fort i pėlqyer. Ndėrsa trajneri i sotėm, Erik Gerec, quhet si babai, Loriku cilėsohet si djali i madh nė skuadėr, pėr shkak tė respektit tė madh qė krijon te kolegėt futbollistė. Nuk u diskutua shumė lidhja e tij e (pa) mundur me Klarė Morganin e njohur, ndėrsa jeta private e djaloshit 1.85-metrosh ėshtė diēka krejt personale.
|