Nga Bledar Kuka
Mrekullitė edhe ndodhin dhe jo vetėm nė ėndėrr. Futbolli shqiptar i meriton ato tė paktėn pėr traditėn tashmė mbi 100-vjeēare, qė kur ndeshja e parė jo zyrtare u luajt nė Shkodėr mė 1905, ndėrsa kampionatet kombėtare kanė arritur nė plot 70.
Njė krahasim me Turqinė tashmė tė madhe qėndron, ndonėse ato ditė kur e mposhtim lehtėsisht 3-0 me golat e Panos e Pernaskės janė 37 vjet larg. Skuadra pėrfaqėsuese turke nuk njohu asnjė turne tė madh nė Botėror qė nga viti 1954 deri mė 2002, por kur ia arriti tė hynte nė skenė zuri vendin e tretė, vetėm pas Brazilit dhe Gjermanisė. Edhe nė Europianė, suksesi ka nisur vonė, mė 1996 nė grupin final, mė 2000 nė ēerekfinale dhe mė 2008 nė gjysmėfinale. Tashmė ėshtė njė traditė. Turqve iu deshėn 12 vjet, qė nga dita kur punėsuan gjermanin Jup Derval si shef tė ekipeve kombėtare nė federatė.
Shqipėria gjithashtu nuk e ka kėtė traditė, por duket se po e krijon, ndėrsa po mbushen 7 vjet qė kur trajneri i parė i huaj vuri kėmbė nė Tiranė. Po e krijon me thonj e me dhėmbė, me njė futboll qė ėshtė bėrė biznes pėr ata qė kanė para dhe pushtet dhe qė e pėrdorin pėr tė bėrė patjetėr djemtė futbollistė (gjithnjė tė dobėt e tė paragjykuar), por sėrish po ecėn pėrpara.
Nė Euro 2008 kishim veē njė pikė pas 2 ndeshjeve tė para, nė Euro 2004 dhe Euro 2000 po kaq. Po kjo melodi edhe nė kampionatet botėrorė, me 1 pikė mė Botėrorin 1998, nė eliminatoret pėr 2002-in patėm 3, ndėrsa pėr 2006-ėn po 3. Ndryshe nga kėto, eleminatoret e Botėrorit 2010 nė Afrikėn e Jugut kanė nisur mė mirė me 4 pikė nė 2 takimet nisėse. Sidoqoftė, mbetet relativiteti i ndeshjeve tė luajtura brenda, ndėrsa nė tė kaluarėn kemi pasur tė paktėn njėrėn (nė mos tė dyja) jashtė.
Me shumė fat mund tė dalim tė dytėt, ėshtė shprehja mė shumė se e guximshme e Ari Hanit. Xhuzepe Dosena erdhi dhe iku si era, pėr shkak tė vullnetit tė paktė pėr tė qenė trajner. Hans-Peter Brigeli nisi punėn nė tokėn e lėnė djerrė nė disiplinė qė prej vitit 1990, kurse filozofia dhe pėrvoja moderne nuk ka kaluar ndonjėherė nėpėr kėto vise. Pasi Oto Bariē nisi rinovimin, holandezi i mrekullueshėm si futbollist shpresohet ta formėsojė edhe mė tej krijesėn e gjermanit dhe kroatit.
Pak rėndėsi kanė yjet, shumė mė tepėr ka fryma e grupit dhe besimi. Turqia mė 2002 pati njė skuadėr yjesh, ndėrsa mė 2008 habiti gjithė Europėn me lojtarė aspak pranė ish-heronjve pėr nga kalibri. Thoshte mirė Oto Bariē pėr Turqinė, para se kjo tė ndeshej me Kroacinė e tij. Lojtari mė i mirė i Turqisė ėshtė ... Fatih Terim, - shprehej plakushi 76-vjeēar. Edhe tek Shqipėria, lojtarėt mė tė mirė qė nga 2001-shi kanė qenė Brigeli, Bariēi dhe Hani.
Njė rol tė madh po luan statusi i lojtarėve shqiptarė nė skuadrat ku ata luajnė nėpėr Europė. Arian Beqaj, pėr momentin, ėshtė mė i vlerėsuari dhe mė vendimtari lojtar i Anortosisit tė Famagustės, kampione e Qipros, qė pėr herė tė parė nė histori hyri nė fazėn finale tė Ligės sė Kampionėve. Debatik Curri sidomos, por edhe Armend Dallku janė lojtarėt mė tė dalluar tė Vorsklės sė Poltavės nė kampionatin ukrainas, ashtu si Klodian Duro qė ėshtė cilėsuar magjistari i Omonias qipriote, ekip qė vazhdon aventurėn nė Kupėn UEFA.
