Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Advini, djali Hanit, “spiuni” kundėr Maltės

Kur Ari Han tha nė konferencėn e tij pėr shtyp se e njihte shumė mirė lojėn e Maltės po aq sa tė Suedisė, ndaj sė cilės mori njė barazim 0-0 tė merituar, trajneri i Shqipėrisė kishte nė bllokun e tij tė shėnimeve shumė detaje tė kundėrshtarit tė radhės. Ditėn qė Shqipėria i mohoi fitoren Suedisė e Ibrahimoviēit, njė i dėrguar special i tij ndiqte “live” nga stadiumi “Ta’Qali” takimin Maltė-Portugali (0-4). Dhe ky skauter nuk ishte askush tjetėr pėrveē djalit tė tij 33-vjeēar, Advin Hanit. “Po, unė ndoqa takimin Maltė-Portugali. Sigurisht qė kėtė detyrė ma ngarkoi babai im, Ari Han, nė marrėveshje edhe me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Unė duhet tė shihja kundėrshtarin, pavarėsisht se kisha dėshira tė shihja Shqipėri-Suedi. I kam dhėnė atij informacionet e nevojshme pėr tė pėrgatitur ndeshjen kundėr Maltės. Gjithsesi, ėshtė vėshtirė tė nxjerrėsh njė konkluzion pėr Maltėn, pasi Portugalia ėshtė njė ekip shumė i fortė. Unė mendoj se Malta ka disa lojtarė tė mirė. Ua kam frikėn atyre. Numri 9 (Mifsud) dukej shumė mirė. Kundėr Portugalisė, nuk ishte shumė i fuqishėm, por dukej qė luante shumė mirė futboll”, - thotė Hani Junior, i cili ka luajtur edhe vetė futboll deri tė niveli i tė rinjve. “Nuk ėshtė hera e parė qė e bėj kėtė punė”, - shton Advin, i cili vjen pėr herė tė dytė nė Shqipėri, pasi njė qėndrimi tė mėparshėm 2-3 ditor para tre muajsh. “Gjithmonė pėr punė. Kam parė shumė lojtarė. Skelėn tė Energi Kotbus vitin e kaluar. Ishte nė ditėt mė tė mira tė tij. Shpėtoi ekipin nga rėnia nga Bundesliga. Njė tjetėr ėshtė Lorik Cana. Lojtar i madh. Unė e pėlqej atė. Tė tė kėrkojė Bajerni i Munihut nuk ėshtė pak, duhet tė jesh mė tė vėrtetė i lojtar i fuqishėm. Njoh shumė mirė Lalėn. Nė Shqipėri nuk kam parė ndonjė ndeshje tė kampionatit, por me kėtė merret federata juaj dhe e di se kush ėshtė i mirė”.