Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Kampionati 2, sezoni 1931

Nga vėshtrimi i pak treguesave tė kampionatit II (1931) krijon mendimin pėr problemet dhe vėshtirėsitė qė kanė pasur drejtuesit e futbollit dhe organizatorėt e kampionatit pėr zhvillimin e tij. Pėr kohėn dhe fillimet e para tė kampionatit tė futbollit nė vendin tonė, ėshtė e kuptueshme se vėshtirėsi janė tė pranueshme e sidomos kur kėto nuk mungojnė edhe sot nė kampionatet tona, atėherė gjėrat janė gati tė pranueshme. Mendoj se problemet dhe vėshtirėsitė financiare mund tė kenė qenė kryesoret. Organizimi i kampionatit me dy grupe, me 3 dhe 4 ekipe, zhvillimi i tij nė 6 javė dhe dy ndeshje finale pėr titullin kampion, duket si njė nxitje e organizatorėve pėr ta mbyllur atė nė kohėn mė tė shkurtėr. Edhe pse janė 7 ekipe pjesėmarrėse nga 6 nė kampionatin 1 (1930), nga forma e organizimit dhe zhvillimit tė kėtij tė dytit, del se janė zhvilluar 20 ndeshje dhe mesatarja ėshtė nė rritje 2,90, nga 2,53 gola pėr ndeshje qė ishte nė tė parin. Por, megjithė kėto, fakti se kampionati u zhvillua, ashtu si u zhvillua, tregon qartė edhe njė herė pėr angazhimin e gjithanshėm, pėrpjekjet dhe sakrificat e atyre qė punuan dhe luftuan me pasion pėr tė kapėrcyer ēdo pengesė, qė pėrparimi i futbollit tė mos ndalet, qė kampionatet tė zhvillohen. Prandaj, pėrsėris, nder e respekt gjithmonė pėr ata.
Le tė kthehemi tek kampionati.

Nė 6 javėt e tij, vetėm dy ndeshje dhe ato tė grupit A nuk u zhvilluan nė datat e kalendarit. SK Tirana-Vlora u zhvillua mė 31.5.1931 nga 3.05.1931 dhe SK Vlora-SK Tirana u zhvillua mė 16.5.1931 nga 10.05.1931 tė kalendarit.
Por e veēanta dhe skandalozja ngjet nė javėn e 4-t tė 17 majit 1931, nė ndeshjen Teuta - Skėnderbeu, kur rezultati barazohet 2-2. Nė fillim shėnojnė korēarėt me Teli Samsurin dy gola, 27\' e 43\'. Kundėrpėrgjigje e shpejtė e durrsakėve qė shkurtojnė rezultatin nė 2-1 me gol tė Nushit nė 44\'. Nė pjesėn e dytė, njė goditje dėnimi qė durrsakėt e shndėrrojnė nė gol dhe rezultati barazohet 2-2. Kėtu nis sherri. Pėr korēarėt goli ishte i parregullt dhe protestojnė me forcė...deri sa braktisin fushėn pa mbaruar koha e rregullt e ndeshjes. Skėnderbeu pėrsėrit kėshtu tė njėjtėn \"metodė\": nė kampionatin e parė (1930) braktisi dy finalet me SK Tiranėn pėr titullin kampion dhe nė kėtė kampionat braktis ndeshjen pa pėrfunduar, por qė me vendim dėnohet me humbjen e ndeshjes aforfe. Ndaj Teuta -Skėnderbeu regjistrohet 2-0, aforfe, nė favor tė durrsakėve. Ky veprim ekstrem i pėrsėritur nga Skėnderbeu ndoshta ka ardhur ngaqė nuk u morėn masa ndėshkuese pėr rastin e parė (nė kushtet e rregullores sė sotme, dėnohet me rėnie nė njė kategori mė poshtė).

