Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Ne tė pallateve, jo tė futbollit

Bledar KUKA TIRANĖ - Ndėrsa jam nė njė tavolinė kafeje (aspak zyre, e) me njė trajner tė ekipeve tė moshave dhe po i shpjegoj njė ide timen mbi rolin e federatės dhe klubeve, papritmas mė ndėrpret. “A e di ti se nė Rumani janė investuar 150 milionė euro pėr futbollin, jo sportin, vetėm futbollin, plus ē’kanė pasur nga koha e komunizmit, kurse kėtu tek ne edhe fushat qė kanė mbetur pritet t’i bėjnė pallate?”. Kjo ishte britma e tij, njėkohshėm njė revoltė dhe hidhėrim. Ishim ulur tek restoranti kinez, mu pranė aneksit tė stadiumit kombėtar “Qemal Stafa” dhe, ndėrsa hodha instinktivisht sytė tek fusha e sakatuar aty nė krah, m’u bė se ajo po kėrkonte ndihmė. “Ndihmomėni tė mos mė vrasin”, mė dukej se thoshte ajo zonjė e plakur qė pėrpiqej tė dukej mė e re. Dikur, ishte shkurti i 2007-ės, kam bėrė njė shkrim pėr revistėn “Klan” mbi 9 fushat e vrara tė Tiranės, nga 13 tė trashėguara nga koha e “Dullės”. Mė 1990, kryeqyteti kishte 250 000 banorė dhe 13 fusha, sot ka rreth 700 000 apo mė shumė dhe vetėm 4 tė tilla. Mesatarja ishte njė fushė pėr 19 231 banorė, sot ajo ėshtė njė pėr 187 500. Besoj se tė gjithė e dimė se kush janė pėrgjegjės pėr kėtė masakėr. Nuk po i hyj pėr tė gjetur se kush ndėrton, por se kush e ka nė dorė tė lejojė. Shkurt, janė dy partitė tona tė mėdha politike qė nė njė krah bėrtasin e qajnė se pėrse vallė e kemi futbollin nė kėtė nivel kaq tė ulėt dhe nga ana tjetėr e mbajnė ngritur gjithnjė sėpatėn (jo, jo sharrėn me korrent) pėr tė krasitur. Nėse kjo hipokrizi nuk vritet dhe nė vend tė saj tė jetė pėrgjegjėsia qytetare, s’kemi gjė nė vijė. Si mund tė ndodhė? Si ēdo gjė tjetėr. Janė njerėzit qė duhet ta bėjnė, nė radhė tė parė ata qė janė mė tė fuqishėm dhe qė janė ”nginjur” me para kėto 17 vite. Kėta tė fuqishėm komandojnė partitė, ėshtė e kotė tė kėrkojmė gjurmė kur ujqit i kemi para syve. Kur tė kalojnė tri ditė do tė jemi pėrballė Hungarisė nė Budapest. Kėrkojmė barazim apo fitore. Hungaria na ka mundur me kohė, jo 12-0 si nė vitet 50-tė, por me planin e saj “Bozhik” qė prej fillimit tė viteve 2000. Ata nėnshkruan kontrata me 1300 trajnerė pėr t’i specializuar nė mėnyrė qė tė rritej numri i fėmijėve qė merreshin me futboll. Nga 36 000 parashikohen tė jenė 200 000. Qeveria jepte 3 milionė euro nė vit qė nga 2001-shi, ndėrsa federata kontrollonte si shpenzoheshin fondet. Ndoshta sot vrulli mund tė ketė rėnė, por rėndėsia e “Planit Bozhik” mbetet. Sa pėr Shqipėrinė, pas njė qetėsie me sa duket gėnjeshtare, alarmi ėshtė ringritur. Njė sulm i ri po pėrgatitet mbi terrenet e mbetura ...