Zoti Haxhia, pas transferimeve intensive tė disa prej lojtarėve mė tė spikatur shqiptarė, tashmė ka ardhur koha qė si menaxher zyrtar i tyre, tė bėni edhe njė bilanc tė paraqitjes tė tyre?
Pėrsa i pėrket bilancit mė duket mė se pozitiv, pasi asnjė nga skuadrat ku kam kryer trasferimet nuk mė ka komunikuar asgjė negative pėrsa i pėrket paraqitjes sė lojtarėve qė unė pėrfaqėsoj, ndėrsa pėr lojtaret nė pėrgjithėsi mirė, pėrjashto kėtu pėr ndonjėrin qė ka nevoje pėr pak kohe mė tepėr pėr ambientim. Hidi tel ALKI ėshtė njė nga surprizat e superligės qipriote, nė 4 takime ėshtė vlerėsuar me titullin \"Mė i miri nė fushė\" dhe ka tėrhequr vėmendjen e 2 klubeve nė Qipro, qė mė kanė kontaktuar pėr tė pasur eskluzivitetin e kėtij lojtari. Por nuk ka tėrhequr vėmendjen vetėm nė Qipro. Hidi ėshtė duke u vėzhguar pėr disa javė nga skauteri i njė ekipi evropian shumė i rėndėsishėm. Rrustemi ėshtė kthyer nė lojtar titullar tek ALKI mbas 2-3 ndeshjeve ne stol, i kondicionuar nga njė problem fizik, por tashmė ėshtė rikuperuar plotėsisht. Kėtė e tregoj me paraqitjen e tij ndeshjen e fundit ku barazuan jashtė. Lila tek Tirana ėshtė duke treguar kualitetin e tij dhe ėshtė autori i disa golave, aq sa pėr shaka njė ditė nė telefon i thashė: \"Tirana tė paguan pėr mbrojtės jo pėr sulmues, dhe po tė vazhdosh kėshtu do tė detyrohem tė kėrkoj pėrmirėsim rroge\". Memelli po ashtu tek Tirana ėshtė njė emėr, njė garanci, kėtė e tregon edhe renditja nė klasifikimin e golashėnuesve tė kampionatit tonė, falė kualitetit tė tij ky lojtar po hyn nė elitėn e sulmuesve shqiptar.
Klodian Duro, ishte dhe transferimi juaj i parė nė Qipro, te njė ekip mė emėr si Omonia Nikosia, qė aktualisht kryeson kampionatin qipriot. Cila ėshte pėrshtypja e drejtuesve tė klubit qipriot pėr mesfushorin e Kombėtares shqiptare?
Duro tek Omonia nuk ka nevojė, qė unė tė them si ka luajtur. Atė e tregojnė statistikat nė klub dhe ato nė kombėtare. Pėr Klodin mė kanė kontaktuar njė klub nga Italia, njė nga Anglia dhe njė nga Greqia. Jam i kėnaqur me faktin qė ky lojtar po tregon cilėsitė e tij dhe po merr atė qė meriton si lojtar, jo sepse e pėrfaqėsoj unė, por mund tė bėjė pjesė nė ēdo skuadėr elite europiane. Kėtė gjė e ka kuptuar edhe klubi i Omonias qė ėshtė duke pėrgatitur njė kontratė tė re me njė pagesė siē e meriton njė lojtar qė bėn diferencėn nė fushė.
Qipro mund tė konsiderohet si njė ishull shqiptar, pasi aty luajnė pesė futbollistė: Klodian Duro, Isli Hidi, Blerim Rustemi, tė cilėt menaxhohen nga ju, por edhe dy njohje tė vjetra si Arjan Beqaj e Altin Haxhi. Cili ėshtė ndikimi i futbollistėve tanė nė kampionatin qipriot?
Unė duke jetuar nė Itali nuk kam pasur ndonjė njohje ne thellėsi tė kampionatit qipriot, por me kanė mjaftuar 2 ditėt e para nė Qipro nė fillim tė muajit maj pėr tė kuptuar respektin dhe adhurimin pėr futbollistet tanė nė kėtė vend: Beqaj ėshtė idhulli i mbare sportdashėsve tė futbollit nė Qipro, kam konstatuar personalisht adhurimin e njerėzve pėr kėtė lojtar, i krahasuar me rėndėsinė qė i jepet lojtareve tė kalibrit tė Maldinit, Totit, Kakasė apo Ibrahimoviēit nė Itali, foto, autografe, salutime, gjė qė mė ka bėrė tė ndjehem krenar nė krah tė tij. Por, gjithashtu kam pare njė respekt dhe adhurim edhe pėr lojtarėt e tjerė shqiptarė, qė aktivizohen dhe punojnė aty, si pėr Haxhin, Foto Starkoshen, sepse ėshtė falė paraqitjeve qė kanė bėrė lojtarėt e lartpėrmendur qė nė kėtė vend klubet kanė lidhur kontrata me lojtaret e tjerė si Duro, Hidi, Rrustemi Pėr dy-tre tė tjerė jam nė tratative pėr nė muajin janar.
Ju realizuat transfertėn mė tė shtrenjtė pėr njė futbollist shqiptar pėr njė lojtar nė moshė 20-vjeēare, atė tė kalimit tė Jahmir Hykės te Mainci nė Bundesliga 2. Ish-lojtari i Tiranės, i ka pasur tė pakta aktivizimet dhe nė jo pak raste ka shprehur dėshirėn pėr ti riparė tė ardhmen e tij. A keni kontaktuar me lojtarin?