Rezultatet e takimeve janė kėto:
Pėr grupin A:
SK Tirana me Bashkimin Shkodran 0-1 e 0-0 dhe me SK Vlora 4-1 e 2-0;
Bashkimi Shkodran - SK Tirana 1-0 e 0-0 dhe me SK Vlorė 1-2 e 2-1; SK Vlora - SK Tirana 1-4 e 0-2 dhe me Bashkimin Shkodran 2-1 e 1-2.
Duket se lufta sportive u bė nė mes SK Tiranės dhe Vllaznisė, tė cilat nė pėrfundim patėn pikė tė barabarta, por pėr vendin e parė tė drejtėn pėr finalen, pėr titullin, e vendosi golavarazhi, tė cilin SK Tirana e kishte 6-2, pra +4, ndėrsa shkodranėt 4-3, pra +1. E treta, SK Vlora me 3 pikė, golavarazhi 4-9.
Pėr grupin B: Teuta me rezultatetet e arritura dominoi me tė tjerėt duke zėnė vendin e parė pas kėtyre shifrave:
Teuta me Skėnderbeun  2-2 e 2-0 (aforfe), me Elbasanin 4-0 e 2-0, me Muzakėn 3-0 e 2-0
Skėnderbeu me Teutėn 2-2 e 0-2 (aforfe), me Elbasanin 0-2 e 3-0, me Muzakėn 7-0 e 1-1
Elbasani me Teutėn 0-4 e 0-2, me Skėnderbeun 2-0 e 0-3,me Muzakėn 1-0 e 6-1
Muzaka me Teutėn 0-3 e 0-2, me Skėnderbeun 0-7 e 1-1, me Elbasanin 0-1 e 1-6
Renditja: 1. Teuta pikė 11, Skėnderbeu 6 pikė (13-7 +6), Elbasani 6 pikė (9-10, -1) dhe Muzaka 1 pikė.
Pėr titullin kampion u zhvilluan dy finale midis fituesve tė vendit tė parė nė grupe.
Finalja e parė   28. 6. 1931   SK Tirana - Teuta 1-1
Finalja e dytė   5. 7. 1931    Teuta - SK Tirana 0-3
SK Tirana shpallet kėshtu kampione pėr tė dytin vit rradhazi

Nė pasqyrėn e bashkangjitur janė paraqitur rezultatet dhe renditjet nė dy grupet si dhe njė pėrmbledhėse e kėtyre rezultateve ku janė pėrfshirė edhe dy ndeshjet finale.
Tė dhėnat teknike tė kampionatit:
Fitore: Janė 16 ndeshje. Mė shumė ka Teuta 5, ndėrsa Muzaka nuk ka asnjė fitore.
Humbje: Janė po 16 ndeshje, ku mė shumė ka Muzaka 5, ndėrsa mė pak kanė SK Tirana dhe Teuta nga 1.
Barazime: Janė 8, ku SK Tirana, Teuta e Skėnderbeu kanė nga 2, ndėrsa Bashkimi Shkodran dhe Muzaka nga 1 barazim.
Gola tė shėnuar: Janė 58, ku mė shumė ka Teuta 16, Skėnderbeu 13, SK Tirana 10, Elbasani 9, Bashkimi Shkodran e Vlora nga 4 dhe Muzaka 2.
Gola tė pėsuar janė 58, ku mė pak kanė SK Tirana e Bashkimi Shkodran me nga 3 gola dhe pastaj Teuta 6, Skėnderbeu 7, Vlora 9, Elbasan 10 dhe Muzaka 20 gola tė pėsuar.
Golat: Gjithsej 58 me mesataren 2.90; 30 janė shėnuar nė fazėn e parė, vendasit 25 e miqtė 5, ndėrsa 28 janė shėnuar nė fazėn e dytė, vendasit 15 dhe miqtė 13 gola.
Nė 20 ndeshjet e zhvilluara janė arritur 12 rezultate, 9 fitore-humbje dhe 3 barazime.

