Tirana 14 Tetor, 2008- Legjendaret e futbollit AC Milan, bashkohen ne nje ndeshje bamiresie me skuadren e Tiranes ne stadiumin Qemal Stafa, per te ngritur fonde per te mbeshtetur projektin Shqiperia lexon,nje iniciative qe mbeshtet qe cdo shkolle publike te kete nje bibloteke si dhe te promovoje kulturen e leximit ne femijet e shkollave. Fale kontributit te AC Milan, UNICEF dhe partneret e tij jane angazhuar ne hapjen e 100 biblotekave ne shkolla te tjera.
Iniciativa Shqiperia lexon po ndihmon per te permiresuar cilesine e nxenit dhe te lexuarit te femijeve ne shkolla. Per kete UNICEF po punon me sektorin privat,shkrimtaret,personalitete te spikatura ne vend,shoqerine civile, femijet, prinderit dhe komunitetin qe te mbeshtesin kulturen e leximit tek femijet.
UNICEF-i eshte i perkushtuar te vazhdoje te mbeshtese Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe partnere te tjere me qellim permiresimin e cilesise se arsimit dhe sigurimit qe cdo femije te kete nje mundesi per te lexuar thote Carrie Auer, Perfaqesuese e UNICEF-it ne Shqiperi.
Ndeshja e bamiresise midis AC Milan eshte sponsorizuar nga Taci Oil dhe Sheraton Tirana Hotel Towers per te mbeshtetur levizjen Shqiperia lexon. Hotel Sheraton do te organizoje nje darke me pjesmarrjen e futbollisteve te njohur te skuadres se Milan-it si dhe do te vere ne ankand bluzat e futbollisteve me te njohur. Fondet e mbledhura do te shkojne per llogari te programit Shqiperia lexon. Qe ne 1995 Starwood Hotels and Resorts (pjese e se ciles jane hotelet e Sheraton) e kane mbeshtetur UNICEF permes iniciatives globale Check Out per Femijet , e cila ka arritur te ngreje fonde mbi US$21 million ne te gjithe boten per programet e UNICEF. Fondet per fushaten Check Out per Femijet u ngriten duke i kerkuar cdo klienti perpara se te largohej nga hoteli te kontribuonte me US$1.
Shqiperia Lexon eshte mbeshtetur plotesisht nga nje partneritet publik dhe privat. Sot, jane dhuruar gjithsej 1,270 biblioteka nga sektori privat perfshire ketu IKEA, Fondacion i Vodafone, Raiffeisen Bank dhe AMC.
Nje grup te rinjsh ne nevoje pjese e programit YAPS, janė punėsuar pėr tė ndėrtuar rafte librash dhe pėr tė ndihmuar me shpėrndarjen. Librat jane dhuruar nga shtepite botuese. Trajnimi i mėsuesėve dhe politikat e reja qeverisėse po nxisin pėrfitimet nga tė lexuarit.
Juxhen Hasani, 14, nje nxėnės nga qyteti I Peshkopise: Qė kur ėshtė ndėrtuar libraria, kam lexuar rreth 30 ose 40 libra. Kam lexuar Hari Poterin, libra mbi mitologjinė greke, historikė dhe tė tjerė. Mė ndihmon vėrtet nė shkollė, ka pėrmirėsuar aftėsinė time tė leximit dhe mė ka nxitur tė lexoj mė shumė.
Keto dy vite te fundit interesi pėr librat eshte rritur shume. Duke ushqyer kulturėn e leximit, UNICEF shpreson se pėrfitimi social pėr tė rritur nje rini mė tė lexuar do ndihmojė nė pėrmirėsimin e jetės sė gjithė fėmijėve shqiptarė.
***
Per me shume informacion ju lutem kontaktoni ne zyren e UNICEF it
Anila Miria, Pergjegjese epr Mardheniet me publikun
Tel: 069 20 24 185
ose
Linda Bushati,Pergjegjese per Projektin
Shqiperia lexon
Tel:069 20 56 827
|