Nga Sokol Paja
Sulejman Demollari, ish- trajneri i kombėtares shqiptare tė futbollit, ėshtė shprehur shumė entuziast pėr dy ndeshjet qė Shqipėria do tė luajė nė Budapest ndaj Hungarisė mė 11 Tetor dhe nė Lisbonė ndaj Portugalisė mė 15 Tetor. Sipas Demollarit Shqipėria ka mundėsi qė nė dyja ndeshjet tė marrė pikė. Nė Hungari duhet synuar edhe fitorja, ndėrsa me Portugalinė do tė jetė tepėr e vėshtirė, pasi ėshtė edhe pretendentja e grupit. Ajo qė e bėn edhe mė shumė entuziast Demollarin pėr rezultat pozitiv tė Shqipėrisė, ėshtė edhe faktori i mirė psikologjik, pasi kombėtarja jonė vjen pas dy ndeshjesh pozitive ndaj Suedisė dhe Maltės. Shanset nė kėtė takim, sidomos nė Hungari, pėr kombėtaren tonė janė shumė tė mėdha ku duhet synuar edhe fitorja, ndėrsa nė Portugali barazimi do tė ishte si njė fitore pėr kuq- e- zinjtė e kombėtares shqiptare. Aktualisht, Shqipėria ėshtė e para nė grupin 1 me katėr pikė, falė golavarazhit mė tė mirė se Suedia dhe Danimarka. I vetmi problem pėr kombėtaren tonė ėshtė forma e Duros e Salihit, tė cilėt vijnė pas dėmtimeve dhe aktivizimi momentalisht ėshtė nė pikėpyetje, megjithėse stafi mjekėsor ka dhėnė garanci pėr aktivizimin. Gjithsesi, ish-trajneri i kombėtares Demollari ėshtė optimist se kombėtarja jonė do tė marrė rezultate pozitive nė Hungari e Portugali.
Prof. Demollari, si i mendon dy sfidat e ardhshme me Hungarinė dhe Portugalinė?
Unė mendoj se kėto dy sfida janė shumė tė vėshtira pėr kombėtaren tonė, por jo tė pakalueshme. Ndeshja me Hungarinė ėshtė njė ndeshje, ku kombėtarja jonė duhet qė tė kėrkojė maksimumin dhe besoj se do ia arrijnė duke marrė parasysh se Hungaria ka dėmtime dhe niveli i futbollit hungarez ėshtė pak a shumė i njėjtė me nivelin e futbollit shqiptar. Ajo qė mė bėn edhe mė optimist ėshtė edhe fakti qė Shqipėria ėshtė shumė e pėrgatitur nga ana psikologjike, pasi kemi zhvilluar dy ndeshje mjaft tė mira me Maltėn e Suedinė, ēka na jep shpresa edhe me Portugalinė dhe Hungarinė. Unė mendoj se nė Hungari duhet shpresuar edhe pėr njė fitore. Nė ndeshjen me Portugalinė, dihet tashmė qė ata janė pretendentėt kryesorė, do tė jetė e vėshtirė, por besoj se me kontributin e tė gjithė lojtarėve dhe tė stafit me pėrpjekje maksimale, edhe nė kėtė ndeshje mund tė marrim pikė. Shanset nė tė dyja ndeshjet janė pėr pikė, por kjo varet shumė nga sa do tė japin futbollistėt nė fushė.
A ka shanse reale Shqipėria pėr kualifikim ose Play Off?
Shqipėria, nė tė vėrtetė, ka pak shanse pėr kualifikim pasi janė ekipe shumė tė forta se ne, por asnjėherė nuk duhen humbur shpresat. Kombėtarja jonė, me futbollistėt qė ka, mund tė arrijė shumė dhe gjithēka do tė varet nga forma dhe rendimenti i futbollistėve. Kualifikimi ėshtė i vėshtirė pėr tė mos thėnė i pamundur, por play off ndoshta edhe arrihet, gjithmonė nėse sportistėt do tė japin maksimumin.
Vlerėsimi juaj pėr ecurinė e deritanishme tė kombėtares?
Ėshtė e rėndėsishme qė, momentalisht, jemi mirė. Puna dhe rezultatet do tė tregojnė se deri ku mund tė shkojė kombėtarja jonė me forcėn reale tė saj. Gjithēka do tė shihet me kalimin e kohės, pasi tani ėshtė herėt tė japim njė vlerėsim real, por rėndėsi ka qė po punohet mirė dhe kemi njė ecuri tė mirė.
Ka ndryshime nė kombėtaren e Arie Haan, krahasuar me trajnerėt e tjerė tė huaj qė kanė drejtuar kombėtaren shqiptare?
Koha do tė tregojė gjithēka, tani ėshtė shumė herėt pėr tė folur mbi ndryshimet e kombėtares, pasi Haan sapo ka filluar punėn nė kombėtare. Nė varėsi tė rezultateve, do tė shihet se kush kombėtare do tė jetė mė e mira. Momentalisht, ėshtė herėt tė flasim.
|