Grupi fitues nuk ndryshohet. Trajneri holandez Ari Han e ka pasur parasysh kėtė. Asnjė ndryshim nė listėn e lojtarėve. Janė tė njėjtėt futbollistė qė ia dolėn tė ndalin Suedinė e Zlatan Ibrahimoviēit nė barazimin e madh 0-0 nė Tiranė dhe fituan pastėr 3-0 kundėr Maltės sė Majkėll Mifsudit nė Qemal Stafa, duke marrė edhe kryesimin e pėrkohshėm tė Grupit 1. Tri pikė edhe ishin besuar se do tė merreshin nga trajneri Han nė dy pėrballjet e para zyrtare (fitorja me Maltėn), por pika kundėr Suedisė, mund tė konsiderohej mė shumė se njė guxim para 90 minutave tė luajtura, mė 6 shtator 2009, nė ndeshjen hapėse tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010.
PORTA- Katėrkėndėshi i ėshtė besuar treshes legjionare: Arjan Beqaj, Isli Hidi e Ilion Lika. Nė dy takimet e para ėshtė aktivizuar vetėm kosovari i Anorthosis, i cili po kalon njė nga momentet mė tė bukura tė karrierės sė tij, si me pėrfaqėsuesen (3 ndeshje pa pėsuar gol, pėrfshirė dhe miqėsoren me Lihtenshtejnin) ashtu dhe me ekipin e tij. Skuadra qipriote nė dy ndeshjet e para nė fazėn e grupeve tė Ligės sė Kampioneve ka grumbulluar katėr pikė, po aq sa Interi. Me vetėm 1 gol i pėsuar me penallti kundėr gjigantėve tė tillė si Verder Bremen e Panathinaikos, Beqaj po vlerėsohet ēdo ditė e mė shumė si njė nga portierėt mė tė mėdhenj tė kėtij edicioni. Isli Hidi (po nė Qipro me Alqin) e Ilion Lika (nė Rusi me Terekun ēeēen) mbeten dy alternativa tė mira, edhe pse nuk kanė mundur tė luajnė qoftė edhe njė minutė gjatė kėtyre eliminatoreve.
MBROJTJA Gjithmonė reparti me njė eksperiment tė pėrsėritur. Debatik Curri mbetet e vetmja alternativė e sajuar, por qė me aftėsitė, pėrvojėn e cilėsinė e tij si futbollist polivalent, jep gjithmonė maksimumin. Mjafton tė kujtojmė mbulimin e neutralizimin sė bashku me dhelprėn e vjetėr Elvin Beqiri pėrcaktim i Hanit pėr shkodranin - i Ibrahimoviēit apo Henrik Larsonit nė ndeshjen kundėr Suedisė dhe Leo Mesit tė Maltės, Majkėll Mifsud kundėr Maltės. Curri, i cili ka shėnuar tre gola me ekipin e tij nė Ukrainė, Vorskla Poltava, do tė ketė edhe nė ndeshjet kundėr Hungarisė e Portugalisė partneritetin e Armend Dallkut, bashkėlojtarit e mikut tė tij te Vorskla. Dallku, i cili shėnoi golin e tretė kundėr Maltės e tė parin e tij me fanellėn kuqezi, padyshim qė ka ruajtur energjitė pėr tė shpėrthyer sėrish nė Budapest. Kristi Vangjeli, edhe pse i ka minutat me pikatore te Arisi i Selanikut nė Greqi ėshtė nė duel me Ansi Agollin. Admir Teli, Endri Vrapi e Andi Lila plotėsojnė repartin e prapavijės.
MESFUSHA- Lorik Cana me performancėn e tij sidomos kundėr Maltės dėshmoi se ėshtė nė gjendje tė udhėheqė skuadrėn drejt suksesit tė radhės. Kapiteni i Marsejės shėnoi njė gol historik nė Ligėn e Kampioneve kundėr Liverpulit, pavarėsisht se nė dy ndeshjet e para skuadra franceze nuk ka mundur tė grumbullojė asnjė pikė. Ervin Skela, pas dy golave me penallti nė Kupėn e Gjermanisė dhe fitores sė parė sezonale tė Energi Kotbusit nė Bundesliga 1, ėshtė i gatshėm tė frymėzojė sulmuesit me asistėt e tij. Klodian Duro, 5 gola nė tė gjitha kompeticionet, bashkohet me shokėt e tij tė skuadrės pas atij goli tė mrekullushėm kundėr Manēester Sitit. Fantazisti i Omonia Nikosias nė Qipro mungoi nė ndeshjen e kthimit kundėr Robinjos me shokė, por kundėr hungarezėve ka kohėn e mjaftueshme pėr tu rikuperuar e kundėr Portugalisė synon tė sfidojė njė tjetėr futbollist tė kampionatit anglez, Kristiano Ronaldon. Kapiteni i Shqipėrisė, Altin Lala, do tė ketė pėrballė njė shok skuadre te Hanoveri, Huzhtin, autorin e golit tė fitores kundėr Bajernit tė Munihut, por siē ka pohuar xhuxhi luftarak (epitet i medias gjermane), nuk ka paqe me tė nė Budapest. Jahmir Hyka edhe pse i ka pasur minutat e pakta me Mainc 05, ka luajtur 180 minuta me pėrfaqėsuesen. 20-vjeēari, i cili triumfoi mbi Mellbergun e Juventusit, mund tė bėjė surprizėn e radhės, ashtu siē e bėri edhe nė miqėsoren kundėr Polonisė pas sė cilės siguroi edhe njė kontratė faranike pėr moshėn e tij, me njė kosto transferimi 3.7 milionė euro. Ervin Bulku bėri njė paraqitje tė mirė nė ndeshjen kundėr Maltės, e sigurisht tekniku holandes do tė rezervojė minuta pėr tė nė dy ndeshjet e radhės, tė cilat do tė zhvillohen brenda 96 orėve.
