Besa mė nė fund pas katėr ndeshjesh tė zhvilluara nė shtėpi arriti fitoren e parė, por dhe trajneri Ilir Daja regjistroi fitoren e parė, pas njė humbjeje me Shkumbinin (1-0) e njė barazimi me Teutėn (1-1). Dhe kėtė e arriti ndaj ish-skuadrės me tė cilėn fitoi titullin e parė kampion, Elbasanit, edhe pse me rezultatin e ngushtė 1-0.
Mbrojtėsi i Elbasanit, Endri Vrapi pengoi sulmuesin e Besės, Gerhard Progri brenda zonės, e gjyqtari nuk u mendua dy herė pėr tė dhėnė penallti. Kapiteni Bekim Kuli realizoi me njė gjuajtje tė lehtė, duke mposhtur portierin verdheblu Osmani. Ky ishte goli i dytė me penallti i ish-sulmuesit tė Dinamos, pas atij kundėr Bylisit e i treti sezonal pėr kavajasin.
Njė fitore me vlera, teksa Daja ka dy javė kohė pėr tė pėrgatitur skuadrėn e tij pėr ndeshjen e radhės nė transfertė kundėr Lushnjės, qė fitoi me Shkumbinin. Elbasani pret nga ana e tij nė javėn e 7-tė (18 tetor 2008) Teutėn, qė fitoi tė premten 2-0 me Apoloninė.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 6
Dje, 03.10.2008
Teuta-Apolonia 2-1
Golat: 13 Hysa, 34 Jakupi /73 Berkiē
Sot, 04.10.2008
Besa-Elbasani 1-0
Golat: Kuli 63 (p)
Shkumbini-Lushnja 1-2
Golat: 16 Turdiu (pen)/ Bubeqi 42, Cela 73(p)
Dinamo-Vllaznia 1-1
Golat: 15 Smajli (aut)/ Dhembi 59
Bylis-Tirana 0-0
Flamurtari-Partizani 1-0
Golat: 31 Brajkovic (p)
|