Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini do tė vijė nė Tiranė tė martėn, por bosin e qeverisė evropiane tė futbollit nė vizitėn e tij tė pestė nė Shqipėri do ta shoqėrojė nė distancė, protesta e drejtuesve dhe tifozėve tė Bylisit, nė lidhje me gjykimet jokorrekte.
Sipas tyre, tė paktėn nė katėr raste xhaketat e zeza e kanė tepruar me ballshiotėt: gjyqtari Aranit Lulaj nė ndeshjen Bylis-Besa (2-3), Sokol Ēekaj nė ndeshjen Vllaznia-Bylis (1-0), gjyqtarin Erion Dobi nė ndeshjen Bylis-Tirana (0-0) dhe Lorenc Jemini nė ndeshjen Teuta-Bylis (1-0).
Sipas asaj qė deklaroi sulmuesi i njohur Klevis Dalipi pėr Ora sport, Bylisit i janė mohuar tė paktėn 5 pikė, qė sipas tij do ta ēonin skuadrėn e presidentit karizmatik Besnik Kapllanaj nė kuotėn e e 14 pikėve, e jo tė 9 pikėve qė ka aktualisht.
Do tė protestojmė pėrpara selisė sė FSHF-sė, kėtij organizmi qė prej kohėsh ka injoruar denoncimet qė ne dhe klube tė tjera kanė bėrė ndaj futbollit tė pandershėm dhe gjyqtarėve tė korruptuar, citohet nė deklarimin e drejtuesve tė klubit.
Nuk ėshtė vetėm ndeshja me Teutėn, ku ne penalizohemi me pa tė drejtė me mohimin e pikėve mė se tė merituara, thuhet nė deklaratėn e tyre, drejtuesit e Bylisit, tė mbėshtetur fuqishėm nga bashkia e kėtij qyteti dhe shoqata e tifozėve.
Mishel Platini do tė takohet me ministrin e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve, Ylli Pangon (13:45), nė selinė e kėtij tė fundit, ku priten tė diskutohen edhe problemet qė ekzistojnė midis qeverisė dhe FSHF-sė.
|