Guimares (Portugali), 13 tetor - I ka hidhėruar shumė humbja me Hungarinė (2-0), por qė tė gjithė duan ta harrojnė sa mė parė atė mbrėmje tė trishtuar nė Ferenc Pushkash tė Budapestit (11 tetor 2008).
Tashmė, pėrballė kuqezinjve pas 48 orėve vjen njė tjetėr sfidė, edhe mė e vėshtirė, por edhe mė intriguese. Kombėtarja shqiptare e futbollit ėshtė sistemuar nė hotel Hotel de Guimaraes, rezidenca e saj nė ditėt portugeze, pėrpara se tė ndeshet nė Braga, ditėn e mėrkurė.
Ishte mė tė vėrtet pėr tė ardhur keq. Vinim pas tre rezultateve pozitive (Lihtenshtejnin, Suedinė e Maltėn) dhe sinqerisht, pėrjetuam ēaste jo tė mira pas ndeshjesh. Tani duhet ta harrojmė atė humbje sa mė shpejt, - thotė nga Guimares i Portugalisė, mbrojtėsi Debatik Curri, i cili nuk e shmang edhe pėrgjegjėsinė e tij nga goli i dytė i hungarezėve.
Tė dielėn, trajneri Han analizoi me ne lojtarėt ndeshjen kundėr Hungarisė. Nė thelb tė kritikave ishin gabimet e kryera. Trajneri kėrkoi pėrmirėsimin nė tė gjitha repartet, - shton autori i njė goli tė paharrueshėm kundėr Holandės, nė humbjen 2-1 nė Amsterdam (2006) pėr ndeshjet eliminatore tė Euro 2008.
Mbrojtja e Shqipėrisė, nuk ishte nė ditėt mė tė mira tė saj, sidomos nė pjesėn e dytė tė takimit tė humbur kundėr Hungarisė. Por, nė ndeshjen kundėr Portugalisė, do tė mungojė pėr shkak tė plotėsimit tė kartonėve tė verdhė njė titullar i rėndėsishėm si Armend Dallku. Njė shqetėsim mė shumė pėr trajnerin Ari Han, i cili nė tre ndeshjet e para ka ndėrtuar tre rreshtime tė ndryshme nė prapavijė.
Kuptohet, qė Armendi (Dallku) ėshtė njė lojtar titullar e do tė ndihet mungesa e tij. Dhe vetė Dallku ėshtė mėrzit pak, por janė gjėra qė ndodhin nė futboll. Dallkuj kėrkon tė japė maksimumin nė ēdo ndeshje. Unė personalisht, po, pasi kemi vite qė luajmė bashkė dhe e njohim shumė mirė lojėn e njėri-tjetrit. Shpresoj se kush do tė qė tė luajė nė vendin e tij do tė japė maksimumin, - thekson lojtari i Vorskla Poltavės nė Ukrainė, ekip me tė cilin prej katėr sezonesh luan edhe Dallku.
Mesfushori Lorik Cana u dėmtua nė gju gjatė takimit kundėr Hungarisė. Bisedova me Lorikun, edhe gjatė udhėtimit me avion nga Hungaria nė Portugali, dhe e ka mirė gjurin. Madje, tani (sot, ora 18:00) do tė shkojmė nė stėrvitje. Edhe vetė Cana beson se do tė jetė gati pėr ndeshjen kundėr Portugalisė.
Njė nga emrat mė tė frikshėm tė Portugalisė ėshtė mesfushori sulmues Kristiano Ronaldo, kampion i Europės me Manēester Junaitid dhe kandidati kryesor pėr fitimin e Topit tė artė. Portugezi u rikthye nė ndeshjen kundėr Suedisė (0-0), pa mundur tė shėnojė, si ai ashtu dhe sulmuesi i Suedisė, Zlatan Ibrahimoviē.
Por sa e frikėson Debatik Currin Kristiano Ronaldo? Ėshtė njė lojtar shumė i mirė, dhe nuk kam pse ta fsheh qė mua personalisht mė pėlqen shumė. Frikė nuk kam pse tė kem. Do tė jetė vėshtirė pėr ta mbuluar, por do tė bėjmė tė pamundurėn pėr ta nxjerrė jashtė loje. Ėshtė mė mirė kur luan kundėr emrave tė mėdhenj. Bėn pėrpjekje maksimale dhe jep natyrshėm mė tė mirėn tėnde, - pėrfundon Debatik Curri.
|