Pėr Lorik Canėn nuk mund tė shtohet asnjė fjalė nga ato qė dihen tashmė. Idhulli i tifozėve, kapiteni i klubit mė tė famshėm tė Francės, Olimpikut tė Marsejės, lojtari lider dhe ndoshta mė i shtrenjti nė kampionatin francez, i kėrkuar radhazi nga Reali i Madridit, Arsenali, Bajerni, Roma. Loriku ėshtė njė bamirės i njohur, pranė rangut tė Ronaldos apo Zinedin Zidanit, me tė cilėt ka organizuar disa ndeshje pėr qėllime tė tilla.
Lorik Cana ngrihet herėt dhe nė orėn 06.55 paraqitet nė qendrėn stėrvitore marsejeze, vetėm njė minutė pasi aty ka shkelur trajneri Erik Gerec. Ky ėshtė konstatimi qė bėn gazetari i televizionit zyrtar tė klubit, konstatim qė e tregon qartė pėrse Loriku e meriton tė jetė lideri. Nė 08.43 Gerec e fton Lorikun pėr njė kafe, - vazhdon OM TV, - nė njė moment kėrkohen njerėz pėr tė mbledhur topat e lėnė nė fushė qė nga stėrvitja e pasdites sė njė dite mė parė. Loriku hedh sytė nė tė katėr anėt pėr tė gjetur vullnetarė. I takon, kot nuk ėshtė kapiten.
Altin Lala prej 10 vjetėsh ėshtė njė hanoveran dhe prej tė paktėn 5-6 vjetėr njė fyer nė klubin tradicional gjerman. Edhe ai ėshtė njė lider, ashtu si Cana njė protagonist nė bamirėsi, duke i shtuar edhe njė dimension tė ri identitetit tė tij tė rėndėsishėm nė Gjermani. Diku Altini del nė takim me fėmijėt, diku duke garuar me kuaj, mė tej bamirės dhe nė fund si sipėrmarrės bashkė me kompaninė e madhe gjermane tė farmaceutikės Rosman pėr tė hapur degė tė saj nė Shqipėri.
Rroga e Altinit ėshtė mbi 1 milion euro nė vit, ai merret si shembull pėr gjermanėt qė nuk duan fėmijė duke pasur njė dalė poliglot dhe njė vajzė si prej Hollivudi. Ja si shkruan Noje Prese: Ne duam tiu paraqesim gra dhe burra qė duan tė kundėshtojnė paragjykimet e sotėm. Sot kemi Altin Lalėn, qė nė gjirin e familjes sė tij gjen harmoninė. Lojtarėt shqiptarė nuk janė thjesht futbollistė tė mirė, por edhe shembuj pėr tu ndjekur njė traditė qė fillesėn e ka qė tek Altin Rraklli nė epokėn e tij te Frajburgu.
Ervin Skela ėshtė personazhi kryesor i Energisė sė Kotbusit ... bashkė me trajnerin Bojan Prashnikar .Njė talent i pastėr dhe njė karakter po aq i tillė. Fjalėn idhull po e lodhim si shumė, por edhe pėr Ervinin ia vlen tė pėrdoret. Tifozėt e duan, e ngrenė nė qiell, po kėtė raport ka pasur me ta edhe tek Ajntrahti i Frankfurtit apo Arminia e Bilefeldit. Aq pėrgjegjėsi ndjen nė vetvete mesfushori saqė e ka krejtėsisht tė natyrshme qė tė marrė topin dhe tė gjuajė vetė penalltitė, njė rol vėrtet prej protagonisti.
Hamdi Salihi duket si njė i pėrkėdhelur nga fati. Ai ėshtė i pajisur me talent pėr tė shėnuar si pak tė tjerė, me njė familje gjithnjė nė gjendje aq tė mirė ekonomike saqė ta ndihmonte nė ēdo hap tė karrierės dhe me njė karakter shumė shoqėror, cilėsi themelore kjo nė futbollin e sotėm. Hamdushi, siē e quajnė me pėrkėdheli nė Shkodėr ishte i veēantė tek Vllaznia, i veēantė edhe tek Tirana, duke e fituar kėtė vlerėsim edhe tek Ridi nė Austri. Pėr ekipin e tij nė Bundesligėn austriake ai ėshtė njė mbret i golave.
