Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Kampionati 3, sezoni 1932

Pėrpjekjet e vazhdueshme pėr ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e futbollit tonė nė nivele mė tė larta tė kohės, filluan tė japin rezultatet e para qė nė vitin 1932. Kėto ishin kėrkesa tė kohės, prandaj veē tė tjerave, ngritja e strukturave cilėsore nė drejtimin e futbollit, u pa si faktor pėr ecurinė nė ngritje tė futbollit tonė, duke marrė dhe vėnė nė jetė edhe pėrvojėn e tė huajve.
Njė ngjarje e njė rėndėsie tė veēantė pėr futbollin shqiptar ishte pranimi i Shqipėrisė si anėtare e FIFA-s nė maj tė vitit 1932. Padyshim, kjo ngjarje ishte njė sukses i madh qė shpreh mė sė miri realizimin e pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr zhvillimin dhe organizimin e futbollit tonė. Vetėm pak vite dhe dy kampionate tė zhvilluara bėnė qė tė realizohej anėtarėsimi i Shqipėrisė nė FIFA, qė njėherazi dhe gjithmonė ėshtė dhe mirėnjohje pėr ata qė iu pėrkushtuan futbollit.
Kėshilli Federal i Federatės Sportive Shqiptare, me kryetar z. Izedin Beshiri, vendosi dhe organizoi zhvillimin e kampionatit III (1932). Nga ky kėshill u shpall pėr herė tė parė lista e gjyqtarėve qė do tė drejtonin ndeshjet e kampionatit. Po korrigjoheshin mangėsitė e dy kampioneteve tė para, ku gjyqtari, ky personalitet qėndror pėr zhvillimin sa mė normal tė njė ndeshjeje futbolli, nuk kishte as vlerėsimin minimal, qoftė, duke i fiksuar emrin nė kronikat e kohės. Kėta gjyqtarė ishin: Salvadore Bernardo (Shkodėr), Dr. Oakley Hill (Tiranė), Eqerem Stėrmasi (Durrės), Pelegatti (Tiranė), Hajdar Jakupi (Gjirokastėr), Ndoc Gega (Vlorė), Niko Gurashi (Berat) dhe Kristaq Strati (Fier).Por pėrsėri emrat e gjyqtarėve nuk janė nė tė gjitha ato pak kronika qė jepen nė shtypin e kohės.
Njė e veēantė tjetėr e kėtij kampionati ishte se, pėr herė tė parė, njihen disa trainerė tė ekipeve. Megjithė arritjet me vlera tė padiskutueshme, edhe ky kampionat do tė kishte halle dhe probleme si dy tė parėt. Kampionati do tė zhvillohesh me 6 ekipe, por pak para fillimit tė tij Vlora do tė deklaronte tėrheqjen nga kampionati.


Vetėm njė ndeshje nuk u zhvillua nė datėn e kalendarit, mė 17.4.1932, SK Tirana-Skėnderbeu 2-1, qė u zhvillua njė javė mė vonė mė 24.4.1932. Ndėrsa nė ndeshjen tjetėr tė ditės sė parė Teuta-Elbasani u arrit rezultati mė i thellė 16-0 qė nuk do tė arrihet nė tė gjitha kampionatet e kėtyre 70 viteve. Por janė edhe dy ndeshje tė anulluara, ajo e javės sė katėrt, mė 15 maj; Teuta-SK Tirana 1-1 zhvillohet mė 17 korrik 1932 dhe ajo datės 15 maj 1932, Elbasani-Skėndebeu 1-5 qė zhvillohet po mė 17 korrik 1932.
Nė 20 ndeshjet e zhvilluara, 16 ishin fitore-humbje dhe 4 barazime. U shėnuan 87 gola me mesataren 4,35 gola pėr ndeshje nga 2,90 qė ishte nė kampionatin e dytė (1931). Ekipet grumbulluan 40 pikė. Nė 16 ndeshjet fitore-humbje golavarazhi ishte 73-10 ndėrsa nė 4 barazimet 2-2.
Nga 87 golat e shėnuar, 57 ishin tė vendasve, ndėrsa 30 tė miqve, kurse nė fazėn e parė u shėnuan 33, vendasit 27, miqtė 6 dhe nė fazėn e dytė vendasit 30 dhe miqtė 24 gola. Nė renditjen pėrfundimtare duket se lufta pėr titullin kampion ka qenė nė mes tre ekipeve, SK Tirana me 13 pikė, Teuta me 11 pikė, golat 25-11 dhe Bashkimi Shkodran me 11 pikė, golat 15-6, ndėrsa i katėrti Skėnderebu me 5 pikė, dhe i 5-ti Elbasani me 0 pikė, qė i humbi tė gjitha ndeshjet me golavarazhin 4-51 gola.


