Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Qarri: Ky Dajt, i denjė pėr superligėn

Skuadra e Dajtit do tė presė nė kompleksin sportiv “Skėnder Halili” debutuesit e Gramozit. Kjo ndeshje ėshtė vlerėsuar nė maksimum nga kamzalinjtė, tė cilėt do tė kėrkojnė tripikėshin e radhės. Pritet qė tifozėt kamzalinj, nė shkallėt e “Skėnder Halilit”, tė jenė tė shumtė, ashtu si nė ndeshjet qė Dajti luan nė Kamėz, pėr tė shijuar fitoren e parė nė kampionat. Nė sajė tė kontributit tė madh financiar, qė ka dhėnė presidenti i kėsaj skuadre, Naim Qarri, Dajti ka bėrė njė progres nė kėto dy sezonet e fundit. Pėr kėtė sezon, presidenti Qarri ka formuar njė skuadėr me lojtarė cilėsorė, qė do tė pretendojnė superligėn. Nė takimin e radhės me Gramozin do tė synohet nga skuadra e drejtuar nga Sinan Bardhi jo vetėm tripikėshi, por edhe njė lojė e bukur pėr tė kėnaqur tifozėrinė nga Kamza. Gjendja te kamzalinjtė paraqitet optimale dhe pėrgatitja e kėsaj sfide ėshtė bėrė me kujdes, pasi trajneri Bardhi ka pasur nė dispozicion kohėn e duhur. Vetė presidenti Qarri, i cili po investon fuqishėm pėr ta ngritur Dajtin nė nivelin mė tė lartė tė futbollit tonė, superligėn, pėr “Sportin shqiptar” shprehet: “Pėr kėtė sezon kemi krijuar njė skuadėr tė denjė, pretendente pėr superligėn. Kėsaj skuadre i janė krijuar tė gjitha konditat e nevojshme pėr tė arritur objektivin. Mund tė them se nuk ka asgjė mangėt nga ekipet e superligės, si nga ana financiare, ashtu dhe kushtet e stėrvitjes. Tani presim rezultatet nė fushėn e lojės, ku nė ndeshjen e parė me Gramozin do tė kėrkojmė tripikėshin. Kjo skuadėr ka kontigjentin e duhur dhe nė kėtė sfidė do tė kėrkojmė fitoren me njė lojė tė bukur.” Nė sezonin e kaluar, skuadra e Dajtit u rendit nė mesin e artė tė klasifikimit, ndėrsa kėtė sezon mundėsia ėshtė krijuar pėr tė rivalizuar me ekipet e tjera pretendente, si Skėnderbeu, Luftėtari apo ndonjė tjetėr. Kamzalinjtė kanė ruajtur pjesėn thelbėsore tė sezonit tė kaluar dhe janė pėrforcuar me lojtarė si Abilio, Brashini, Toni, Aliu, Xhixha, Ēeka, Lleshi, Blloku, Sinani etj. Kėto pėrforcime kanė sjellė dhe konkurrencėn nė ekip. Presidenti Qarri, pėr kėtė thekson: “Me afrimet e shumta qė kemi bėrė pėr kėtė sezon, jo vetėm qė ėshtė krijuar njė skuadėr e fortė, por ėshtė forcuar edhe stoli. Ėshtė rritur konkurrenca nė ekip dhe ēdo lojtar duhet tė japė maksimumin nė lojė dhe nė stėrvitje. Kjo ėshtė njė anė pozitive, pasi asnjė lojtar nuk ėshtė i pazėvendėsueshėm.” Burimi: Florian Behlula (Sporti Shqiptar)