Ndėrsa sulmuesi Besart Berisha ėshtė duke u pėrgatitur me pėrfaqėsuesen shqiptare pėr tu pėrballur me Hungarinė e Portugalinė, Rozenborgu i tij do tė njihet tė martėn me kundėrshtarėt e radhės nė fazėn e grupeve tė Kupės UEFA.
Shorti do tė hidhet nė Nyon tė Zvicrės, ku ndodhet edhe selia e qeverisė europiane tė futbollit. Janė 40 skuadra, tė cilat do tė ndahen nė tetė grupe me pesė skuadra. Ekipet do tė ndeshen vetėm njė herė midis tyre. Ēdo klub do tė luajė dy herė nė shtėpi e dy herė jashtė saj.
Datat pėr ndeshjet e fazės sė grupeve janė: 23 tetor, 6 e 27 nėntor, 3-4 e 17-18 dhjetor 2008
Tre skuadrat e para tė kualifikuara nga ēdo grup do tė mbėrrijnė nė 1/16 e finaleve, me tė cilat do tė bashkohen edhe ekipet e renditura tė tretat nė fazėn e grupeve tė Ligės sė Kampioneve.
Shanset pėr tė qenė nė kėtė fazė tė Kupės UEFA i kanė si Arjan Beqaj me Anorthosis dhe Lorik Cana me Olmpikun e Marsejės, gjithmonė nėse skuadra qipriote e ajo franceze renditen tė tretat nė grupet e tyre nė fazėn e grupeve tė Ligės sė Kampioneve. Pėr momentin Anorthosis bashkėkryeson me Interin (nga 4 pikė), ndėrsa Marseja ka pėsuar dy humbje. |