SK Tirana fiton 5 ndeshje, barazon 3 dhe nuk humb asnjė. Teuta ėshtė e dyta me 11 pikė, falė golavarazhit, dhe Bashkimi Shkodran i treti, po me 11 pikė. Rezultatet pėrcaktuese pėr Bashkimin Shkodran ishin hymbja nė Durrės 1-2, nė javėn e shtatė, mė 12.06.1932, ndėrsa pėr Teutėn, humbja nė Shkodėr, po 1-2, pėr javėn e dytė, mė 01.05.1932 dhe sidomos humbja nė Tiranė me SK Tiranėn 0-6, nė javėn e tetė, mė 19.6.1932.
Nė 20 ndeshjet e zhvilluara janė arritur 11 rezultate, pėr fitore-humbje 9 dhe barazimet 2. Secili rezultat ėshtė pėrsėritur, pėr fitore-humbje 1-0 (2 herė), 5-0 (1), 6-0 (3), 16-0 (1), 2-1 (4), 3-1(2), 4-1 (1), 5-1 (1), 9-2 (1), ndėrsa barazimet 4 janė 0-0 (2) dhe 1-1 (2)
Fitoret 16: Janė realizuar nga SK Tirana 5, Teuta 5, Bashkimi Shkodran, Skėnderbeu 2, Elbasani 0.
Barazimet 8: Janė realizuar nga SK Tirana e Bashkimi Shkodran nga 3, Teuta e Skėnderbeu nga 1 dhe Elbasani 0
Humbjet 16: Janė realizuar nga SK Tirana 0, Bashkimi Shkodran 1, Teuta 2, Skėnderbeu 5 dhe Elbasani 8, pra tė gjitha ndeshjet.
Gola tė shėnuar: Sk Tirana 29, Teuta 25, Bashkimi Shkodran 15, Skėnderbeu 14 dhe Elbasani 4
Gola tė pėsuar: Sk Tirana e Bashkimi Shkodran nga 6, Teuta 11, Skėnderbeu 13 dhe Elbasani 51
Rezultatet mė tė thella nė kėtė kampionat janė: Teuta-Elbasani 16-0 java e parė 17.4.1932, Elbasani-SK Tirana 2-9 java e shtatė 12.6.1932, SK Tirana-Elbasani 6-0 java e dytė 1.5.1932, SK Tirana-Teuta 6-0 java e tetė 19.6.1932, Bashkimi Shkodran-Elbasani 6-0 java e dhjetė 3.7.1932 e tjerė.
Me interes do tė jenė edhe paraqitja e treguesve kryesorė qė kanė ekipet nė kėtė kampionat:
1. SK Tirana - Trainer Vitali (Itali), fitore 5, gola 21-4, 2-1 (1), 4-1, 6-0 (2), 9-2 (1) barazime 3, gola 2-2, 0-0 (1), 1-1 (2) gjithsej ndeshje 8, gola 29-6. Humbje nuk ka
2. Teuta: fitore 5, gola 23-2, 1-0 (2), 16-0 (10, 2-1 (1) dhe 3-1 (1), barazime 1, 1-1 dhe humbje 2, gola 1-8, 0-6 (10, 1-2 (1) gjithsej 8, 25-11
3. Bashkimi Shkodran: fitore 4, gola 13-3, 2-1 (2), 3-1 (1) dhe 6-0 (1), barazime 3, gola 1-1, 0-0 (2), 1-1 (1), humbje 1, 1-2 gjithsej ndeshje 8 gola 15-6
4. Skėnderbeu: fitore 2, gola 10-1, 5-0 (1), 5-1 (1), barazime 1, 0-0 dhe humbje 5 gola 0-1 (1), 1-2 (2), 1-3 (1) dhe 1-4 (1) gjithsej ndeshje 8 gola 14-13
5. Elbasani: Fitore nuk ka, barazime nuk ka, humbje 8, golat 4-51