Hyka ėshtė njė nga krenaritė e mia si menaxher. Falė punės qė kam bėrė, ky lojtar para disa ditėsh firmosi me mua njė kontratė qė na lidh edhe pėr 2 vjet plus 2 vjet, shenjė kjo e besimit dhe tė punės qė kam kryer, por edhe tė seriozitetit tim dhe te lojtarit qė unė pėrfaqėsoj. Ambientimi i tij nė Gjermani ėshtė pak i vėshtirė, mos harrojmė moshėn e lojtarit nga njė anė por edhe tradicionet dhe kulturėn e kėtij vendi nė futboll. Siē ēdo lojtar nė trasferimin e parė tė rėndėsishėm i jepet koha e nevojshme pėr tė hyrė nė mekanizmat e lojės sė ekipit dhe te njė ekip i rėndėsishėm qė udhėheq Bundesligen 2. Gjatė kėtyre 4 muajve tė Jahmirit ne Mainz kam kryer 5 vizita dhe ajo qė mė inkurajon janė fjalėt e drejtorit tė klubit, zotit Heidelqe: Hyka ėshtė njė nga investimet mė tė rėndėsishme tė kėtij viti. Hyka ėshtė njė lojtar profesionist qė do tė thotė profesioni juaj ėshtė tė stėrviteni ,tė luani (dmth tė punoni kur thirreni nga trajneri ) dhe pėr kėtė klubi ju paguan. Nė ēdo profesion nė botė, profesionisti lidh punėn me shpėrblimin, faktor shumė i rėndėsishėm nė kėtė transferim. Lind pyetja. Po pse nuk aktivizohet? Dhe pėrgjigja qė mė ėshtė dhėnė: ka nevojė akoma pėr pak kohė pėr tė hyrė nė skemat e skuadrės. Mė duhet ta besoj se sbėn, se po tė mos e besoja do tė mendoja qė ky klub u falka leke njerėzve, i paguan pėr qejf, gjė qė ėshtė e pamundur sidomos nga njė klub gjerman. Hyn ne valle e ardhmja nė kėtė ekip, dhe ajo qe me vjen tė them ėshtė mė mirė te sakrifikohet tani (kuptohemi ēdo gjė me limit) qė tė marri eksperiencė dhe njohuri taktiko-teknike dhe fizike sesa tė luaj nė njė kampionat inferior dhe te rijė nė vend numėro. Sakrificat e tij do i shėrbejnė nė tė ardhmen Hykės nė radhė tė parė, por edhe futbollit shqiptar.
Kompania juaj menaxhuese Sportx Management S.R.L Unipersonale ėshtė ndėr mė tė mėdhatė nė Shqipėri, edhe pse qendra e saj ėshtė nė Itali. Cilat janė projektet e afėrta tė saj, duke parė se ju menaxhoni njė numėr tė konsiderueshėm lojtaresh?
Projektet e mia dhe tė kompanisė qė unė pėrfaqėsoj janė qė nė tė ardhmen te realizoj trasferime cilėsore tė lojtarėve shqiptar, sepse si rrjedhim rritet cilėsia e pėrfaqėsueseve tona, duke u rritur cilėsia rritet interesi i klubeve nė mbarė botėn, duke u rritur interesi, rritet biznesi nė ketė fushė, dhe duke u rritur biznesi rriten te ardhurat dhe si rrjedhim investimet nėpėr klubet tona ne infrastruktura dhe profesionalitet.
Ju jeni njė ish-futbollist, por dhe njė menaxher qė ka ndjekur nė Itali pėrveē kurseve tė rregullta tė Koverēanos, por edhe pėr njė vit Universitetin e Bolonjės pėr marketimin e lojtarėve. Vazhdimisht, jeni parė nė aktivitetet futbollistike ndėrkombėtare tė moshave tė Shqipėrisė, si ato U-17, U-19 e U-21. A keni konstatuar lojtarė tė tjerė tė talentuar e me tė ardhme?
- Pėr tė ardhmen ne kemi njė brez qė sigurisht do e risi shumė kualitetin e pėrfaqėsueseve tona. Mjafton tė pėrmend disa emra ekipesh ku rriten futbollistė shqiptar. Ka emra premtues te Milan, Inter, Torino, Sampdoria, Udinese, Ravenna, Palermo, por edhe nė Shqipėri te Teuta, Tirana, Shkumbini, Elbasani. Po te vėreni me vėmendje nga kėto ekipe do te dalė njė pjesė e sė ardhmes pėr futbollin shqiptar.
Intervistoi: Dash Frashėri
Sportx Management S.R.L Unipersonale
1.Erion Bogdani (Kievo, Itali)
2.Klodian Duro (Omonia, Qipro)
3.Jahmir Hyka (Mainc 05, Gjermani)
4.Andi Lila (Tirana, Shqipėri)
5.Migen Memelli (Tirana, Shqipėri)
6.Edvan Bakaj (Lac, Shqipėri)
7.Isli Hidi (Alki, Qipro)
8.Blerim Rrustemi (Alki, Qipro)
9.Gilman Lika (Hacetepe, Turqi)
10.Elis Bakaj (Partizani, Shqipėri)
11.Admir Teli (Hacetepe, Turqi)
12.Amarildo Belisha (Vllaznia, Shqipėri)
13.Ermal Gega (Teuta, Shqipėri)
14.Alban Jusufi ()
15.Erando Karabeci (Partizani, Shqipėri)
16.Damian Gocaj (Sansovino, Itali)
17.Brian Filipi (Ravena, Itali)
18.Andi Corri (Milan U19, Itali)
19.Xhevit Kaloti (Shkumbini, Shqipėri)
20.Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainė)
Nė trajtim e sipėr: Ervin Llani, Ansi Agolli Dhe Endrit Vrapi
|