Fatin ma vendos Zoti. Nigeriani Abraham Alechenwu, mbajtėsi i njė rekordi unikal nė Shqipėri pėr futbollistėt e huaj tė aktivizuar nė vendin tonė pėrsa i pėrket titujve kampion, 3 tė tillė me tre skuadra tė ndryshme, dhe pėr mė tepėr nė vazhdimėsi: Elbasanin (2005-2006), Tiranėn (2006-2007) e Dinamon (20007-2008), synon me skuadrėn e tij aktuale Tiranėn tė thellojė rekordin e tij e tė lėrė gjurmė nė librin e artė tė statistikave tė futbollit shqiptar.
Mbrojtėsi i majtė, i cili nisi karrierėn e tij nė Ersekė me Gramozin, do tė luajė tė dielėn pikėrisht kundėr ish-skuadrės sė parė me tė cilin ai u shpall kampion, Elbasanit.
Dy skuadrat pas nėntė javėsh i ndan njė diferencė e qartė pikėsh (+7 pėr Tiranėn) e nigeriani beson se edhe nė Ruzhdi Bizhuta, Tirana e tij do tia dalė tė mos pėsojė humbjen e parė sezonale.
Elbasani ka njė statistikė shumė harmonikė nė 9 javėt e para: 3 fitore, 3 barazime e 3 humbje (golat 5-5), por duket se ka tė vėshtirė tė pėrballojė kryesuesit e kampionatit, pėr shkak tė situatės sė paqartė qė po e shoqėron klubin verdheblu.
|