Bledar Kuka
Shumica e shqiptarėve qė kanė qenė tė rinj nė vitet 50-tė apo 60-tė do ta kuptonin shumė mirė Ferenc Pushkashin nėse do tė rrėfenin mes tyre historitė e viteve tė hershme tė jetės. Lindur mė 1927, ai i shpėtoi tmerreve tė Luftės sė Dytė Botėrore pėr tu bėrė mė i madhi futbollist i brezit tė tij, ndonėse nė Madrid tė thonė se Alfredo Di Stefano ishte mė i madh.
Familja e tij nuk ishte e pasur, madje kishte njė shtėpi tė vogėl me njė dhomė dhe njė kuzhinė ku rreth saj kishte fusha me rėrė. Aty Ferenci luante futboll pa fund. Motra e tij, Eva, tregon se jeta pėr tė ishte vetėm futbolli, shpesh lexime dhe filma me tė njėjtat histori amerikane tė far uestit dhe me indianė. Por ai ishte njė djalė i mbledhur, kur pėrfundonte ndeshjet vinte nė shtėpi. Madje kishte njė shpirt tė vėrtetė prej qytetari, me dashur pėr kafshėt. Njė ditė gjeti njė mi nė rrugė, e solli nė shtėpi, e futi nė kafaz, e lau dhe e ushqeu. Njė ditė miu u arratis e nuk u gjet mė, ndėrsa Ferenci mori gjithė ushqimet e shtėpisė pėr ta ndjellė qė tė kthehej. Shpėrblimi ishte njė dajak nga mamaja.
Ai e donte aq shumė futbollin saqė harronte qė pasdite kishte ndeshje me tė rinjtė e Kishpeshtit dhe luante edhe paradite apo nė drekė, pa dallim. Babai i tij, qė ishte trajner tek Kishpesht Honvedi, i bėrtiste qė nga ballkoni qė tė mos lodhej aq shumė se i duhej pasdite. Ne kishim njė fėmijėri shumė tė bukur, - shprehet Eva Pushkash.
Ndoshta ky ėshtė sekreti. Njė fėmijėri e rregullt, njė jetė e thjeshtė pa teprime, njė pasion dhe dashuri pa fund pėr futbollin, njė qytet pa ndryshime dramatike (siē ėshtė Tirana jonė e shkretė sot e kėsaj dite), fusha tė thjeshta rreth e qark shtėpisė dhe, shumė mirė do tė ishte, edhe njė familje sportive.
Vėllai i yllit tjetėr hungarez Jozhef Bozhik, Laslo, tregon se nė kohėn e luftės, Ferenci nuk e kishte problem tė udhėtonte me orė tė tėra nė tren vetėm e vetėm qė tė luante njė ndeshje futbolli. Babai tij ishte njė futbollist gjysmėprofesionist dhe dritarja e dhomės sė vetme tė shtėpisė sė tij binte nga fusha e futbollit tė Kishpeshtit. E ku mund tė shkonte ai tjetėr.
|