Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Platini, i hidhur: Jo tani Kosovės nė UEFA!

Tė gjithė besonim se “hokatari” Mishel Platini, njė mik i vjetėr i Shqipėrisė, tė paktėn e ka prekur tokėn e saj pesė herė qė nga viti 1992 , do tė ishte mė “trendi” se presidenti i FIFA-s, Jozef Blater nė lidhje me Kosovėn. Por, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini u tregua i ashpėr dhe i drejtpėrdrejtė nė lidhje me mundėsinė e Kosovės pėr t’u anėtarėsuar nė UEFA dhe FIFA. Dhe kėtė deklaratė nuk e bėri nga selia zyrtare e UEFA-s nė Nion tė Zvicrės, por nė Tiranė, gjatė vizitės sė parė tė njė presidenti tė qeverisė europiane tė Futbollit nė Shqipėri. Platini: “Unė u kam bėrė tė qartė disa herė dhe drejtuesve tė Federatės sė Futbollit tė Kosovės. Statuti i UEFA-s ėshtė shumė i qartė. Pėr tė qenė anėtari i UEFA-s duhet tė jesh mė parė anėtar i Kombeve tė Bashkuara”.

Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve u shfaq me njė pamje triumfuesi nė konferencėn pėr shtyp, madje edhe pse tė gjithė prisnin me padurim deklarimet e Presidentit tė UEFA-s, ministri si mikpritės u duk si violina e parė.

“Axhenda e zotit Platini ėshtė shumė e ngjeshur, por pėr tė respektuar ju (mediat), ai pranoi tė jepte njė konference tė pėrbashkėt shtypi, por jo mė shumė se pesė minuta”, - tha Pango.

“Po bėj shumė shkurt njė ekspoze tė bisedimeve. Kemi folur kryesisht pėr projektet e UEFA-s pėr tė ndihmuar sportin shqiptar. Ėshtė njė projekt pėr tė shtuar orėt e mėsimit nė fushėn e edukimit fizik dhe nė veēanti tė futbollit. Pėr ta hapur mė gjerėsisht atė. Ėshtė njė projekt pėr 12 fusha futbolli, tė cilat do tė financohen nga UEFA, duke i kaluar kėto fonde pėrmes Federatės Shqiptare tė Futbollit. Kemi folur edhe pėr ide tė tjera interesante.”, - dha tė tjera detaje ministri pas bisedės gati 30 minutėshe me njėshin e futbollit evropian.

Kosova ishte njė tjetėr temė e bisedės Pango-Platini. Ministri: “Me zotin Duka (presidentin e FSHF-sė), kemi sugjeruar edhe njė herė qė Federata e Futbollit e Kosovės, nėse ėshtė e mundur tė rishikohet edhe njė herė tjetėr, nėse mund tė bėhet pjesė e familjes sė madhe ndėrkombėtare tė futbollit. Kuptohet, qė kjo ka dhe vėshtirėsitė e veta, pasi ekziston njė nen (nė statutin e UEFA-s), sipas tė cilit duhet tė jesh anėtar i Kombeve tė Bashkuara. Gjithsesi, ne e quajtėm kėtė njė hap tė dytė apo tė tretė nė rrugėn drejt bindjes, apo me saktė drejt njė marrėveshjeje”.

Ish-kapiteni i Francės, Mishel Platini, e nisi fjalėn e tij me falėnderimet ndaj pritjes sė ministrit Pango dhe presidentin e FSHF-sė, Duka, pėr pritjen e ngrohtė qė i rezervuan atij personalisht dhe delegacionit tė UEFA-s nė Shqipėri.

“Nuk ėshtė hera e parė qė unė vij nė Shqipėri, por ėshtė hera e parė qė unė vij si president i UEFA-s”, - tha ish-trajneri i “gjelave”, qė me kombėtaren franceze fitoi 1-0 nė “Qemal Stafa”, mė 17 nėntor 1990 pėr Kampionatit Europian 1992.

