Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Tirana, 140 mijė euro pėr tė mundur Partizanin

Tirana e kėrkon fitoren e kėrkon me ēdo kosto. Madje ka paguar shumė. Tirana e mbylli sezonin e kaluar si rrallėherė: pa trofe dhe nė vend tė gjashtė, dhe pa Europėn ku ishte mėsuar tė shfaqte futbollin mė tė mirė shqiptar tė klubeve. Nė bllokun e shėnimeve tė kryedonatorit Refik Halili ishin katėr nga lojtarėt mė tė mirė tė Partizanit, nėnkampionit tė Shqipėrisė: Gjergji Muzaka, Tefik Osmani, Bledar Devolli e Elis Bakaj, por vetėm tre prej tyre do tė jenė kundėr ish-skuadrės: Devolli (transferim i lirė), Osmani (i blerė 40 mijė euro) dhe Muzaka (qė me 100 mijė eurot e paguar nga bardheblutė, vendosi edhe njė shumė rekord nė transferimet e brendshme). Pra, 140 mijė euro tė paguara nė “arkat” e kuqe pėr tė mundur rivalin e pėrjetshėm, ndaj atij qė ka bilancin e vetėm negativ. Kundėr skuadrės prej sė cilės ėshtė mundur plot 53 herė nė 131 ballafaqimet e deritanishme historike. Pėr mė tepėr, qė edhe sezonin e kaluar humbi dy herė, ku mė e hidhura ėshtė ajo 1-4, pikėrisht nė ndeshjen e shtėpisė. 14 ditė pėrgatitje Supersfida midis tyre ka 14 ditė qė po pėrgatitet me tė gjitha detajet nga tė dyja kampet, edhe pse “Skėnder Halili”, atje ku stėrviten 23-herė kampionėt ditėt e fundit ka qenė i “izoluar” pėr shkak tė “skemave” tė Blazhes. Te Partizani nuk ekziston asnjė frikė. Lika ėshtė i hapur tė pranojė edhe “spiunė” tė bardhebluve. Tė kuqtė nė versionin “samba” kanė vetėm njė synim. Tė fitojnė me Tiranėn. Kundėr Muzakės, Devollit e Osmanit ata kanė lojtarė nga atdheu qė magjeps botėn e futbollit. Brazili. Roma, Bruno e Kastelani. Do tė debutojnė kundėr “kushėrinjve tė urryer”. Dhe dėshirojnė tė shėnojnė golin. Ashtu si bėri Zhunjor nė barazimin e famshėm 3-3, mė 11 dhjetor 2004. Xhani e ka thėnė: “Feja ime ėshtė Partizani”. Dhe bosi i kuq kėrkon tė mposhtė jo vetėm Tiranėn, por dhe ish-beniaminėt e tij. Sfidė kroato-shqiptare Madje mė shumė se sportive e midis tifozerive bardheblu e tė kuqe, ajo po shihet si njė pėrplasje e pastėr shkollash futbolli: kroate (Bllazh Slishkoviē) e shqiptare (Hasan Lika). Sezonin e kaluar, trajneri i Partizanit (ende pa njė titull kampion si trajner) arriti tė mposhtė dy herė Sulejman Memėn (ish-trajner edhe me Partizanin. Madje fitorja 4-1 provokoi edhe vetėlargimin si sekretar i Klubit tė Tiranės, tė njė emri tė njohur bardheblu, Shkėlqim Muēės. Por, nė pėrballjen kundėr Slishkoviēit, trajnerit tė katėrt tė huaj te Tirana nė 10 vitet e fundit (pas hungarezit Temeshvari, boshnjakut Aliabdiē e italianit Menikini), tekniku i Partizanit do tė