Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Drejtori teknik, koncepti i munguar ne Shqiperi

Bledar Kuka- Oto Bariē fillimisht ka qenė njė futbollist, ndonėse jo me shumė fat. Mė pas, sipas rrjedhės llogjike tė gjėrave, ai i hyri profesionit tė trajnerit ku pati jo pak suksese, madje duhet thėnė fjala shumė. Me kalimin e viteve, ai “mori patentėn” edhe pėr tė punuar si drejtor teknik, gjė qė do tė thotė se mund tė zgjidhte se ēfarė donte tė ishte. Kur energjitė nuk i pati mė aq tė bollshme sa pėr tė punuar ēdo ditė nė fushė me djem tė rinj apo pak mė tė pjekur, Herr Oto manovroi mes posteve tė trajnerit tė pėrfaqėsueses dhe tė drejtorit teknik.

Kjo ėshtė njė formulė e vjetėr, pėr tė cilėn e lodhė kokėn brezat e mėparshėm tė vendeve perėndimore, europianoqendrore apo amerikanojugore. Pėr brezin e sotėm shqiptar ėshtė njė produkt i gatshėm, njėlloj si formulat e algjebrės nė librat e shkollės, fat qė e kemi qė prej 1000 vjetėsh kur njė arab i nxėnė i shpiku ato.

Problemi ėshtė se ata qė duhet t’i mėsojnė kėto formula (pėr hir tė sė vėrtetės, jo edhe aq tė vėshtira), e qė janė presidentėt, donatorėt, sponsorėt e klubeve dhe drejtuesit nėpėr bashki, as nuk e kanė vėnė ujin nė zjarr pėr kėtė punė. Domosdo, paratė shkojnė lumė pa dobi, si nė ēdo rast tjetėr kur lėrohet njė arė pa ditur gjė nga bujqėsia.

Tani qė po na vijnė kroatėt, barra ėshtė bėrė edhe mė e rėndė, gati 1 milion euro thonė ata qė dinė tė numėrojnė. As sakrifica 1-milionėshe nuk ka arritur t’ia hapė sytė drejtuesve tė lartė tė klubeve tanė. Pse, ēfarė bėjnė ata, do tė pyesin njerėzit qė nuk i njohin aq nga afėr kėta trima.

Ata bėjnė pikėrisht atė qė nuk duhet bėrė. Dėgjojnė ēdo person tė afėrt nga gjaku, puna, gota, miqėsitė e vjetra dhe tė reja, por kurrė atė njeri qė nuk ka afėrsi me presidentin, por me vetė futbollin. Kjo quhet mungesė edukimi dhe pėr kėtė duhet tė bėhemi tė gjithė bashkė qė presidentėt tanė tė jenė kalueshėm nė shkollėn e drejtimit dhe menaxhimit tė njė klubi futbolli.

Shqipėria ka shumė Oto Bariēė, ndoshta jo aq “Maksimalė”, por sa pėr nevojat tona, po. Bejkush Birēe tek Partizani ėshtė njė shembull i gjallė e i prekshėm, pavarėsisht se as Perėndia vetė nuk ka ē’bėn kur klubi ėshtė nė atė gjendje. Me integritetin e mrekullueshėm moral dhe profesional, ky lab trim e pėrplasi tė vėrtetėn hapur, pa pasur drojė nga presidenti i tij.

“Nuk ka ē’bėn trajneri i huaj kur nė klub nuk funksionojnė gjėrat e tjera”, - tha Birēe. Ai qė ka mend tė kuptojė, jehona e kėtyre fjalėve i bėhet si “president, mė dhimbsen paratė e tua, mos i shko kot”. Birēe ka qenė trajner, madje duke lėnė njė emėr, ka qenė edhe aq i guximshėm sa t’i thoshte njė njeriu tė pushtetit nė kohėn e komunizmit, “sa miq ke ti nė Byronė Politike, unė kam lapidarė nė Vlorė”.

Birēe nuk ėshtė caktuar drejtor teknik pėr t’i bėrė nder, pėr tė ngrėnė njė copė bukė, pėr t’u hequr qafe apo nga ndonjė telefonatė nga “lart” (ah, sa prishin punė ata qė duhet tė ndreqin). Vetė presidenti i Partizanit e ka marrė sepse e vlerėson. Dhe unė jam i bindur se nuk ka bėrė gabim.
Klubit tė futbollit i duhet drejtori teknik, ashtu si uji apo ajri i duhen njerėzve. Por vetėm drejtorė si Bejkushi, jo nga ata tė telefonatave.