Ajo qė vlen dhe duhet tė veēohet ėshtė fakti se nė kėtė kampionat pėr herė tė parė dy ekipe, SK Tirana dhe Skėnderbeu paraqiten me emrat e trainerėve tė ekipeve. Padyshim qė ky fakt pėrbėn edhe njė hap tjetėr cilėsor pėr futbollin tonė. Nė kampionatet tona, edhe pse jo tė publikuar, dikush ka bėrė pėrgatitjen e ekipeve dhe ka ndėrtuar formacionet e ekipeve nė ndeshjet e radhės, qė mund tė kenė qenė futbollisti mė i pėrgatitur, mė i \"vjetri\", apo mė autoritari. SK Tirana hapin e bėri mė \"tė gjatė\" me emėrimin si trainer tė italianit Vitali, i cili e ka bėrė pėrgatitjen e ekipit para fillimit tė kampionatit, duke e bėrė tė plotė periudhėn pėrgatitore qysh para startit tė tij. Skėnderbeu ngarkoi me detyrėn e trainerit z. Qemal Omari, njė shqiptar i kthyer nga Turqia pas 20 vjetėsh karrierė nė futbollin turk dhe mė pas nė detyrėn drejtuese, gjyqtar ndėrkombėtar i FIFA-s etj, pra njė personalitet nė fushėn e futbollit, i cili, me punėn e tij cilėsore tė gjithanshme, me reformat dhe pėrgatitjet e Skėnderbeut, do tė bėnte qė rezultatet e punės sė tij tė dukeshin brenda vitit, duke bėrė qė ekipi i Skėnderbeut nė kampionatin e ardhshėm, atė tė katėrt, mė 1933, tė fitonte titullin e kampionit, qė do tė jetė edhe i vetmi deri mė sot.

Futbollistėt e aktivizuar:
Paraqitja e tyre nė kėtė kampionat ka njė pėrmirėsim, edhe pse i vogėl: sė paku ēdo ekip do tė ketė formacionin e tij, qoftė edhe nė njė ndeshje.
SK Tirana: Portier Abdulla Shehri dhe Bexhet Jolldashi, R. Jolldashi, Hysen (Dake) Kusi, Adem Karapici, Hasan Maluēi, Selman Stėrmasi, Jegeni, Emil Hajnali, Gjon Sabati, Halim Begeja, Haki Korēa, Agolli, Isuf Dashi, Vasil Kajana. Kėta janė nė formacionet e tre ndeshjeve
SK Teuta (Durrės): portier Niko Dovana dhe Pisha, K. Tirana, Bushi, Tartari, Kurti, Milla, Nani Sallata, Mikel Nushi, Zaguridhi, Moisiu, Kola, Petri, Sala, Xhaferri. Kėta vetėm nė njė formacion.
Bashkimi Shkodran: Portier Kin Bushati dhe Pjetėr Gjoka, Gjeloshi, Gjeka, Kiri, Muhamet Halili, Hil Staka, Qazim Dervishi, L. Shala, Paē Koloqi, L. Radoja, Luka, Ernest Halepiani, Golemi I, Golemi II. Kėta nė njė formacion tė vetėm.
Skėnderbeu (Korēė): Portier Klani Marjani dhe Bimoli, Ēami, Dishnica, Stassa, Petra, Karoli, Barēi, Teli Samsuri, Omari, Ypi. Edhe kėta nė njė formacion tė vetėm.
SK Elbasani (Elbasan): Portier Trungu dhe Graceni, Musa, Zaimi, Pajuni, Xhafa, Tola, Struga, Pajenga, Kapllani, Gjetja. Edhe kėta njė formacion tė vetėm nė 8 ndeshjet e zhvilluara.