SULMI- Trajneri Han ka provuar tre nga katėr sulmuesit e thirrur, ku vetėm Kapllani nuk ka luajtur ende asnjė minutė. Salihi-Berisha kundėr Suedisė e Bogdani-Salihi-Berisha kundėr Maltės kanė prodhuar vetėm njė nga tre golat e Shqipėrisė nė dy ndeshjet e para, qė ēuditėrisht kanė autorėsinė e njė goli pėr ēdo repart: Dallku (mbrojtja), Duro (mesfusha) e Bogdani (sulmi). Nė kampionatet e vendeve tė tyre, vetėm Salihi me SV Ried nė Austri e Besart Berisha me Rozenborgun nė Norvegji kanė mundur tė shėnojnė (secili nga 3 gola). Bogdani e Kapllani ende nuk janė aktivizuar si titullarė me Kievon e Karlsruhen, e sigurisht qė nuk kanė pasur edhe fatin tė shėnojnė. Qė tė dy janė rikuperuar nga dėmtimi, duke qenė plotėsisht tė gatshėm pėr ti shėrbyer Shqipėrisė e trajnerit tė saj Ari Han.
GJEOGRAFIA E LOJTARĖVE
Gjeografikisht ėshtė Gjermania qė sundon te 17 legjionarėt e thirrur: Lala (Hanover 96), Skela (Energi Kotbus), Kapllani (Karlsruhe), Hyka (Mainc 05). Gjithsesi, harta e vendndodhjeve tė legjionarėve kuqezi na ēon nė Itali (Bogdani), mė pas nė Francė (Cana), nė Norvegji (Berisha), Austri (Salihi), pėr tė kaluar e gjitha mė pas nė Lindje: Dallku, Curri, Bulku (tė tre nė Ukrainė), Lika nė Ēeēeni, Beqaj, Hidi, Duro (tė tre nė Qipro), Vangjeli nė Greqi e Teli nė Turqi. Vetėm pesė lojtarė qė luajnė nė kampionatin shqiptar bėjnė pjesė nė listėn e 22 lojtarėve tė thirrur: Ansi Agolli e Andi Lila (tė dy nga Tirana), Elis Bakaj (Partizani), Elvin Beqiri (Vllaznia) e Endri Vrapi (Elbasani).
SFONDI I NDESHJES
Befasisht Shqipėria kryeson me meritė Grupin I tė zonės evropiane, tė konsideruar edhe si Grupi i ferrit, pasi pėr dy vendet e para luftojnė tri skuadra tė mėdha: Portugalia, Suedia e Danimarka. Shqipėria mbėrrin nė ballafaqimin me Hungarinė nė Budapest me tri pikė mė shumė se kundėrshtari. Kombėtarja jonė fitoi nė ndeshjen e fundit kundėr Maltės (3-0, gola tė Bogdanit, Duros e Dallkut), ndėrkohė qė Hungaria humbi nė Suedi 2-1.
SFIDĖ HOLANDEZE
Hungari-Shqipėri ėshtė njė sfidė e tėra holandeze, parė dhe faktin se trajnerėt e dy pėrfaqėsueseve, si Ervin Kuman ashtu dhe Ari Han, i pėrkasin kėsaj shkolle. Gjithsesi, Han duket se ka njė armė mė shumė se kundėrshtari. Pėrvojėn si trajner pėrfaqėsuesesh, por edhe ndihmėn e njė spiuni tė regjur si djali i tij, Advin Han. Han Junior ndoqi Suedi-Francė (2-3) e mė pas Maltė-Portugali (0-4), duke i ofruar tė atit tė tij tė dhėna tė konsiderueshme. Nė tė njėjtėn ditė qė Shqipėria luante kundėr Maltės (3-0), Advini ndoqi takimin Suedi-Hungari (2-1).