jetė tribunė, pasi Lika u pėrjashtua nga gjyqtari Bardhyl Pashaj nė takimin Partizani-Vllaznia. Gjithsesi, “armata” e kuqe i ka mėsuar pėrmendėsh udhėzimet e Hasanit, ashtu si Kombėtarja ato tė Ari Hanit. “Derbet nuk pėrcaktohen nga pozitat e skuadrave, ndaj shpresoj qė ecuria e ndeshjes tė pėrcaktohet me atė qė do tė japim nė fushėn e lojės nė harkun e 90 minutave”, - ėshtė shprehur Lika. Goli i ēmend tė gjithė Tė fundit qė kanė shėnuar nė derbin e 131-tė nga Partizani kanė qenė Paulin Dhembi (tashmė te Vllaznia) e Elis Bakaj, ndėrsa nga Tirana, Daniel Xhafaj (Klod Duro humbi penallti). Bakaj: “Unė do tė doja ta pėrsėrisnim njė gjė tė tillė, por kėtė vit mė duket shumė vėshtirė. Megjithatė do ta provojmė. E pranoj qė nuk jemi favoritė, por ndonjėherė duke mos nisur kėshtu ke mundėsi tė bėsh surpriza”. Te Partizani deri tani ėshtė shfaqur goleador Artan Karapici (dy gola nė dy ndeshje), ndėrsa te Tirana, vetėm Migen Memelli, nė tė vetmin gol tė bardhebluve. Tifozeritė, shfaqja e garantuar Tė dyja janė tė etura. Nė fund tė fundit Tirana-Partizani nuk ka aspak “shije mė tė keqe” sesa njė ndeshje ndėrkombėtare. Madje mund tė jetė edhe mė shumė sė Shqipėri-Maltė. Nė “Qemal Stafa” ishin 11 mijė. Por, “Selman Stėrmasi” ėshtė njė impiant i vogėl. Gjithsesi, ėshtė derbi mė i shumėpritur. Spektakli kalon sa te fusha te shkallėt. 40 golat plus diferencė qė ka Partizani (190-150) rėndojnė shumė mbi shpatullat e “ultrasve bardheblu” e “Tirona fanatiksat” e Tiranės. Duhen tė paktėn 20 vjet tė pėrmbysin shenjėn minus me tė kuqtė. Por deri atėherė lė tė shijojmė golat e sė dielės, qofshin bardheblu apo tė kuq... Duelet e mėdha kundėr ish-ėve Porta: Orges Shehi (Partizani) – Blendi Nallani (Tirana) Mbrojtja: Rrahman Hallaēi (Partizani)-Gjergji Muzaka (Tirana) Mesfusha:Artan Karapici (Partizani)-Bledar Devolli (Tirana) SulmiElis Bakaj (Partizani) – Tefik Osmani (Tirana) Lojtarėt nė Kombėtare Elis Bakaj (Partizani) Ansi Agolli (Tirana) Andi Lila (Tirana) Ekipi Shpresa Renato Malota (Partizani) Erando Karabeci (Partizani) FLASIN DY KAPITENĖT Devi Muka (Tirana): “Skuadra e Tiranės ka njė gjendje tė mirė fizike dhe kjo na bėn optimistė pėr njė fitore nė derbin me Partizanin. Kemi nevojė pėr tifozerinė” Orges Shehi (Partizani): “Jemi pėrgatitur tė bėjmė njė ndeshje tė mirė ndaj Tiranės. Ndėrprerja e kampionatit e ka pėrmirėsuar gjendjen e skuadrės” Ishėt deklarojnė Osmani: “Tirana ėshtė aktualisht ekip mė i mirė se Partizani. Ka kualitet, ka klas. Mua mė vjen keq pėr Partizanin, por jemi tė destinuar tė fitojmė” Muzaka: “Dua tė shėnoj, dua tė nis aventurėn me njė gol me Tiranėn. Kam emocione. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme ta fitojmė kėtė sfidė” Devolli: “Nė ndeshjen me Partizanin do tė luajmė pėr fitore, pasi ky ėshtė objektivi ynė nė ēdo ndeshje. Dihet rėndėsia qė ka si pėr skuadrėn, pėr klubin, ashtu edhe pėr tifozėrinė” SEZONI 2008-2009 Tirana Bilanci nė sezonin 2008-2009: 2 ndeshje, 4 pikė, vendi i 5-tė. 1 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Gol. 1-0. Ndeshjet brenda: 0 ndeshje. Fitorja e fundit nė shtėpi: Java 1: Vllaznia-Tirana 0-0 Java 2: Teuta-Partizani 0-1 Partizani Bilanci nė sezonin 2008-2009: 2 ndeshje, 3 pikė, vendi i 8-tė. 1 fitore, 0 barazime, 1 humbje. Gol. 2-2. Ndeshjet jashtė: 1 ndeshje, 1 fitore. Fitorja e fundit jashtė: 14 gusht 2008, Lushnja-Partizani 0-1. Java 1: Lushnja-Partizani 0-1 Java 2: Partizani-Vllaznia 1-2 STATISTIKAT TIRANA-PARTIZANI 14.09.2008, ora 16:30 Stadiumi “Selman Stėrmasi”, Tiranė Gjyqtar: Ervis Peza (Tiranė) Bilanci: 131 ndeshje; 39 fitore Tirana, 39 barazime, 53 fitore Partizani. Golat: 150-190 Fitorja e fundit e Tiranės: 1-0, 09.05.2007 Barazimi i fundit: 0-0, 10.11.2007 Fitorja e fundit e Partizanit: 2-1, 26.04.2008 Sezoni i kaluar Tirana-Partizani 0-0 Partizani-Tirana 4-1 Partizani-Tirana 2-1 Dhjetė ndeshjet e fundit 26.04.2008 Partizani-Tirana 2-1 01.03.2008 Tirana-Partizani 1-4 10.11.2007 Partizani-Tirana 0-0 09.05.2007 Tirana-Partizani 1-0 17.12.2006 Tirana-Partizani 3-2 29.09.2006 Partizani-Tirana 0–2 13.05.2006 Partizani-Tirana 2–2 19.03.2006 Tirana-Partizani 1-0 22.12.2005 Partizani-Tirana 1–0 29.10.2005 Tirana-Partizani 1–0 Bilanci nė 10 ndeshjet: 5 fitore Tirana, 2 barazime, 3 fitore Partizani. Bilanci qė nga sezoni 1999-2000: 24 ndeshje; 16 fitore Tirana, 6 barazime, 5 fitore Partizani. Ballė pėrballė Kampionate Tirana 23 Partizani 15 Kupa e Shqipėrisė Tirana 13 Partizani 15 Tituj nė total Tirana 36 Partizani 30 Formacionet e mundshme TIRANA: Nallbani, Lila, Dabulla, Osmani, Abraham, Peco, Muzaka, Agolli, Memelli, Xhafaj. Trajner: Bllazh Slishkoviē PARTIZANI: Shehi, Hallaēi, Pinari, Tafaj, Gjyla, Kalari, Roma, Kastelani, Karapici, Bakaj, Bruno. Trajner: Hasan Lika. Gjyqtar: Ervis Peza (Tiranė) 23 kampionatet e Tiranės Kampionati 1 - sezoni 1930, 2-1932, 5-1934, 6-1936, 7-1937, 27-1964/65, 28-1965/66, 30-1968, 31-1969, 43-1981/82, 46-1983/84, 49-1987/88, 50-1988/89, 56-1994/95, 57-1995/96, 58-1996/97, 60-1998/99, 61-1999/2000, 64-2002/03, 65-2003/04, 66-2004/05, 68-2006/07 15 kampionatet e Partizanit 10-1947, 11-1948, 12-1949, 17-1954, 20-1957, 21-1958, 22-1959, 24-1951, 25-1962/63, 26-1963/64, 32-1970/71, 40-1978/79, 42-1980/81, 48-1986/87, 54-1992/93