Futbollistėt golashėnues:
1. SK Tirana: Haki Korēa 7, Halim Begeja 4, Gjon Sabati 3 (1 me penallti), Selman Stėrmasi 1, Bexhet Jolldashi 1, gjithsej 10 gola dhe 19 gola pa golashėnues; shuma 29 gola
2. Teuta: Milla 2, Zaguridhi 2, Mikel Nushi 1, Mojsiu 1, gjithsej 6 dhe 19 gola pa golashėnues; shuma 25 gola
3. Bashkimi Shkodran: Hil Staka 1, Qazim Dervishi 1, gjithsej 2 gola dhe 13 pa golashėnues; shuma 15 gola
4. Skėnderbeu: Teli Samsuri 1 dhe 13 gola pa golashėnuesin, shuma 14 gola
5. Elbasani: Tė katėr golat janė pa golashėnues.
Gjyqtarėt: Edhe pse nė fillim tė kampionatit u shpallėn 8 gjyqtarė, vetėm nė tre ndeshje janė emrat e tyre, Bashkimi Shkodran-Teuta 2-1, java e dytė mė 1.5.1932, gjyqtar Bernardo; Skėnderbeu-Bashkimi Shkodran 0-0; java e tretė, mė 8.5.1932, gjyqtar Lisono dhe Teuta-Bashkimi Shkodran 2-1, pėr javėn e shtatė, 12.6.1932 pėrsėri Lisoni

Fitorja e kampionatit tė tretė 1932 nga SK Tirana qė ėshtė edhe i treti rradhazi pėrbėn njė sukses tė padiskutueshėm qė vjen si rrjedhojė e pėrpjekjeve dhe sakrificave tė gjithanshme tė drejtuesve tė klubit dhe futbollistėve tė ekipit. Nė kėto tre kampionate ekipi pati rritje cilėsore ku, sėbashku me tė u rritėn dhe u formuan futbollistė, shumė prej tė cilėve do tė ishin ndėr mė tė mirėt e vendit pėr kohėn. Tė tillė qė do ta nderonin futbollin shqiptar edhe nė ekipet jashtė vendit ku ato luajtėn, si Riza Lushta, Naim Kryeziu e tė tjerė. Nė portė nė shumė ndeshje ka qenė portieri Rudolf Gurashi, qė, me Niko Dovanėn e Durrėsit dhe Klani Marjanin e Korēės, ishin tre portierėt mė tė mirė; Adem Karapici mbrojtės i fortė dhe kapiteni i ekipit, Selman Stėrmasi, Irfan Gjinali, Shefqet Ndroqi, Isuf Dashi, Hysen Kusi, Vasil Kajana, Llazar Miho, Gjon Sabati, Mark Gurashi, Hilmi Kosova, Halim Beja, Emil Hajnali, portierėt Vasfi Samini e Abdulla Shehri e tė tjerė. Por edhe nė ekipet e tjera si Bashkimi Shkodran, Skėnderbeu, Teuta e tė tjerė disa futbollistė po tregonin vlerat e tyre qė shumė shpejt do t\'i bėnin ata tė njohur nė tė gjithė vendin.

Botohet me lejen e gazetes \"Sport Ekspres\"

SK Tirana bėn tris
Regjistrohet rezultati mė i thellė, rekord i pathyer deri mė sot: Teuta - Elbasani 16-0
Kampionati III kombėtar i futbollit
Faza e parė: 17.04.1932 - 22.05.1932
Faza e dytė: 05.06.1932 - 03.07.1932
Pjesėmarrja: Pesė ekipe tė kampionatit tė dytė; largohen nga kategoria e parė dy ekipe: SK Vlora (Vlorė) dhe Muzaka (Berat)
Kampionati luhet me njė grup dhe nė pėrfundim tė tij do tė jetė kjo renditje:
1. SK Tirana (Tiranė)
2. SK Teuta (Durrės)
3. Bashkimi Shkodran (Shkodėr)
4. Skėnderbeu (Korēė)
5. Elbasani (Elbasan)

HTML clipboard

Nr

Klub

N

F

B

H

Golat

P

1

SK Tiranė

8

5

3

-

29

-

6

13

2

Bashkimi Shkodėr

8

4

3

1

15

-

6

11

3

Teuta Durrės

8

5

1

2

25

-

11

11

4

Skėnderbeu Korēė

8

2

1

5

15

-

13

5

5

Skampa Elbasan

8

-

-

8

4

-

52

0

     

16

8

16

88

-

88

40