Edhe pse Anorthosis i portierit tė Kombėtares shqiptare, Arjan Beqaj po kalon momentin mė tė mirė nė gjithė historinė e klubit, falė paraqitjeve tė jashtėzakonshme nė Ligėn e Kampioneve, prapė se prapė ka diēka qė e prish kėtė bukuri tė brishtė. Presidenti i Anorthosis Famagusta, Andreas Panteli u dorėhoq pasi u arrestua pėr pėrvetėsim tė paligjshėm.
Panteli deklaroi se do tė derdhė nė arkėn e klubit qipriot tė gjithė shumėn pėr tė cilėn ai do dalė fajtor nga njė kontroll financiar i pavarur. Kėshilli i Administrativ i klubit e akuzon atė se kishte pėrvetėsuar nė mėnyrė tė paligjshėm 418.498 euro dhe kishte kėrkuar tė arkėtonte edhe 500 mijė euro tė tjera midis muajve gusht e nėntor.
|