“Me Armando (Dukėn) dhe ministrin e sporteve (Pango) ne analizuam tė gjithė situatėn e futbollit nė Shqipėri. Dua tė saktėsoj njė gjė, se unė nuk kam ardhur nė Shqipėri, qė tė ndikoj me rolin tim qė Shqipėria tė fitojė”, - dhuroi batutėn e zakonshme bosi i UEFA-s. “ Roli im ėshtė qė tė ndihmoj nė formimin e brezat e rinj tė futbollistėve, dhe kėtė duhet ta bėj me Federatėn Shqiptare tė Futbollit dhe ministrinė, qė besoj se e kuptoi se ēfarė do tė bėjmė ne me futbollin nė Shqipėri”.

Ish mesfushori i Juventusit nė lidhje me nenin e famshėm 53 tė statutit tė FSHF-sė, nen qė prodhoi edhe pezullimin e pėrkohshėm tė Shqipėrisė nga FIFA e UEFA. “Una domanda? Io capisco (Njė pyetje, unė kuptoj)”, - tha Platini, duke qeshur. “A ėshtė diskutuar nė lidhje me nenin 53, kur nesėr (tė mėrkurėn ) ėshtė edhe Asambleja e Pėrgjithshme e Federatės?”.

Platini ngriti supet edhe pse ia pėrkthyen frėngjisht pyetjen. “Nuk u diskutua fare ai nen, dhe pėr kėtė pėrgjigje do tė jap unė”, - tha ministri Pango.

“Ėshtė njė nen, pėr tė cilin ekipet, po i quaj teknike, janė marrė vesh. Ėshtė rektifikuar neni nė lidhje me pėrcaktimin “pa kufizim nė kohė, hapėsirė e tij,”. Do tė kalojė siē kemi rėnė dakord, por do tė bėjmė edhe disa rregullime tė tjera. Kjo ėshtė nė diskutim nė nivel specialistėsh”.

Platini u pyet drejtpėrdrejt nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės nė familjen evropiane dhe qėndrimin e tij ndaj Kosovės apo rreth mundėsisė sė takimit tė drejtuesve tė tyre, nė funksionin e tij si president i UEFA-s.

Platini: “Unė u kam bėrė tė qartė disa herė dhe drejtuesve tė Federatės sė Futbollit tė Kosovės. Statuti i UEFA-s ėshtė shumė i qartė. Pėr tė qenė anėtari i UEFA-s duhet tė jesh mė parė anėtar i Kombeve tė Bashkuara”.

Nė lidhje me lejimin e Kosovės pėr zhvillimin  e ndeshjeve miqėsore ndėrkombėtare, Platini u pėrgjigj nė mėnyrė diplomatike. “Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e hodhi poshtė kėrkesėn”. Ministri Pango bėri njė tjetėr ndėrhyrje nė lidhje me trajtimin e Kosovės, duke bėrė edhe njė paralelizėm mė mėnyrėn sesi u arrit Pavarėsia e shtetit mė tė ri nė botė.

“Nėse fillojmė tė trajtojmė diēka, ėshtė mė mirė sesa ta lėsh paprekur. Ashtu sikundėr si dhe problemi i Pavarėsisė u fillua gradualisht pėr tė arritur atė. Le tė themi se sot filluam diēka. Unė nuk e mendoj se kjo ėshtė pa gjė. Ne mendojmė se do tė arrijmė diēka pozitive”.

Sė fundi edhe pėrgjigja “vrasėse” e Platinisė: “Gjithkush mund tė ketė idetė e tij, por ne respektojmė statutin. Ky ėshtė vendimi i UEFA-s”.

Njė pėrgjigje qė nuk tė frymėzon tė tjera pyetje. Pėsėminutėshi i Platinisė mbyllet me “xhonglimet” e ish-numrit “10” tė Francės. “Si! Nuk ka mė pyetje? Vėrtet”,- tha Mishel, duke e bėrė kėtė pyetje nė italisht, frėngjisht e anglisht. “Hajd mirupafshim”.


