Unė e vlerėsoj maksimalisht iniciativėn e kompanisė Taēi Oil pėr tė sjellė Milanin nė Shqipėri, ku mė nė fund edhe njė skuadėr shqiptare do tė luajė kundėr njė skuadre kaq tė madhe, kampioni i botės nė fuqi pėr sa i pėrket klubeve, - tha pėr Albania-sport.com, shefi i klubit tė Tiranės, Eduard Gjini, pas konferencės pėr shtyp tė mbajtur nga presidenti Refik Halili e zonja Shefikat Ngjela.
Ėshtė njė ėndėrr pėr tė gjithė shqiptarėt, e nė veēantė pėr tifozėt e Tiranės, qė njė skuadėr si Milani tė zbresė nė Tiranė pėr tė luajtur kundėr skuadrės sonė, - shton Gjini, i cili thekson se klubi qė ai drejton ėshtė nė sinkron tė plotė me Taci Oil pėr ta bėrė gjithēka perfekte.
Kemi marrė pėrsipėr me shpenzimet e sponsorėve tanė tė pėrgatisim flamujt e dy ekipeve dhe kompanisė Taci Oil. Banderola do tė jenė tė pranishme, duke filluar nga aeroporti, bulevardit Dėshmorėt e kombit e sigurisht nė stadium. Aty do tė jetė njė spektakėl mė vete.
Sponsorėt e Tiranės kanė vendosur tė blejnė njė numėr tė konsiderueshėm biletash (bėhet fjalė pėr 2 mijė copė) pėr tua dhėnė mė njė ēmim mė tė lirė tifozėve tė tyre, pėr tė formuar njė bllok bardheblu. Ndeshja do tė luhet nė mbrėmje (ora 19:00) dhe dekori do tė jetė fantastik.
Tirana-Milan do tė gjykohet nga njė katėrshe gjytarėsh shqiptarė me stemėn e FIFA-s, tė kryesuar nga ndėrkombėtari Albano Janku. Ndihmės tė tij do tė jenė Ergim Doda, asistent i parė e Emiljano Biēaku, asistent i dytė. Sokol Jareci do tė jetė gjyqtar i katėrt.
Protokolli i qėndrimit tė Milanit tashmė ėshtė pėrcaktuar, duke filluar nga mbėrritja, konferenca e shtypit nė orėn 16:30 e administratorit Galiani, trajnerit Anēeloti e disa lojtarėve kuqezinj nė hotel Sheraton, por dhe njw takim kortezie me kryeministrin Sali Berisha (15:00).
Kemi kontaktuar edhe ne si klub me Milanin, nė lidhje me detajet teknike. Zėvendėsimet e lojtarėve do tė jenė tė pakufizuara, nė rast barazimi nuk do tė ketė shtesė, por direkt gjuajtje penalltish. Ndeshje do tė zhvillohet me topa Adidas. Pas ndeshjes dhe ndarjes sė trofeut, dy trajnerėt e kapitenėt e dy skuadrave do tė japin njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi nė ambientet e stadiumit Qemal Stafa, - jep tė tjera detaje Gjini.
Klubi i Tiranės ka njė lidhje tė veēantė me Italinė, pasi pėr disa muaj skuadrėn e parė e drejtoi italiani Leonardo Menikini (2005-2006).
Nuk ka qenė vetėm Menikini, i cili ka qenė njė nga bashkėpunėtorėt e Karlo Macones te Breshia e Bolonja, - shton Gjini, - por te Tirana ka punuar si pėrgatitės atletik edhe Stefano Neri, i cili na ka ndihmuar jashtė mase. Te Tirana ka luajtur edhe futbollisti Kristian Muzaki (2005-2006), i cili ka luajtur si mesfushor dhe mbrojtės i majtė.
Emri i klubit tė Tiranės nuk ėshtė i panjohur nė Itali dhe veēanėrisht nė shtypinė e Milanit. Ne kemi organizuar nė muajin korrik nė Selman Stėrmasi kampusin Milan Junior Camp dhe kjo pėrbėn edhe njė lidhje tjetėr me Milanin e me sektorin e tyre tė rinjve, - pėrfundon sekretari i klubit tė 23-herė kampionėve tė Shqipėrisė.
|