Trashėgimia flet vetė. Ende nuk kemi konkurrencė tė madhe, pa njė sistem tė mirė futbolli brenda nė vend kjo nuk mund tė ndodhė, por tė rinjtė duket se do ti lenė prapa rekordet e tė vjetėrve. Natyrisht, bėhet fjalė pėr njė tendencė, jo mė kot nė Ėikipedia, ndėr 17 ndeshjet mė tė kujtuara tė kuqezinjve, 13 janė luajtur nga viti 1998 e kėtej. Dhe nuk janė pėrfshirė humbjet dinjitoze me Gjermaninė.
Ndėr 7 mbrojtėsit e grumbulluar nga Hani pėr ndeshjet ndaj Suedisė e Maltė, asnjėri nuk arrinte moshėn 30-vjeēare dhe mė i madhi ishte Admir Teli (28), njė lojtar jo titullar. Kristi Vangjeli, Debatik Curri dhe Armend Dallku, tre shtyllat e sotme janė, pėrkatėsisht 23, 24 dhe 25 vjeē.
Portierėt i kemi gjithashtu tė rinj, Lika e Hidi janė nga 28 e 27 vjeē, ndėrsa 32 vitet e Arian Beqajt janė pak nėse bėjet fjalė pėr njė ruajtės sė portės. Pėr mė tepėr, kurrė mė parė Shqipėria nuk ka pasur 3 portierė qė luajnė jashtė vendit dhe qė nuk lenė javė pa dalė nė faqet e shtypit sportiv tė shteteve ku janė. Arian Beqaj mbi tė gjithė me viktimėn e fundit kampionen greke Olimpiakos qė e eliminoi me Anortosisin e tij nga Liga e Kampionėve.
Edhe sulmi, me pėrjashtim tė Erion Bogdanit, ėshtė krejtėsisht i ri. Kapllani ka 26 vjeē, Salihi 24 dhe Berisha 23. Nėse do tė kėrkojmė dikė qė luan jashtė, Xhevahir Sukaj tashmė turk do tė ishte njė zgjedhje e mirė. Ai nuk ėshtė mė shumė se 22 vjeē.
Probleme, sidoqoftė, kemi dhe kėto janė nė mesin e fushės. Dikur ka qenė njė treshe e shkėlqyer e pėrbėrė nga Skela-Duro-Lala, sot ata janė thuajse tė moshuar. Vlonjati ėshtė 31 vjeē, Klodi ende 30, ndėrsa Altini arriti tek tė 32-at.
Kush do tė jenė pasardhėsit? Jahmir Hyka, njė 20-vjeēar jashtėklasi, ėshtė gati. Shpėtim Duro dhe Luan Sengla, trajnerėt qė e njohin mirė kanė vėnė bast prej kohėsh pėr tė. I kam parė veprime qė i ka bėrė vetėm Ronaldinjo, - thoshte Sengla pėr tė. Kur ishte tek Tirana, zėvendėstrajneri Ardian Mema, pinjolli i familjes sė shquar me po atė mbiemėr, u mor veēanėrisht me tė. Ka pasur disa defekte, por i ka kaluar, - thotė Ardi, - parametrat fizikė i ka shumė tė mirė, di edhe tė mbrojė shumė mirė, mjafton tė orientohet mė mirė nė vendosje gjatė aksioneve sulmuese.
Elis Bakaj, njė djalosh i talentuar ndonėse me temperament shumė tė hedhur, kėrkon edhe ai vlerėsim. Ylli i ri i Partizanit ėshtė 23 vjeē dhe po kėrkon njė skuadėr jashtė vendit. Gjatė verės u fol edhe pėr Borusian e Dortmundit, por ėshtė njė skenė tepėr e madhe pėr njė shqiptar ende tė panjohur. Dita kur Elisi do tė jetė nė njė kampionat tė huaj, ska dyshim, ėshtė shumė e afėrt.
