Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Migen Memelli: “E dua njė gol kundėr Milanit”

Kur u rikthye nga Suedia nė Shqipėri si i huazuar nga Gais te Tirana, Migen Memelli, golashėnuesi mė i mirė aktual i Superligės nuk do ta kishte menduar kurrė se fati do ta vendoste pėrballė mjė prej emrave mė tė mėdhenj tė botės sė futbollit, Milanit (14 tetor, ora 19:00) “Ėshtė njė shans i madh, jo vetėm pėr mua si Migen, e pėr skuadrėn e Tiranės, por pėr gjithė futbollin shqiptar”, - tha pėr gazetėn online “Albania-sport.com”, sulmuesi 28-vjeēar i Tiranės. “Ėshtė kėnaqėsi tė luash kundėr Shevēenkos e Ronaldinjos. Por, pėr mua personalisht si sulmues, ėshtė nder tė kem pėrballė njė kapiten legjendar si Paolo Maldini, njė prej emrave mė tė mėdhenj tė historisė sė Milanit”, - shton ish-sulmuesi i Bran Bergenit nė Norvegji, i cili ka shėnuar me kėtė skuadėr 3 gola brenda njė ndeshje tė Kupės UEFA kundėr Atvidaberg (Suedi), nė takimin e pėrfunduar 3-3, mė 10 gusht 2006. Memelli ka shėnuar edhe njė gol kundėr Glentoranit tė Irlandės sė Veriut nė takimit e luajtur nė Belfast, mė 14 korrik 2006 Pėrballja me 17-herė kampionėt e Italisė dhe 18-trofeve ndėrkombėtare edhe pse ka njė sfond tėrėsisht miqėsor, e ngacmon autorin e pesė golave bardheblu nė gjashtė ndeshjet e para tė kampionatit shqiptar. “Milani ėshtė superfavorit nė kėtė takim, por Tirana do tė bėjė tė pamundurėn pėr tė lėnė gjurmė nė kėtė sfidė. Natyrisht, edhe unė si gjithė tė tjerėt do tė doja tė shėnoja golin tim e tė mbetesha nė statistikat e kėtij takimi. Tė shėnosh kundėr Didės, njė prej portierėve mė tė mirė nė botė, apo Abiatit, vlen shumė. Tė paktėn nė pikėpamjen e kėnaqėsisė do tė mbetej njė kujtim i pėrjetshėm”, - thotė korēari, pėr tė cilin Tirana ėshtė klubi i pestė me tė cilin ai ka luajtur nė Shqipėri nga viti 2000. Tirana e ka vlerėsuar shumė ndeshjen me Milanit dhe dhjetė ditėt e pushimi tė kampionatit pėr shkak tė ndeshjeve tė Kombėtares shqiptare me Hungarinė (11 tetor, Shqipėria humbi 2-0 nė Budapest) e Portugalinė (15 tetor, nė Braga). “Kemi punuar fort, Ka kėrkuar prej nesh jo vetėm impenjim maksimal nė stėrvitje, - shton autori i tre golave nė ndeshjen e fituar 3-1 kundėr Flamurtarit, - trajneri Slishkoviē e ka vlerėsuar edhe si njė sfidė prestigji ndaj njė trajneri tė madh si Karlo Anēeloti. por edhe pėr tė dhėnė mė tė mirėn tonė tė martėn nė mbrėmje (19:00)”. Milani do tė vijė nė Tiranė thuajse me ekipin e tij tė plotė, me pėrjashtim tė pesė lojtarėve qė janė tė angazhuar me ekipet e tyre kombėtarė, ndėr ta dhe brazilianėt Kaka e Pato. “Shevēenko, Ronaldinjo, Inzagi, Ambrozini, Sedorf janė emra tė rėndė. Emocionohesh jo pak tė luash kundėr tyre, por fakti qė luajmė pėr njė trofe simbolik si ‘Taēi Oil Albania Reads’ dhe nė ‘Qemal Stafa’ pėrpara mijėra vetave e fansave bardheblu na karikon shumė. Pėr ne kjo ėshtė ndeshja ndėrkombėtare qė i mungoi gjatė kėtij sezoni”. Derbi kundėr Dinamos, vetėm pesė ditė pas ndeshjes kundėr Milanit, nuk mund tė lihet jashtė vėmendjes sė Memellit, aq mė tepėr kur nė atė kundėr Partizanit, tė fituar 2-1 nga bardhebutė. “Jemi pėrgatitur seriozisht edhe pėr atė ndeshje. Dinamo ėshtė njė ekip qė duhet respektuar, por ne do tė bėjmė gjithēka pėr ta fituar ndeshjen. Do tė ishte autokritika mė e mirė pas barazimit 0-0 me Bylisin nė Ballsh”, - shton sulmuesi i Tiranės, njė nga kandidatėt e fitimi tė “Kėpucės sė artė”. “Nuk mė pėlqen shumė tė flas pėr kėtė temė. Objektivi im ėshtė fitimi i titulli kampion me Tiranėn. Tė tjerat vijnė nė plan tė dytė”, - pėrfundon Migen Memelli vetėm pak orė pėrpara sfidės historike.