Platini nė Tiranė

Avioni qė solli Mishel Platininė mbėrriti me vonesė nė Shqipėri, duke prishur pak edhe protokollin e takimeve, por njė telefonatė mirėkuptimi me ministrin e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve, Ylli Pango, e shtyhu pėr gati 25 minuta takimin e programuar. Dhjetė televizione e njė dyzinė gazetarėsh sportivė e pritėn me padurim tė shihnin nga afėr jo Zlatan Ibrahimoviēin e Suedisė a as Ronaldijon e Milanit, por njė tjetėr simbol tė futbollit botėror, bosin e UEFA-s, i cili mbėrriti nė selinė e ish-Lidhjes sė Shkrimtarėve nė kujdesin e rreptė tė pesė badigardėve dhe tė presidentit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka ( veshur me kostumin zyrtar me stemė tė FSHF-sė), zėvendėspresidentėve Bujar Kasmi e Lutfi Nuri, si dhe sekretarit tė pėrgjithshėm Arben Bici.

Nė oborrin e MTKRS-sė, Platini u prit nga drejtoresha e Sporteve, Violeta Shqevi, e cila e shoqėroi nė katin e tretė drejt zyrės luksoze tė ministrit Pango.

“Po kėtu ēfarė gjuhe do tė flasim”, -tha Platini, teksa pėrballė Pangos gjigant, dukej si tė ishte para gjermanit Horst Hrubesh. “Si tė doni ju, frėngjisht, anglisht”, - iu pėrgjigj ministri poliglot. “Paska shumė ‘press’, - tha i habitur Platini,  i rrethuar nga njė kordon i jashtėzakonshėm njerėz tė medias.

Presidenti i UEFA-s, ashtu si nė ritin e ēdo protokolli zyrtar i dhuroi flamurin trekėndėsh tė UEFA-s, duke shtrėnguar gjatė duart me Pangon. “On va faire imortalise ce moment” (Le ta bėjmė tė pavdekshme kėtė moment)”, - tha Platini, duke i shtrėnguar fort duart me ministrin. Pango sigurisht ka dhuratėn e tij. “Pranoni dhe pak Shqipėri”. Njė ēantė ku brenda saj ka njė komplet guidash turistike tė Shqipėrisė. “Kur tė keni mbaruar punė me pamjet na thoni”, - i drejtohet ministri tė “tepėrtve”.

Media e di qė ka ardhur koha tė largohet. Pas 30 minutash sėrish pranė Platinisė nė konferencė shtypi, pėr ta ndjekur atė nė Durrės nė inaugurimin e fushės sė stadiumit “Niko Dovana” (ora 14:00), e pėr ta mbyllur me takimin me Presidentin e Republikės, Bamir Topi (ora 18:00)

Kush ėshtė Mishel Platini

Kush ėshtė Platini 52-vjeēari Mishel Platini ėshtė njė nga legjendat e futbollit francez dhe njė nga yjet mė tė mėdhenj tė futbollit botėror. Francezi ka marrė pjesė nė Kupėn e Botės sė vitit 1978, 1982 dhe 1986 duke qenė gjysmėfinalist nė dy tė fundit me pėrfaqėsuesen e vendit tė tij. Platini ėshtė i njohur pėr goditjet e tij tė lira, cilėsi qė e tregoi me Francėn dhe Juventusin ku luajti pėr 5 sezone. Platini ka fituar tri herė “Topin e Artė” nė vitin 1983, 1984 dhe 1985. Me kombėtaren franceze Platini ka zhvilluar 72 ndeshje duke shėnuar 41 gola. Platini ka qenė trajneri i Kombėtares sė Francės. Aktualisht Platini ėshtė president i UEFA-s dhe zėvendėspresident i FIFA-s.