Dhe pa kaluar tek Dorian Bylykbashi, njė nga pesė lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit tė Ukrainės sipas trajnerit tė tij Taran tek Krivbasi, le tė pėrmendim Gjergji Muzakėn. Ky talent i pastėr, lojtar krahu, ėshtė ende i ri, 24 vjeē. Sapo mbylli njė kapitull tė gjatė, emocionues, por edhe me probleme tek Partizani i presidentit Albert Xhani, pėr tė shkuar tek trampolina e ekipit kombėtar kėtu nė Shqipėri, tek Tirana.
Dua ekipin kombėtar, janė disa nga fjalėt e para tė Gjergjit elegant me fanellėn e re bardheblu. Ndėrsa njė klauzolė nė kontratėn e nėnshkruar me presidentin Refik Halili, i jep mundėsi qė tė shkojė jashtė vendit kur tė dojė, mjafton qė pėr tė tė paguhet njė shumė e caktuar, ndoshta 50 000 euro. Pasi u provua tek Ajaksi, Nanta dhe Iraklisi nė Greqi, duket se ėshtė gati edhe pėr ndeshjen e parė me kombėtaren, por edhe me transferimin pėrfundimtar nė Europė.
Le tė kthehemi tek Bylykbashi. Sot ai ėshtė 28 vjeē, por qė kombėtarja shqiptare ta ketė nė radhėt e saj nuk ėshtė kurrė vonė. Trajneri malazias Dervish Haxhiosmanoviē qė e pa tek Vllaznia mė 2001 mbeti i habitur. Je shumė i talentuar, - i tha ai atėherė djaloshit 21-vjeēar, - veē duhet tė ngasėsh mė shumė vrap. I pėrkėdhelur tek Vllaznia, po ashtu tek Partizani, elbasanasi i dha drejtim karrierės duke shkuar nė Ukrainė. Atje u bė njė mbret tek Krivbasi i Krivoj Rogut, njė ekip jo i madh, por i kategorisė sė parė. Sot ai shpreson njė transferim mė tė rėndėsishėm.
Asnjė nga lojtarėt e sotėm shqiptarė, me pėrjashtim tė kapitenit Lala (63 ndeshje), nuk i ka numrat pėr tė konkurruar me kapitenėt legjendarė tė sė shkuarės si Rudi Vata, Foto Strakosha, Igli Tare, Altin Rraklli apo Alban Bushi. Madje shumica dėrrmuese nuk i kanė numrat qė kishin Bledar Kola, Arian Xhumba apo Sulejman Demollari.
Por pėr Lorik Canėn nuk ka rėndėsi qė ka vetėm 26 ndeshje me fanellėn, pėr Dallkun qė ka vetėm 22 apo pėr Currin me vetėm 12 (!!). Po kėshtu, Hyka e kalon fare i patronditur faktin qė ėshtė rreshtuar nė fushė 7 herė, ndėrsa shpresa tė tilla si Salihi e Berisha kėnė pėrkatėsisht 6 dhe 8 ndeshje.
Futbollistėt e sotėm tė pėrfaqėsueses shqiptare pak kanė provuar tė humbasin, aq mė pak tė poshtėrohen. Qė kur kanė nisur punė trajnerėt e huaj, skuadra ka fituar dhe barazuar rreth 60 pėr qind tė ndeshjeve eleminatore, plot 18 nė 34 gjithsej. Nė numrin total tė takimeve (bashkė me miqėsoret) jemi bėrė tepėr konkurrues. Gjykoni vetė: Nė 62 ndeshje nga 2001-shi, 23 janė fituar, 11 barazuar dhe 28 humbur, kurse golat janė 78 tė shėnuar dhe 81 tė pėsuar. Ndėrsa nga 1946-ta deri mė 2001-in u fituan vetėm 22.7 pėr qind e pikėve tė mundshme, nė vitet nė vazhdim janė fituar plot 43 pėr qind. Pėrvoja e brezave tė kaluar bėn punėn e vet. Shtuar kėtu edhe magjitė e Brigelit, Bariēit dhe Hanit. A mjafton kjo pėr tė shkuar nė Botėror? Vėshtirė tė gjykohet, por nėse Shqipėria ia del tė luftojė dhėmb pėr dhėmb me Suedinė, Danimarkėn, ndoshta edhe Portugalinė, tash pėr tash kjo mjafton.
Tek e fundit, tė paktėn pėr njė muaj do tė biem tė flemė e tė zgjohemi nė mėngjes si kryesues tė grupit. Ndoshta 11 e 15 tetori mund tė na lejojnė tė vazhdojmė ta shikojmė ėndrrėn.
|