Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Luan Krasniqi, aviatori qė dashuroi ringun

Bledar KUKA - Tashmė ai ėshtė nė kilometrat e fundit tė fluturimit dhe dritat e pistės sė aeroportit po duken aty pėrpara. Luan Krasniqi, sot 37-vjeēar, tregoi ndaj Dimitrenkos se karriera po i shkon drejt mbylljes. Ndoshta, pas bisedave tė gjata me familjarėt, edhe mund ta lajmėrojė atė. Nė fillimet e jetės, kur ishte ushtar i Bundesverit (Ushtrisė Gjermane), Luani shėrbente si aviator, me njė gradė nėnoficeri.
Ushtaraku Krasniqi shėrbente nė fillim tė viteve 90-tė nė Luftvafe, emri qė ka edhe sot krahu ajror i forcave tė armatosura gjermane, ashtu siē e kishte edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nuk dihet saktė nėse ai ka shėrbyer me njė Fantom F-4F apo njė Tornado, por ndonėse komandant i njė grupi ushtarakėsh tė tjerė, shqiptari nga Juniku nuk pati fatin tė drejtonte ndonjė F15 apo F16. Gjermanisė nuk i lejohej ...

Ishte njė ish-boksier jo i madh gjerman, Teo Kerekesh (Theo Kerekesch) qė formoi kampionin Krasniqi. Mė 1994, sapo mori nėnshtetėsinė ai shkoi nė Liverpul dhe fitoi medaljen e artė nė turneun e qytetit tė Bitėllsave. Po atė vit doli kampion i Gjermanisė, sėrish i tillė mė 1995 bashkė me titullin e nėnkampionit tė botės dhe medaljen e bronztė olimpike mė 1996 nė Atlanta.
Plot 29 vjet kishte Gjermania pa njė kampion tė Europės, por djaloshi nga Juniku ia dhuroi kėtė kėnaqėsi. Pasi doli kampion i Europės si profesionist, ai humbi betejėn pėr titull me Brujsterin. Pas 35 ndeshjesh, 30 tė tė cilave tė fituara (njė barazim), Luani po mendon nėse do tė ishte mė mirė tė kalonte ditėt si komentator boksi, duke shfrytėzuar diplomėn e tij dhe duke dėgjuar muzikėn e tij tė preferuar soul.

Ndeshja e fundit, e humbur, ndaj Dimitrenkos i dhuroi rreth 1 milion euro (sipas “Bildit”), ndėrsa shumė mė tepėr duhet tė ketė fituar ndaj Lemon Brujsterit mė 28 shtator 2005, ditėn fatkeqe kur pati aq pranė titullin e kampionit tė botės nė peshėn e rėndė. Donte ta realizonte ėndrrėn e gjermanėve pėr tė parė njė kampion tė tyrin pas Maks Shmelingut tė vjetėr e tė mirė tė viteve tė shkuara.

Luani do tė ketė mundėsi tė rrisė trėndafila apo edhe luledielli, pėrderisa kėto janė lulet qė i pėlqejnė mė shumė, por vėshtirė se do tė pranojė tė mbajė kafshė nė shtėpi. “Mė pėlqejnė shumė kafshėt, - tha dikur nė njė intervistė pėr “franciska-kelin”, - por jo nė robėri”. Ndoshta nė kinemanė e tij shtėpiake (njė aparat DVD) do tė ketė kohė tė shikojė mė shpesh filmin e preferuar “Shpėtoni ushtarin Rajan”.
“Mė pėlqejnė shumė gjėra nė jetė, - shprehet Krasniqi, - tė lexoj, tė lundroj nė internet, tė bisedoj me njerėzit”. Si shumė shqiptarė ai ėshtė poliglot sepse flet rrjedhshėm pėrveē shqipes e gjermanishtes, edhe serbo-kroatisht, italisht, anglisht. Luani ėshtė njė njeri me humor dhe pėrgjigjet shumė bukur kur e pyesin nėse ndonjė revistė prestigjioze do t’i kėrkonte tė pozonte nudo.

“Nė radhė tė parė njė revistė serioze nuk boton foto nudo, - qeshi ai, - por nėse do tė donin, unė jam gjithnjė gjysmė i zhveshur nė ring”. Prej kohėsh po mendon qė tė ketė mė shumė kohė nė dispozicion dhe tė studiojė pėr jurisprudencė. Pėr tė ardhur keq qė nuk dėshiron matematikėn gjithnjė ka pasur notat mė tė mira. Po mė tė kėqijat? Pavarėsisht se ėshtė poliglot, mė e vėshtira pėr tė ka qenė gjermanishtja.