LISTA E KOMBĖTARES PĖR NDESHJET KUNDĖR HUNGARISĖ E PORTUGALISĖ
Portierė
Arjan Beqaj 33 0 Anorthosis (Qipro)
Isli Hidi 4 0 Alki Larnaka (Qipro)
Ilion Lika 14 0 Terek Grozny (Rusi)
Mbrojtės
Armend Dallku 23 0 Vorskla Poltava (Ukrainė)
Kristi Vangjeli 10 0 Aris Selanik (Greqi)
Debatik Curri 13 1 Vorskla Poltava (Ukrainė)
Endri Vrapi 2 0 Elbasani (Shqipėri)
Andi Lila 1 0 Tirana (Shqipėri)
Admir Teli 3 0 Hacettepe (Turqi)
Elvin Beqiri 35 0 Vllaznia (Shqipėri)
Mesfushorė
Lorik Cana 27 1 Olimpik Marsejė (Francė)
Altin Lala 65 3 Hanover 96 (Gjermani)
Klodian Duro 43 3 Omonia Nik. (Qipro)
Ervin Skela 47 9 Energi Kotbus (Gjermani)
Ansi Agolli 2 0 Tirana (Shqipėri)
Elis Bakaj 2 0 Partizani (Shqipėri)
Jahmir Hyka 8 1 Mainc 05 (Gjermani)
Ervin Bulku 9 0 Krivbas Krivi (Ukrainė)
Sulmues
Edmond Kapllani 21 6 Karlsruhe (Gjermani)
Hamdi Salihi 7 1 Ried (Austri)
Besart Berisha 9 2 Rozenborg (Norvegji)
Erjon Bogdani 46 9 Kievo (Itali)
Ndeshjet
Shqipėria do tė luajė dy takime nė transfertė, kundėr Hungarisė, mė 11 tetor nė Budapest (19:45). Kundėr Portugalisė do tė luajmė, mė 15 tetor nė Braga (21:45).
Grumbullimi
Futbollistėt e thirrur do tė grumbullohen, mė 6 tetor nė hotel Aeroport Budapest, pranė kryeqytetit hungarez. Stėrvitja do tė kryhet nė stadiumin e Vecsezit.
E para
Pas dy ndeshjeve tė para, me njė barazim e njė fitore, Shqipėria me 4 pikė renditet e para nė grup, me pikė tė barabarta me Suedinė e Danimarkėn, por me golaverazh me te mire.
Hungaria
Skuadra kundėrshtare e radhės ka mundur tė grumbullojė vetėm njė pikė nga dy takimet e para. Barazoi 0-0 me Danimarkėn nė shtėpi dhe humbi 2-1 me Suedinė jashtė.
KUNDĖRSHTARĖT
HUNGARIA
Takimi i parė kundėr tyre ėshtė zhvilluar 51 vjet mė parė, mė 20 gusht 1947, ku pėsuam njė humbje tė pastėr 3-0 pėr Kampionatin e Europės Qėndrore, kur pėrfaqėsuesja jonė drejtohej nga Ljubosha Broēiē. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi njė barazim 0-0. Nė bankinėn kuqezi ishte trajneri Adem Karapici. Ballafaqimi i tretė dhe i fundit regjistroi edhe humbjen mė tė thellė tė Shqipėrisė nė njė ndeshje ndėrkombėtare: 12-0, mė 24 shtator 1950.
PORTUGALIA
Tri janė ballafaqimet e deritanishme: 2 zyrtare (3-0, 2-0) dhe njė miqėsore (5-3). Nė kujtesė ka mbetur njė fakt i hidhur: Neptun Bajko dha dorėheqjen nga posti i trajnerit tė Kombėtares shqiptare pikėrisht pas humbjes 3-0 nė Qemal Stafa, mė 9 tetor 2006, ku ish-trajneri i Partizanit, e ndjeu veten tė tradhtuar nga lojtarėt e tij. Edhe Astrit Hafizi dėshtoi nė ballafaqimin e dytė duke humbur 2-0 nė Lisbonė. Nė ballafaqimin e tretė nė bankinė ishte Hans Peter Brigeli.
El. Botėrori 2010
Kalendari i Grupit 1
Janė luajtur
06.09.2008: ShqipėriSuedi 0-0
10.09.2008: Shqipėri-Maltė 3-0
Do tė luhen
11.10.2008: Hungari-Shqipėri
15.10.2008: Portugali-Shqipėri
11.02.2009: Maltė-Shqipėri
28.03.2009: Shqipėri- Hungari
01.04.2009: Danimarkė-Shqipėri
06.06.2009: Shqipėri-Portugali
09.09.2008: Shqipėri-Danimarkė
14.10.2009: SuediShqipėri
Eliminatoret e Boterorit 2010
Grupi 1
Skuadra N F B H GSH GP DIF PIK
1 Shqipėria 2 1 1 0 3 0 +3 4
2 Danimarka 2 1 1 0 3 2 +1 4
3 Suedia 2 1 1 0 2 1 +1 4
4 Portugalia 2 1 0 1 6 3 +3 3
5 Hungaria 2 0 1 1 1 2 -1 1
6 Malta 2 0 0 0 0 7 -7 0
|