Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Mario Cenolli: Ju tregoj nga Rudi Vata te Xhon Terri

Njihet gjerėsisht nė Shqipėri si menaxher i “Vata Vision Football Management”, agjencisė qe drejtohet nga agjenti i FIFA-s, Rudi Vata, por pakkush e di se ish-portieri Mario Cenolli, ėshtė ndoshta nga ata tė paktė futbollistė shqiptarė qė ka luajtur nė Angli, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ku kulmi i tij ėshtė Kristal Pallas, njė emėr prestigjioz i futbollit britanik. Tetė klube nė statistikat e tij nuk janė pak pėr njė portier shqiptar: Hendo, Aldershot Toun, Hamilton Thunder (Kanada), Berkhamsted Toun, Farnborough Toun, Brentford, Fulham, Kristall Palas e Uindsor & Eton. “Shkova qysh 16-vjeē nė Itali, nė vitin 1997, dhe u angazhova me njė ekip moshash nė vendin fqinjė. Pėr fat nė njė nga turnetė e zhvilluar nė Itali u pikasa nga menaxherė anglezė, tė cilėt bėnė tė mundur edhe kalimin tim nė ishullin britanik”, - tregon Mario. “Trajneri qė kam punuar mė shumė ėshtė ai Readingut, Stiv Kopel. Ėshtė ky qė mė lanēoi te Kristal Pallasi. Njė tjetėr emėr i respektuar pėr mua ėshtė Terri Venėbėlls, ish-trajneri i Kombėtares angleze”.
Portieri Mario Cenolli, kur luante me ekipin e tij Hamilton Thunder (Kanada) Shtatė vjet nė futbollin e ashpėr anglez nuk janė pak. Por, sa i vėshtirė ėshtė kampionati anglez pėr njė futbollist shqiptar? “Pėr mua ėshtė mė i vėshtirė nga tė gjithė kampionatet e botės. Ėshtė njė kampionat i fortė fizikisht dhe duhet tė jesh mirė i pėrgatitur edhe psikologjikisht. Ka shumė presion. Tė njėjtin mendim ndan edhe Rudi Vata, i cili ka luajtur pėr shumė vite te Selltiku nė Skoci\". \"Edhe tani kur kujtoj lodhjen nė stėrvitje mė kėputen gjunjėt. Na pėrgatisnin fizikisht si tė ishim makina, pasi edhe kundėrshtarėt nė atė nivel ishin. Dhe njė pėrgatitje e tillė nis qysh me grupmoshat. Mė pas shkova nė Amerikė e nė Kanada, ku luajta nė Nju Jork e nė Toronto. Atėherė nuk ishte shumė i zhvilluar futbolli i klubeve nė kėto vende. Mund tė them se kam qenė shqiptari i parė qė kam luajtur futboll nė SHBA. U riktheva sėrish nė Angli pėr tė luajtur me ligat inferiore”.
Mario Cenolli, duke folur per Albania-sport.com 27-vjeēari Cenolli punon prej disa vitesh si bashkėpunėtor i “Vata Vision Football Management”, njė agjenci shqiptare aktive nė merkato me shtrirje tė gjerė ndėrkombėtare: “Tani e gjithė eksperienca ime ėshtė tė ndihmoj futbollistėt e rinj. Pėr fat tė mirė lidhja me ish-kapitenin e Kombėtares shqiptare, Rudi Vata, mė ka hapur mundėsi tė reja. Ndihem i privilegjuar tė mėsoj nga eksperienca e njė legjende siē ėshtė Rudi Vata. Ka vuajtur jo pak e ka punuar shumė pėr tė qenė ai qė ėshtė nė futboll. E njeh shumė mirė futbollin e djemtė e talentuar e me tė ardhme. Vlerėsohet nė Angli si njė skauter profesionit talentesh. Tė jep kurajo, tė sugjeron e tė motivon mė shumė pėr tė shkuar pėrpara. Jemi tė pranishėm nė ēdo ndeshje tė Kombėtares, ku prioritet janė ato tė moshave. Kemi disa lojtarė nė pėrfaqėsueset e moshave, duhet t’i ndjekim e tė jemi nė kontakt”. “Vata Vision Football Management” bashkėpunon edhe me disa agjentė tė huaj tė FIFA-s, tė cilėt sė fundi realizuan edhe transferimin e Mateja Kezhmanit nga Fenerbahēe te Paris Sėn Zhermeni, apo tė tjerė lojtarė. Nė rrethin e partnerėve janė dhe menaxherėt e serbi Aleksandėr Gubar e Nikola Zigiē, por fijet shtrihen deri te Dejan Stankoviē. “Jemi partnerė me menaxherin si holandez Martin van Ofahauzen, me tė cilėn kemi bashkėrisht edhe disa lojtarė qė luajnė nė kategoritė inferiore si nė Holandė ashtu dhe nė Britaninė e Madhe”, - thotė Cenolli, qė shton se nė Itali bashkėpunon me njė nga zyrat mė tė mėdha tė transferimit tė lojtarėve tė drejtuar nga Federiko Pastorrelo. Gjeografia shtrihet nė Francė te Monako, ku emri mė i spikatur ėshtė Patris Evra, ndėrsa nė Angli ėshtė Karlo Kudiēini te Ēelsi. “Njė emėr tjetėr i rėndėsishėm i botės sė futbollit, - shton Cenolli, - ėshtė edhe menaxheri i Ronaldos, Petro Mendes. Kanė krijuar shumė besim te kompania jonė dhe gjithmonė mbajmė kontakte, pasi na konsiderojnė si partnerė idealė nė tregun ballkanik tė lojtarėve”. Cenolli banon nė Londėr pikėrisht nė zonėn e Ēelsit dhe ka krijuar lidhje tė ngushta dhe me emra tė njohur tė futbollit e tė akademisė tė klubit londinez. “Njė nga kėta ėshtė Skot Minton, njė ish-lojtar i Ēelsit, i cili dikur ka qenė mbrojtės. Tani ėshtė trajner me ekipet e moshave”. Por dhe futbollistėt nuk pėrjashtohen nga rrethi miqėsor i Marios. “Marrėdhėnie tė mira kam me Xhon Terrin e Frenk Lampardin. Kam luajtur kundėr tyre, kur ata aktivizoheshin me ekipet e moshave. Unė atėhere isha me Kristal Palas, ndėrsa Terri luante pėr Ēelsin, ndėrsa Frenk pėr Uest Hemin. Njoh prej shumė kohėsh portierin italian Karlo Kudiēini. Njė tjetėr i njohur ėshtė edhe Eshli Kol”. Por nė listėn e miqėsive tė tij ėshtė edhe Zlatan Ibrahimoviē, sulmuesi suedez i Interit, lojtari mė i paguar nė botė. “E njoh Ibrėn personalisht, e kam takuar disa herė. Henrik Larsonin e njoh prej Rudi Vatės, pasi tė dy kanė luajtur bashkė te Selltiku”. Mario Cenolli Datėlindja: 06.02.81 Klubet: Hendon Aldershot Toun Hamilton Thunder Berkhamsted Toun Farnborough Toun Fulham Brentford Crystal Palace Pozicioni: Menaxher pranė kompanisė “Vata Vision Football Management”