Partizani kėrkon te beje kthesėn ne derbin e se dielės ndaj Tiranes. Trajneri i te kuqeve Hasan Lika ėshtė shprehur se pavarėsisht kontingjentit qe ka ne krahasim me Tiranen skuadra e tij ėshtė e gatshme te pėrballoje ēdo kundėrshtar. Madje Lika ka siguruar se edhe lojtaret brazilian do te jene ne fushe pavarėsisht fjalėve qe nuk i ka ardhur lejekalimi nga Brazili.
Mund tė them se gjithēka ne rregull dhe futbollistet brazilianė do te jene te gatshėm ne takimin ndaj Tiranes
Ndėrkohe trajneri Lika (sezoni i tij i tretė me tė kuqtė si trajner) duket i qete ne prag te derbit ndaj bardhebluve, duke theksuar se pavarėsisht se Tirana ne letėr niset si favorite, Partizani do te kėrkoj te marre maksimumin nga kjo ndeshje. Jemi pėrmirėsuar ndjeshėm dhe koha qe patem ne dispozicion na ka ndihmuar kėtė unė e shoh ne stėrvitje, disa nga lojtaret qe erdhėn ne minutat e fundit te merkatos tani janė ambientuar me grupin, - tha Lika pėr Ora Sport ,
Ndaj Tiranes, Lika do te kete te gjithe grupin te gatshėm, edhe sulmuesi Bakaj do te jete titullar pasi ka lėnė pas dėmtimin,por ende nuk dihet si cili do te jete sulmi i demave te kuq ndaj bardhebluve ne derbin tradicional mes kėtyre dy klubeve.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III, DATE 14.09.2008, ora 16:30
Tirana-Partizani E.Peza (Tiranė)
Shkumbini-Teuta A.Janku (Tiranė)
Vllaznia-Apolonia M.Sopjani (Durrės)
Besa-Dinamo L.Jemini (Tiranė)
Elbasani-Bylis E.Dobi (Durrės)
Lushnja-Flamurtari T.Latifi (Gjirokastėr)
|