Nė 16 rezultatet fitore-humbje kanė qenė: 1-0 - 2 ndeshje, 2-0 - 4 ndeshje, 2-0 aforfe - 1, 3-0 - 3 ndeshje, 4-0 - 1 ndeshje, 2-1 - 2 ndeshje, 4-1 - 1 ndeshje, 6-1 - 1 ndeshje, me golavarazhin e pėrgjithshėm 46-4, gjithsej 50 gola. Ndėrsa nė 4 rezultate barazime, 0-0 ėshtė 1 herė, 1-1 ėshtė 2 herė dhe 2-2 ėshtė 1 herė, golavarazhi 4-4, gjithsej 8 gola.
Rezultatet mė tė thella janė arritur nė grupin B nga Skėnderbeu dhe SK Elbasani, java 3, mė 3.5.1931 Skėnderbeu - Muzaka 7-0, dhe nė javėn e katėrt mė 17.5.1931, SK Elbasani-Muzaka 6-1
Disa tregues pėr ekipet pjesėmarrėse janė:
1. SK Tirana: Fitore 3, gola 9-1, sipas rezultateve 1 herė 2-0, 1 herė 3-0, 1 herė 4-1. Barazime 2: golat 1-1, sipas rezultateve, 1 herė 0-0, 1 herė 1-1. Humbje 1, golat 0-1, gjithsej ndeshje 6, golat 10-3
2. Teuta: Fitore 5, golat 13-0, sipas rezultateve 2 herė 2-0, 1 herė 2- 0 (aforfe), 1 herė 3-0, 1 herė 4-0; barazime 2, golat 3-3, 1 herė 1-1, 1 herė 2-2; humbje 1, golat 0-3, gjithsej ndeshje 8, golat 16-6
3. Skėnderbeu: Fitore 2, golat 10-0, sipas rezultateve 3-0 (1), 7-0 (1); barazime 2, golat 3-3, sipas rezultateve 1-1 (1), 2-2 (2) dhe humbje 2, golat 0-4, sipas rezultateve 0-2 (1), 0-2 aforfe (1), gjithsej ndeshje 6, golat 13-7
4. Elbasani: Fitore 3, golat 9-1 me rezultatet 1-0 (1), 2-0 (1), 6-1 (1), barazime nuk ka, humbje 3, golat 0-9 ne rezultatet 0-2 (1), 0-3 (1), 0-4 (1). Gjithsej 6 ndeshje, golat 6-10.
5. Bashkimi Shkodran: Fitore 2, golat 3-1 me rezultatet 1-0 (1), 2-1 (1), barazime 1, golat 0-0, humbje 1, golat 1-2, gjithsej ndeshje 4, golat 4-3
6. SK Vlora: Fitore 1, golat 2-1, barazime nuk ka, humbje 3, golat 2-8, me rezultatet 0-2 (1), 1-2 (1), 1-4 (1). Gjithsej ndeshje 4, golat 4-9

Muzaka: Fitore nuk ka, barazime 1, golat 1-1, humbje 5, golat 1-19 me rezultatet 0-1 (1), 0-2 (1), 0-3 (1), 0-7 (1), 1-6 (1). Gjithsej ndeshje 6, golat 2-20
Futbollistėt e aktivizuar: Edhe ky kampionat, pėr fat tė keq, ashtu si kampionati i parė (1930), ėshtė me mjaft mangėsi. Ndoshta edhe mė shumė. Nga 7 ekipet vetėm pėr 4, edhe pėr kėto nga njė herė jepet formacioni pėr SK Tiranėn, Teutėn, Skėnderbeun dhe Muzakėn ndėrsa pėr 3 ekipet e tjera Bashkimi Shkodran, Sk Elbasani e SK Vlora nuk jepet asnjė formacion, ose tė paktėn nga ana ime kam gjetur vetėm kėto.
Janė gjithsej 52 futbollistė, 6 portierė dhe 46 lojtarė tė tjerė qė janė nė kėto formacione, qė sipas ekipeve janė:
1. Sk Tirana: portier Rudolf Gurashi dhe Vasfi Samimi, Abdulla Shehri, Sabit Ēoku, Vasil Kajani, Bexhet Jolldashi, Irfan Gjinali, Agolli, Gjon Sabati, Adem Karapici, Isuf Dashi, Hysen Kusi, Hilmi Kosova, Mark Gurashi, Halim Begeja, Emil Hajnali, Llazar Miho, Selman Stėrmasi.
2. Teuta: Portier Niko Dovana dhe Delvina, N. Tirana. Pisha, Tartari, Elmazi, Sela, Zaguridhi, A. Tirana, Nushi, Moisi
3. Skėnderbeu: Portier Klani Marjani dhe Grabocka, Ēani, Peristeri, Aga, Petra, Karoli, Dishnica, Teli Samsuri, Barēi, Kondili, Anton Mazreku.
4. Muzaka: Portier Dudashi dhe Cakrani I, Protopapa, Cakrani II, Osman Bogaēe, Ekmekēiu, Shyti, Agolli, Dida, Jani Kosta.
Futbollistėt golashėnues: Janė 8 futbollistė qė kanė shėnuar 15 gola, 2 gola janė aforfe dhe \"ēudia\" janė 41 gola pa emrin e golashėnuesit. Ja dhe golashėnuesit sipas ekipeve:
1. SK Tirana: Mark Gurashi 1, pa golashėnues 9, gjithsej 10 gola
2. Teuta: Niko Dovana (portier) 1, autogola 2, pa golashėnues 13, gjithsej 16 gola
3. Skėnderbeu: Teli Samsuri 7, Barēi 2, Anton Mazreku 1, pra me golashėnues 10, pa golashėnues 3, gjithsej 13 gola
4. Bashkimi Shkodran: Golemi 1, pa golashnėues 3, gjithsej 4 gola
5. Elbasani: Irfani 1, Milla 1, pa golashėnues 7, gjithsej 9 gola
Vlora 4 gola dhe Muzaka 2 gola nuk kanė golashėnues.

Si njė rast i veēantė, goli i portierit durrsak Niko Dovana meriton tė veēohet. Mė 28 qershor 1931 nė Tiranė zhvillohet finalja e parė pėr titullin kampion SK Tirana - Teuta, qė pėrfundoi 1-1. Nė fillim tė pjesės sė dytė sulmuesi Mark Gurashi shėnon golin pėr SK Tirana dhe qė nga ky moment ndodhi e veēanta. Portieri durrsak Niko Dovana nga portier kalon si qendėrsulmues, duke e \"urdhėruar\" qendėrsulmuesin e skuadrės sė tij tė kthehet e tė ruajė portėn. Nė njė nga sulmet e durrsakėve, Niko Dovana gjuan me forcė dhe shėnon golin e barazimit. Kuptohet gėzimi dhe entuziasmi nė kampin durrsak, i futbollistėve dhe tifozėve tė shumtė qė kishin ardhur pėr ta parė kėtė ndeshje e inkurajuar ekipin e tyre. Dhe kjo, jo vetėm pėr faktin se rezultati u barazua, por, mė kryesorja ishte se hapej rruga pėr fitmin e titullit kampion, pasi ndeshja e kthimit njė javė mė vonė do tė zhvillohesh nė Durrės. Protestat e SK Tiranės pas ndeshjes, duke kėrkuar anullimin e ndeshjes, sepse e quanin kėtė gol tė parregullt, nuk qėndronin dhe pėr kėtė u la nė fuqi rezultati 1-1. Por, SK Tirana fitoi nė Durrės 3-0, duke fituar titullin kampin pėr tė dytin vit rradhazi. Sidoqoftė, ky gol mbetet simbol edhe sot nė historinė e kampionateve tė futbollit tonė, ashtu si edhe vetė portieri i madh Niko Dovana, pėr ato vite dhe deri sot, emrin e tė cilit mban stadiumi i Durrėsit.

Gjyqtarėt: Edhe nė kėtė kampionat asnjė emėr pėr gjyqtarėt e ndėshjeve. Nė kronika pėrmenden dy raste edhe kėto si tė veēanta sepse dy gjyqtarėt nuk janė shqiptarė, por tė huaj. Ndeshja Skėnderbeu-Teuta 2-2, grupi A, java e parė ėshtė gjykuar nga italiani Lisoni dhe ndeshja SK Tirana - Vlora 4-1, grupi A, java e tretė, ėshtė gjykuar nga anglezi Hill. Nė mėnyrė progresive pėr tė dy kampionatet treguesit kryesorė janė si vijon: 52 ndeshje, 39 fitore-humbje, 13 barazime, 139 gola tė shėnuar, 2,67 gola mesatarisht pėr ndeshje, 104 pikė tė grumbulluara.
Mbyllet kėshtu kampionati II kombėtar i futbollit, 1931, me fitoren e titullit kampion nga SK Tirana, i dyti rradhazi, qė flet shumė pėr kėtė klub, si i pari i vendit tonė.


Botohet me lejen e gazetes \"Sport Ekspres\"


Kampionati II kombėtar i futbollit
Faza e parė    19.4.1931 - 3.5.1931
Faza e dytė    17.5.1931 - 31.5.1931
Titulli kampion me dy ndeshje finale:
Finalja e parė  28.6.1931  SK Tirana-Teuta   1-1
Finalja e dytė  5.7.1931   Teuta-SK Tirana   0-3
SK Tirana, kampione pėr tė dytin vit radhazi.
Pjesėmarrja: 7 ekipe (atyre tė kampionatit tė parė iu shtua edhe Muzaka, Berat)
Kampionati zhvillohet me dy grupe:
Grupi A:
1. SK Tirana (Tiranė)
2. Bashkimi Shkodran (Shkodėr)
3. SK Vlora (Vlorė)
Grupi B:
1. Teuta (Durrės)
2. Skėnderbeu (Korēė)
3. Elbasani (Elbasan)
4. Muzaka (Berat)

HTML clipboard

Nr

Klub

K

S

U

T

Målscore

P

1

SK Tiranė

4

2

1

1

6

-

2

5

2

Bashkimi Shkodėr

4

2

1

1

6

-

3

5

3

SK Vlorė

4

1

-

3

4

-

11

2

     

5

2

5

16

-

16

12

4 ndeshje, dy pike per takim

Grupi A filloi sezonin me 19 prilll 1931
Tirana fitoi kampionatin pas ndeshjeve finale me Teuten e grupit B,. Dy ndeshjet e luajtura me 28 qershor 1931 (1-1) dhe me 5 korrik 1931 (3-0)